Author: tirana

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore. Vera e kaluar ishte e pazakontë si asnjëherë më parë, pasi shumë qytetarë nuk u lejuan të dalin nga vendet e tyre apo të udhëtojnë në vende turistike për shkak të kufizimeve. Prej kohësh tashmë me fillimin e vaksinimit po qarkullon teza e pasaportës së vaksinimit apo imunitetit, që do e lejonte një person të vaksinuar ndaj COVID-19 të udhëtonte lirshëm. Për CNN duket se kjo do të jetë çelësi që do të hapë portat e turizmit. Aktualisht vendet turistike tani…

Read More

Ka disa fakte shqetësuese për Covid-19.Një nga këto është fakti që pacientët me sëmundje kronike, përfshirë diabetin tip 2, zhvillojnë forma agresive të infeksionit. Nga studiuesit në Universitetin e Alabama në Birmingham (SHBA),vjen një zbulim në lidhje me përdorimin e ilaçit metformin për diabetin. Nëse përdoret para se personat të jenë diagnostikuar me Covid-19, do të shoqërohej me një ulje të trefishtë të vdekshmërisë në pacientët me diabet të tipit 2. Studimi u botua në revistën “Frontiers in Endocrinology” dhe studioi 25,326 persona që kishin dalë pozitiv me Covid-19 në periudhën nga 25 shkurti deri në 22 qershor të vitit…

Read More

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin e saj social dhe teksa shfaqet duke lexuar poezinë “Tetor” të Ismail Kadare gjatë një aktiviteti të pak kohëve më parë, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lançuar nismën më të fundit nëpër shkollat tona, “E Premtja e Leximit”. “Me leximin modest të poezisë “TETOR” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, gjatë aktivitetit kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam dëshirë të lançoj nismën më të fundit të #MASR për nxënësit në shkollat tona “E Premtja e Leximit” – shkruan Kushi në postimin e saj. “Çdo…

Read More

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Trupi i pajetë i një 17-vjeçareje u gjet i hedhur në një zonë të thellë në Monte San Calogero, Palermo, pasi u vra nga i dashuri i saj. Ka qenë ky i fundit i cili shoqëroi karabinierët në vendin e ngjarjes dhe më pas pranoi krimin. Roberta Siragusa ishte zhdukur prej disa orësh dhe prindërit ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Policia nisi kërkimin ndërsa po merrte në pyetje njerëzit më të afërt me vajzën. Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, i dashuri i saj, Pietro Morreale, 19-vjeç u paraqit në komisariat, i shoqëruar nga prindërit dhe avokati mbrojtjes…

Read More

Infeksioni UTI ose Urinar takt është një gjendje e dhimbshme që shkaktohet për shkak të baktereve dhe është më e zakonshme të prekë gratë sesa burrat. Praktikoni mënyra të drejta dhe të pastra për të ruajtur shëndetin e organeve tuaja gjenitale. Është një hap thelbësor për të zvogëluar rrezikun e kontraktimit të infeksioneve të traktit urinar. Së bashku me antibiotikët e përshkruar për të trajtuar UTI, më poshtë janë listuar disa mjete juridike efektive në shtëpi që mund t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga ky infeksion. Lëngu i elbit: Elbi është shumë efektiv dhe i shpejtë në trajtimin e UTI. Funksionon si…

Read More

Testamentet dhe dëshmitë e trashëgimisë tashmë nuk do ruhen vetëm në arkivat e noterëve, por në një regjistër kombëtar. Kanë hyrë në fuqi tashmë ndryshimet ligjore që përcaktojnë se Noterët në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë përdorin Regjistrin Kombëtar të Testamenteve dhe Regjistrin Kombëtar të Dëshmive të Trashëgimisë, për regjistrimin respektivisht të të gjitha testamenteve ose të dëshmive të trashëgimisë ligjore apo testamentare. Testamentet nuk do ruhen më vetëm në formatin fizk nëpër zyrat noteriale por edhe në regjistrin kombëtar. Regjistri Kombëtar i Testamenteve dhe Regjistri Kombëtar i Dëshmive të Trashëgimisë janë pjesë përbërëse e sistemit elektronik të…

Read More

Mënyra e pagesës së sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit dhe ata që paguhen me pagë minimale do të ndryshojë për deklarimet që bëhen në sistemin e tatimeve. Tashmë si referencë për kontributet do të merret një shtesë prej 4 mijë Lekësh për të siguruarit me pagë minimale. Eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se këto deklarime bëhen për efekt të muajit Janar dhe kanë afat deri më datën 20 Shkurt. Për të gjithë fashën e të siguruarve me pagë minimale shtesa që do të paguhet krahasuar me vitin e shkuar është 1,116 Lekë në muaj ose 13,400 Lekë në vit. “Me…

Read More

Myslim Murrizi ka publikuar një fotografi me këngëtarin e njohur Dashnor Diko. Deputeti tregon se Diko i ka premtuar se do t’i japë votëbesimin më 25 prill. “Një kafe me Dashnor Dikon në fshatin Adriatik të bashkisë Divjakë. “Nuk kam votuar ndonjëherë”,- tha Dashnori pas 22 marsit 1992 për hipokritët komunistë që kanë qeverisur Shqipërinë prej 28 vitesh duke vjedhur sëbashku e duke mashtruar Shqiptarët sikur “zihen” me njëri-tjetrin Më 25 prill do të votoj patjetër kundra mashtruesve që janë ndarë në tre tufa dhe ndërrojnë karriget e pushtetit me njëri-tjetrin duke u tallur me shqiptarët”, -tregon Murrizi.

Read More

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit e zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës. Një hap fals në shtëpi ky për skuadrën e Thomas Brdariç, pas ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi. Pavarësisht përpjekjeve kuqeblutë, nuk arritën të mposhtnin portierin Isli Hidi, kjo padyshim edhe për meritë të këtij të fundit. Ky ishte barazimi i tretë në kampionat për Vllazninë, ndërkohë që në krahun tjetër, krutanët e Ndreut u rikthyen te rezultatet pozitive pas 2 humbjesh radhazi. Vlen të theksohet lufta e ashpër sportive në fushën e lojës, teksa Kastrioti e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas ndërhyrjes…

Read More

Policia e Fierit njofton se ka arritur që të zbardhë një tentativë grabitjeje të ndodhur në datën 17 Janar në një dyqan celularësh. Mësohet se “në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve G. F., 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. G., 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier”. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për e dy personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje: A. F., 32 vjeç dhe G. B., 33 vjeç. Blutë…

Read More

Mbrëmë në “Shiko kush luan” ka qenë e ftuar Rudina Hajdari, e cila ka dalë paksa nga korniza e politikës, duke u përballur me lojëra të ndryshme. Rudina ndër të tjera ka zbuluar dhe se është duke kaluar një moment shumë të vështirë me bashkëshortin. Pyetja drejtuar Rudinës ishte: Prej pesë vitesh je duke mbajtur një lidhje në distancë me bashkëshortin tënd, ne sot në “Shiko kush luan” duam të dimë cila ka qenë zënka juaj më e madhe për shkak të distancës dhe a ka kërkuar ndonjëherë bashkëshorti juaj të hiqni dorë nga politika për t`ju rikthyer sërish lidhjes…

Read More