Imazhi i pabesueshëm është marrë mëngjesin e të mërkurës para agimit, nga kamerat e vendosura në masivin malor francez Maurienne pranë kufirit me Italinë. Në të shihet tufa prej të paktën gjashtë ujqërish që çajnë dëborën në rresh për një, duke avancuar ngadalë për të shënuar territorin e tyre. Pamjet ishin kapur nga një rezident i qytezës së Saint-André, Franck Pasquali, i cili kishte vendosur kamerat automatike. Në postimin e tij ai komentonte me shaka: “Për të marrë pamje sa më të bukura duhet të urinosh para kamerave”. Në Francë, popullata e ujqërve llogaritej në “577 individë” në fund të…
Author: tirana
Një dokumentar për karrierën dhe jetën e Michael Schumacher ka përfunduar dhe pritet të transmetohet këtë vit. Ai do të ofrojë pamje të rralla të jetës së legjendës së Ferrari-t, që pasi pësoi dëmtimin e rëndë në tru në një aksident me ski, 8 vite më parë. 52-vjeçari nuk është parë publikisht që nga aksidenti i vitit 2013 dhe kështu filmi i ri i titulluar “Schumacher”, do të paraqesë një pasqyrë të rrallë për fansat e Formula 1 lidhur me betejën e tij shëndetësore. Filmi do të transmetohej në dhjetor të vitit të kaluar, për u shty për shkak të…
Një 15 vjeçare, është abuzuar dhe ngacmuar seksualisht për disa muaj me radhë, nga një 24 vjeçare me inicialet A.Sh, e cila tashmë është shpallur në kërkim. Komunikimi mes tyre lindi nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa më pas 24 vjeçarja e detyroi të miturën që të kryente marrëdhënie seksuale me të.Top Channel bisedoi me të miturën dhe mamanë e saj, por për arsye etike ne nuk do te tregojmë imazhin e tyre. Ato na treguan të gjithë ngjarjen. Rasti është i paprecedent sepse me se shumti krime te kësaj natyre kanë patur për protagoniste meshkuj. Gjithçka nisi në shtator të vitit…
Rrethi i vajzave është ngushtuar dhe në garën e Love Story kanë mbetur 5 të preferuarat e Saimirit. Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ai ka përmendur edhe emrin e vajzës që ka pëlqyer me shikim të parë. Cila nga vajzat të ka pëlqyer që në shikim të parë? Ishin shumë emocione natën e parë sepse unë nuk i kisha parë vajzat, ato më kishin parë mua. Kisha kuriozitet t’i shikoja por s’mi tregonin. Kur erdhën u prezantuan një nga një, ishte momenti më i bukur. Për Merin kam pasur një pëlqim që natën e parë dhe…
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Elbenita Kajtazi, sopranoja e njohur shqiptare që na ka bërë krenarë në shumë skena ndërkombëtare. Megjithatë, fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta për Elbenitën. E rritur në një familje me shtatë fëmijë, ajo kujtoi fëmijërinë e vështirë që përkon edhe me periudhën e luftës në Kosovë. Elbenita pohoi se aso kohe vetëm i ati ishte në punë dhe e ndjente të nevojshme të ndihmonte familjen duke shitur qumësht. “Ka qenë një moment që s’ do e harroj kurrë në jetën time. Është e vërtetë që unë në atë…
Qeveria gjermane ka rënë dakord për futjen e kufizimeve të pashembullta dhe drastike të udhëtimit duke ndaluar udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Irlanda të hyjnë në Gjermani, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit. Udhëtarët nga Brazili dhe Afrika e Jugut janë ndaluar të udhëtojnë gjithashtu në Gjermani, deri më 17 shkurt. Ndalimi përfshin rrugët ajrore, trenat, autobusët dhe anijet. Përjashtime do t’u jepen personave që janë rezidentë në Gjermani, shtetasve që po kthehen në Gjermani, si dhe udhëtarëve tranzitë dhe kategorive të si trafiku i mallrave, ose udhëtimet e nevojshme mjekësore,…
Pas fotove “bombë” të publikuara në rrjet, ku duket Tea duke u puthur me Beartin, ka reaguar edhe Elvisi. Teksa ka publikuar një foto të tyre, në Instagram, Elvisi shkruan: “Se kisha menduar kurrë që do falënderoj publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi…” Kujtojmë që Tea para se të deklarohej se ishte në emision vetëm për Andin, kishte pëlqim edhe për Elvisin. Por ky i fundit bëri një hap mbrapa, pasi Tea zgjodhi Andin. “Kemi vendosur të dalim që këtu të përputhur! Vendosëm ta bëjmë publike sot, mendoj se gjëra më e duhur është të njihemi jashtë…
Pianistja Etrita Ibrahimi, e bija e kompozitorit të mirënjohur Feim Ibrahimi ka reaguar ashpër ndaj vlerësimeve që Presidenca dhe shoqatat ndajnë nëpër individë të zakonshëm që nuk kanë asnjë impakt as në kulturë, as në komunitet. Ajo ka marre si shembull një rast të ngjashëm te ditëve te fundit, kur Presidenti i Republikës nderoi me dekoratë Ylli Bakën, një këngëtar të muzikës tallava. “Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…! Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…! Po mirë ne s’vlekemi…
Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka dhënë një deklaratë shpresëdhënëse nga Bosnia dhe Hercegovina për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Dendias është rreshtuar haptazi pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje ai ka hedhur dhe një parashikim, duke thënë se për disa vite 1/4 e anëtarëve të BE të jenë vende të Ballkanit. “Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë. Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në…
Lediana është zemëruar keq nga fakti që Mevlani e ka takuar në takimin me Antonelën duke i thënë se nuk i lë “Lediana” të bëhen bashkë. Në përfundim të transmetimit, nisën menjëherë debatet në studio ku vajzat u ngritën në këmbë duke diskutuar me tone të larta zëri. Ndërsa Lediana nuk hezitoi ti vendoste ultimatum Mevlanit që nëse i bënte këngë Antonelës, do largohej nga emisioni. Lediana: Pse e përmend Ledianën në takimin tënd? Antonela: Qetsoju moj se na hëngre. Lediana: Pse e përmend emrin tim? Mevlani: Se të kam në zemër. Lediana: Po tallesh tani? Të marr karrigen tani se nuk di c’të bëj…
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik Shkodër. Një punonjës policie ka përplasur për vdekje me makinë një 50-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shtoj i Ri ndërsa viktimë mësohet se ka mbetur 50-vjeçari A. Shkambaj. Ky i fundit u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhejn e rrethanave të plota të aksidentit.
Deputetja Blerina Gjylameti ka publikuar në rrjete sociale një foto tepër të ëmbël me djalin e saj dy muajsh. Ajo u bë nënë për herë të dytë më 21 nëntor të viti të kaluar, dhe djalin e bekoi me emrin Kron. “Një tjetër rreze drite ndroicoi mendjet e ngrohu zemrat tona. Mirë se erdhe Kron”, shkroi ajo atëherë ndërsa në foton e sotme shkruan: Dy muaj dritë.