Tre javë pas dozës së parë të vaksinës anti-Covid, në organizëm aktivizohen antitrupat në 99% të rasteve. Ndërsa 7 ditë pas dozës së dytë në trup zhvillohen 100% antitrupa. Këto janë statistikat e bëra publike nga Spitali Pediatrik në Romë Bambino Gesu, pas vaksinimit të personelit mjekësor. Vaksinën e kanë marrë 3000 punonjës dhe në pothuajse të gjitha rastet është vërejtur se mbrojtja imunitare është rritur gradualisht 7 ditë pas injektimit të parë. Gjithashtu në asnjë rast, pas marrjes së vaksinës, nuk është verifikuar prekja nga koronavirusi pas ditës së 14. Ekspertët specifikojnë se gjithsesi në 14 ditët e para…
Author: tirana
Sipas astrologëve, shkurti do të ndryshojë jetën e tre shenjave të Zodiakut dhe është momenti për të zbuluar se për cilat po flasim. Peshqit Shkurti do të jetë muaji më i jashtëzakonshëm i 2021-shit për Peshqit, të cilët do të arrijnë një nivel komplet ndryshe të jetës. Do të ndjejnë dashurinë e të tjerëve, faktin që janë të rëndësishëm për dikë i cili ka shumë rëndësi në jetën e tyre. Para Peshqve do të shfaqen pengesa, por do t’i kalojnë lehtë sepse forca e tyre e brendshme do të jetë e mjaftueshme për shumë fitore. Për të gjithë shkurtin, të…
Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë greke ka ndaluar një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë. Momenti kur dera e pasagjerit në makinën luksoze BMW e zezë me xhama të errët u hap, policia greke është përballur me Alket Rizain, i burgosuri shqiptar që ndërkohë duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou. Ndërsa japin detaje për arrestimin e tre personave në Lamia që udhëtonin me mjetin luksoz, mediat greke shkruajnë se gjithçka ndodhi mesditën e së premtes. Siç u zbulua…
Ditën e sotme kanë qarkulluar në rrjet disa foto të Teas dhe Beartit, konkurentëve të “Përputhen”, të cilat kanë bërë bujë të madhe në rrjet, pasi Tea ka dalë nga ai emision në një lidhje me konkurentin tjetër, Andin. Ende nuk ka një reagim nga Tea dhe Bearti, por ai që ka vendosur të thyejë heshtjen është Andi, me deklaratën e tij që bie si një bombë mbi këtë spektakël.Në një postim në Instastory, Andi thotë se e kanë detyruar të rikthehet në program dhe të dalë që aty si çift me Tean, ndërsa shton se ka patur frikë të…
Rudina Hajdari mendon se vendimi për të mos e djegur mandatin ka qenë një nga vendimet më të mira që ka marrë në jetë. E ftuar në studion me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, deputetja theksoi edhe një herë vijën ndarëse mes saj dhe Partisë Demokratike. Ajo konfirmoi kandidmin në Elbasan teksa shtoi se PD e ka lënë elektoratin e djathtë të papërfaqësuar në pushtetin legjislativ dhe atë lokal. “Vendimi që mora duke mos djegur mandatin është nga më të mirat që kam marrë në jetë. Sepse të djegësh mandatet është jo demokratike. Ato i jep populli dhe duhet…
Java që vjen do të sjellë lajme nga kampi opozitar. Kështu u shpreh Vangjel Dule këtë të premte teksa u pyet se ku do të kandidojë ai vetë. Kreu i PBDNJ nuk iu përgjigj drejtërpërdrejt pyetjes, por la të nënkuptohet se është shumë pranë marrëveshjes me kryedemokratin Basha. Dule tha se opozita është vonuar në marrëveshje pikërisht sepse ka taktikat e saj në raport të situatës. “Java e ardhshme do të jetë java e lajmeve. Së pari kemi grumbullimin e numrit më të madh të forcave politike në një formacion që ka ndodhur ndonjëherë kundër një mazhorance. E dyta, kemi…
