Sistemi diellor është formuar në dy faza, sipas një hipoteze të sugjeruar nga të dhëna të reja dhe një simulim, i aftë të shpjegojë shumëllojshmërinë midis planetëve më të brendshëm shkëmbor, Mërkurit, Venusit, Tokës, Marsit dhe atyre të gaztë, siç është Jupiteri, sipas një rezultati të publikuar në revistën “Science”, i bazuar në përfundimet e studiuesve të koordinuar nga Tim Lichtenberg, i Universitetit Britanik të Oksfordit. “Sistemi diellor i brendshëm, i cili u formua më herët dhe është më i thatë, dhe Sistemi diellor i jashtëm, i cili u formua më vonë dhe është më i lagësht, janë të ndryshëm…
Author: tirana
Gazetari i njohur Artan Hoxha folur lidhur me përgjimet e “Ndraghetës”, një ndër organizatat me shtrirjen më të madhe në botë. Hoxha në fjalën e tij për ABC është shprehur se SPAK me të dhënat që zotëron mund të nisë hetimet, por ne jemi mësuar që të presim nga të tjerët që të zbulojnë diçka për ne. Ai ndër të tjera ka theksuar se është e vërtetë që në përgjime përmendet emri i Ilir Metës dhe disa zyrtaarëve të tjerë, por e rëndësishme është që hetimet të zbulojnë rolin që këto zyrtarë kishin në këtë organizatë mafioze. “SPAK ka reaguar…
Mëlçia rolin kyç e ka pastrimin e krejt organizmit. Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të trupit, pasi rregullon yndyrën, ekuilibrin e hormoneve, tretjen dhe qarkullimin. Por edhe mund të pastrojë krejt organizmin e njeriut nga hel met të cilat janë përgjegjëse për sëmundje të ndryshme. Alkoli dhe ushqimi i shpejtë janë shkaktarët kryesor të dëmtimit të saj. Pastrimi i mëlçisë në një mënyrë natyrale: Para së të hani mëngjes ose pini kafe, pini një lugë vaj ulliri me disa pika nga lëngu i limonit. Pini çaj dhe lëng xhenxhefili më së paku njëherë në javë, por edhe…
Një shqiptar nga Kosova është zbuluar se përmban mutacionin e koronavirusit dhe e ka çuar atë deri në Slloveni. Kështu që virusi i frikshëm anglez i Covid -19 i afrohet Shqipërisë. Por nuk ka asnjë siguri që ai të mos e ketë përhapur në Kosovë duke u bërë personi ‘zero’ për ta përhapur në të gjithë hapësirën shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Sllovenisë Janesh Jansha, i cili u shpreh se shqiptari i Kosovës e ka sjellë infeksionin nga Belgjika. Autoritetet belge u informuan për këtë rast. “Pacienti përdori një test negativ për të hyrë në…
Zbardhen të tjera detaje të reja në lidhje me ekzekutimin që ndodhi mbrëmë në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari I. Kuçi. Burimet bëjnë me dijes se i riu është vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Nga hetimet e policisë rezulton se I. Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.
Ted Bundy dukej në pamje të parë një djalë normal, i sjellshëm dhe i pashëm. Ai ishte student për drejtësi dhe madje punonte në një linjë që ndihmonte personat të cilët mendonin vetëvrasjen. Por, në fakt, ai ishte një përbindësh që vrau dhe masakroi të paktën 36 vajza, duke u bërë ndoshta vrasësi serial më i tmerrshëm në histori. Ai u ekzekutua në këtë ditë, 32 vite më parë. Por, edhe sot, veprimet makabre të tij në vitet ’70 nuk janë harruar. Pasi i vriste, ai i fshihte viktimat e tij dhe kthehej në vendin e krimit për të kryer…
Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për gjyqtarin Luan Daci. Seanca e radhës do të mbahet më 5 shkurt, raporton BW. Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh. Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësi në Apel. Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale.
Zyrtarët shëndetësorë, thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine. Vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, të cilat janë duke u dhënë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa pjesë të botës, duhen të jepen në dy doza me disa javë në mes. Në SHBA, ku janë duke u shpërndarë vaksinat e kompanive, Pfizer dhe Moderna, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se vaksinat nuk janë të këmbyeshme. Në Angli, ku janë të qasshme vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca, zyrtarët shëndetësorë, kanë thënë se dozat duhen të jenë në përputhje me njëra-tjetrën. Mirëpo në raste…
Hëna e parë e plotë që pritet të shfaqet më 28 janar njihet ndryshe edhe si Hëna e plotë e ujkut. Sipas astrologëve energjia që ajo përçon nxjerr më në pah emocionet tona dhe shkakton ndryshime të humorit. Prandaj gjatë një Hënë të Plotë jeni më shumë të prirur për të qenë të dhunshëm dhe agresivë. Të tjera studime thonë se Hëna e Plotë disa njerëz i lë pa gjumë. Por a ndodh kështu edhe me Hënën e Ujkut? Në një lidhje Skype për “Wake Up”, astrologia Esmeralda Petrela tregoi çfarë është ky fenomen i çuditshëm. ‘Hëna e Plotë e…
Një 47-vjeçar në Fier është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se 32-vjeçarja D. Gj., ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin S. Gj., 47 vjeç, banues në Levan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D. Gj., 32 vjeçe, e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje ndaj tij.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ditën e sotme është bërë me dije se është sulmuar me mjete të forta fuoristrada e biznesmenit në Shkodër. Autorët kanë goditur mjetin me shufër hekuri duke i lënë mesazhin tek pasqyra. Mjeti i llojit “Tiguan” është në pronësi të biznesmenit, N. Shqau.
Ish-ministri grek, Sifi Valyrakis i cili dje humbi jetën pasi po peshkonte në ishullin e qetë Eretria ka dhe një të kaluar të dhimbshme, një pjesë të të cilës të lidhur edhe me Shqipërinë. Valyrakis gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi. Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis…