Vatra të reja infektimesh janë shfaqur sot në dy shkolla në qarkun e Beratit, ku rezultojnë të infektuar 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë dhe 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Berat. Vatra të reja infektimesh janë shfaqur edhe në disa institucione vendore,në fasoneri e në biznese private. Mes të infektuarve të sotëm regjistrohen: 2 operator në zyrat e Info-Point në bashkinë Berat, 1 punonjës në Drejtorinë e Transportit në Berat, 1 punonjës në një kompani sigurimesh, 1 student në Tiranë dhe 1 punonjëse në fasonerinë “Center Albania”. 28 raste të tjera rezultojnë të jenë raste…
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali si dhe një nga drejtueset politike të PS ka deklaruar se PS do marrë 19 ose 20 mandate në Tiranë. Spiropali e sfidoi Çanin duke i thënë se vendos bast me të. Dhe se fjala e saj ishte tashmë publike dhe me video. “Unë dhe Erion Veliaj jemi dy drejtuesit politikë në Tiranë. Nuk jam vetëm, jemi një ekip i madh. Listat nuk kanë dalë ende, unë jam drejtuese politike. Gjithë procesi i shërbimeve në bashku, ndryshimi i mentalitetit në mënyrën si qeverisin Rakip Suli, Erion Veliaj, është krejt ndryshe nga mënyra…
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Korçës, aty ku ka vendosur të kalojë edhe mbrëmjen. Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar një foto të hotelit “In Gallery”, nga i cili ka mbetur i mahnitur. Ramës duket se i ka pëlqyer pamja panoramike nga restoranti i hotelit, ku shkruan se është më i mirë edhe se “Nusreti”. “IN Gallery” një nga hotelet e rinj të Korçës, me një restorant panoramik mbi qendrën e qytetit e përreth (varja Nusretit)”, shkruan Rama.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti”, ku është plagosur me armë zjarri një person. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në kohë të tre personave që dyshohet se janë pjesëmarrës në plagosjen e 57-vjeçarit. Sipas informacionve paraprake mësohet se i plagosuri është në gjenje të rëndë shëndetësore. Njoftimi i plotë i policisë: Mallakastër Plagosin rëndë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston në flagrancë 3 autorët. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti” është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore…
Pas videos dhe fotove që po bëjnë namin në rrjet, ku shihet që Tea është nën krahët e Beartit, ka ardhur edhe reagimi i motrës së këtij të fundit. Ajo ka postuar fotot e tyre në Instagram duke e shoqëruar me disa emoji që duket sikur po ‘festojnë’ gjithçka ndodhi. Pas videos dhe fotove që po bëjnë namin në rrjet erdhi edhe reagimi i Andit. Përmes një video në Instastory, ai tha se ka ngelur pa fjalë, ndërsa ka paralajmëruar se bashkë me Tean do të jenë live dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e…
Blogerja Armina Mevlani ka renditur një më një të gjithë gjërat që vlerëson tek një mashkull. Me anë të disa postimeve në rrjetet e saj sociale, Armina ka treguar edhe shembullin e dashurisë. Jo! Nuk bëhet fjalë për të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha, por për aktorin e njohur, Johny Depp. Përveç aftësisë si aktor, blogerja shkruan se adhuron mënyrën sesi Depp vishet, rrymën e muzikës dhe shumë detaje të tjera. “Më pëlqejnë meshkujt me tru. Ai ka qënë dashuria ime e parë platonike që 10 vjeç. Përveç pamjes dhe talentit si aktor, i dashuroja mënyrën sesi vishej, muzikën që…
Vladimir Putin ka nënshkruar një projekt-ligj që zgjat traktatin e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara një javë para skadimit të paktit. Të dy dhomat e parlamentit rus votuan unanimisht të mërkurën për të zgjatur traktatin e Fillimit të Ri për pesë vjet. Putini dhe presidenti i SHBA, Joe Biden , kishin diskutuar marrëveshjen bërthamore një ditë më parë dhe Kremlini tha se ata ranë dakord për të përfunduar procedurat e nevojshme të zgjatjes në ditët e ardhshme. “Fillimi i Ri” skadon më 5 Shkurt. Zgjatja e paktit nuk kërkon miratimin e kongresit në SHBA. por…
Ngjarja është regjistruar në Mardin të Turqisë, ku pas një përplasjeje mes të afërmish, ku nuk munguan as armët dhe sendet e forta, mbetën të plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur makina futet mes shpejtësi mes turmës, ndërsa më pas persona të tjerë qëllojnë me kallashnikov.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi në Twitter se do të rrisë pensionet sa dyfishi i inflacionit, “por jo më pak se 5% çdo vit“. “650 mijë pensionistët shqiptarë janë në kushtet e mbijetesës. Ne do t’i rrisim pensionet sa dyfishi i inflacionit, por jo më pak se 5% çdo vit. Me këtë plan fiton Shqipëria, fitojnë gjithë shqiptarët“, shkruan Basha në rrjetin social.
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta janë të hapura edhe nesër, datë 30 janar 2021. MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. Ndërkaq, qytetarët që kanë aplikuar përgjatë vitit 2019 dhe 2020 dhe nuk kanë mundur të tërheqin ID kartat, do të duhet të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, pasi afati për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre është shtyrë deri në…
Greqia do të mbyllë dyqanet të shtunën, më pak se dy javë pasi ka lejuar rihapjen e tyre, dhe ka shtyrë pa afat planet për rihapje të shkollave të mesme, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. “Përhapja horizontale e infektimeve në zonat më të populluara në këtë shtet përbën shqetësim”, ka thënë Vana Papaevangelou, anëtare e komitetit të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, në një konferencë për media të premten. “Ne nuk duam të përballemi me rritje të madhe të infektimeve dhe me ndikimin që do ta kishte kjo gjë në sistemin tonë publik shëndetësor”. Ajo ka thënë…
Një 64 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të premte në Korçë. Policia bën me dije se është gjetur i pajetë shtetasi me iniciale P.K. 64 vjeç në lagjen nr. 9, në Korçë. Paraprakisht dyshohet se 64 vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. “Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.…