Policia arrestoi tre persona me akuzën e dhunimit të 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj mbrëmë në Ballsh. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tre të arrestuarit që e goditën dhe e lanë të shtrirë për tokë tashmë do të përballen me drejtësinë. Disa nga banorët e zonës u shprehën se ndër të tjera 57-vjeçari me tre personat e tjerë, të dehur pasi pinë në një nga lokalet e lagjes “5 Shkurti” u konfliktuan mes të tjerash edhe për çështje politike duke përfunduar në përplasje fizike. Të arrestuarit për ngjarjen janë Fitim Zekaj, Festim Alimertaj dhe Ferdinand Meraj. 57-vjeçari…
Një histori e tmerrshme familjare ka dolë në dritë pas 13 vitesh në Kallamata. Një grua u ankua se burri i saj e kishte rrahur dhe përdhunuar atë, si dhe kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tyre 13-vjeçare që kur ajo ishte 8 vjeç. Një hetues dhe një prokuror vendosën të lirojnë 38-vjeçarin deri në gjyq, me kusht që ai të qëndrojë në distancë dhe të mos afrohet më gruas dhe vajzës së tij, si dhe të paraqitet në stacionin e policisë çdo muaj. I akuzuari kaloi pragun e hetuesit të Kallamatës dje, në mënyrë që të kërkonte falje për veprimet…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se ka në pronësi një apartament. Duke folur në emisionin Zonë e Lirë në lidhje me publikimin e skedës së pasurisë së saj, Spiropali u shpreh se i ka deklaruar të gjitha gjërat në pronësi të saj dhe i ka të gjitha brenda ligjit. “Më kishin nxjerrë deklaratën se nuk kisha shtëpi. E ka deklaruar bashkëshorti im që në 2012. Mos u shqetësoni. Kam apartamant kam. Kam deklaruar cash-in që në 2013. Të jeni të sigurtë që kontrollohemi çdo 6 muaj. Kemi kontrolle periodike. I kam të gjitha brenda ligjit. Është deklaruar në 2013…
Merkato e janarit nuk ka dhuruar lëvizje të mëdha të futbollistëve të njohur edhe për shkak të situatës finaciare si rrjedhojë e pandemisë, por edhe për shkak se shumë futbollistë tani prefeorjnë të mos ndryshojnë ekip në gjysëm të sezonit, duke pritur verën, kur mundësitë janë më të mëdha. Por në mediat ndërkombëtare sot janë publikuar lajme të cilat paralajmërojnë një verë të nxehtë, pasi do të lëvizin dy nga emrat më të njohur të futbollit botëror. I pari është Lionel Mesi, në fund të kontratës së tij me Barcelonën. Lojtari nuk ka ndër mend të rinovojë dhe sipas “Bild”,…
Mutacionet e reja të virusit të zbuluara në Britani dhe në Afrikën e Jugut kanë bërë që Franca të marrë masa të ashpra, por në të njëjtën kohë duke shmangur një lockdown të tretë aktual. Në vend të mbylljes së vetë Francës me pjesën tjetër të botës, kryemininistri Jean Castex njoftoi se nga dita e diel nuk do të lejohen udhëtimet e personave që janë nga vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Nga një anë shifrat, kurse nga ana tjetër Franca i trembet edhe varianteve të reja të COVID_19.
Gruaja e një sundimtari në Emiratet e Bashkuara Arabe kritikoi takimin virtual të përfaqësuesve të vendit të saj dhe Ministrisë së Arsimit të Izraelit, në një kritikë të rrallë të adresuar publikisht. Takimi, i mbajtur të hënën, diskutoi bashkëpunimin në disa fronte, duke përfshirë shkëmbimet e studentëve dhe studime të përbashkëta akademike, pas vendimit të Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në gusht të vitit të kaluar. Jawaher Al Qasimi, gruaja e Sheik Sulltan Al Qasimi, shkroi në Twitter se kurrikulat izraelite “avokojnë vrasjen dhe përdhunimin e arabëve”. Dhe kjo cicërimë ndezi një debat. “Shumë respekt…