Author: tirana

Ish deputetja e LSI-së, Ediola Braha i është bashkuar Partisë Socialiste. Lajmin e ka dhënë ministri Bledi Çuçi. “Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që…

Read More

Nga Bejdo Malo Të jemi krenarë për autoritetin, fisnikërinë, guximin për ta parë në sy të vërtetën, aftësinë për të treguar pa frikë të vërtetën. Të bën ta respektosh për atë që thotë shkoqur shqip dhe qartë atë që ka ndodhur më 21 janar 2011. E ka parë, e ka ndjerë, e ka fotografuar, e ka sistemuar në kujtesë dhe subkoshiencën e tij pa i lëvizur asnjë presje. Kompetent për atë që thotë duke qënë shumë herë më cilësor se çdo politikan, çdo gardist, çdo polic e çdo gjykatës. Në një rrëfim brenda 60 minutave e rindërtoi 21 janarin e…

Read More

Një makinë ka marrë flakë në ecje sot rreth orës 13:50. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, ndërsa është djegur automjeti i shtetasit me inicialet A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk raportohet për lëndime të shoferit, i cili ka arritur që të dalë në kohë nga makina. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ndryshe nga çdo herë tjetër sot ka folur për njohjen me bashkëshorten e tij Iris Pekmezi, drejtore juridike në T-Mobile. Ata kanë qenë të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan. Ata kanë folur për fillimet e njohjes së tyre dhe lidhjen e tyre 15 vjeçare, dhe që si frut i dashurisë kanë ardhur dy fëmijë. Pjesë nga biseda: Balla: Gjysma ime është Iris, ne kemi 15 vite bashkë dhe produkt dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Pra kështu ju prezantoj gjysmën time më të…

Read More

Partia Demokratike ngre shqetësimin se banorët e zonës së Zall Herit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana, vuajnë nga kushtet e infrastrukturës. Në takim me ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku, banorët thonë se janë braktisur dhe në izolim të plotë nga bashkia. “Jetojmë si në mesjetë”, – thonë banorët. Nga ana e saj, ish-deputetja thekson se kjo zonë është pa rrugë, pa asnjë investim për 500 familje, për ujë dhe drita. “Çfarë do shqiptari? Investim, rrugë, nuk po kërkoj as shtëpi, asgjë, më trajto si njeri jo si kafshë. Para një jave erdhi kryeministri më tha e ke kafen e…

Read More

Majlinda Bregun e kemi parë gjithmonë të kuruar në daljet e saj në publik. Ditën e sotme ajo është rikthyer pas në kohë, ku ka publikuar një foto të 26 viteve më parë. Duket po aq e bukur dhe e kuruar sa sot, sikur vitet nuk kanë kaluar për të. Postimi i Bregut Xhaketa me vata, sic eshte moda sot ;???? une 26 vjet me e re????; @rtsh.official TVSH ose RTSH ishte i vetmi TV; sigurisht ne analog; ai telefoni ne tavoline lidhej me regjine kur zakonisht na lajmeronin per ndonje lajm 2 faqe me fax per ta lexuar. #95…

Read More

Senati amerikan ka miratuar emërimin e Avril Haines, duke e bërë atë gruan e parë që do të jetë drejtoreshë e inteligjencës kombëtare(CIA) dhe e para e zgjedhjeve të presidentit që u miratua, sipas CNN. Votimi ishte 84 pro dhe 10 kundër, me të gjitha votat jo nga republikanët. Të dy demokratët dhe republikanët kryesorë lëshuan deklarata duke vlerësuar të nominuarën. Midis republikanëve që votuan kundër Haines ishin senatorë me reputacion që kishin ambicie të udhëheqjes së partisë si Ted Cruz nga Teksasi dhe Josh Haëley nga Misuri. Haines, 51 vjeç, është rritur në New York si fëmijë i vetëm,…

Read More

Nga Francesco Martino/ Më 27 dhjetor 2020, pas një pritje të gjatë,plot ankth dhe me shumë shpresa, Bashkimi Evropian nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid-19, me dozat e para të vaksinës Pfizer / BioNTech,që u shpërndanë njëkohësisht në të gjitha vendet e BE-së. Të nesërmen, Komisioni Evropian miratoi një paketë mbështetëse prej 70 milion eurosh (përmes instrumentit të fondeve të para-anëtarësimit IPA-II) për Ballkanin Perëndimor, për t’i ndihmuar shtetet e rajonit të vaksinojnë segmentet më të rrezikuara të popullsisë. Më 19 janar, burime brenda Brukselit njoftuan se BE-ja po punon mbi një plan për të ndarë dozat e tepërta me…

Read More

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda(Shota) është ftuar nga Gjykata Speciale. Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar. “Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”,- ka shkruar Musliu në rrjetin e saj social Facebook. Postimi i plotë i Ganimete Musliut: Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher…

Read More

Endrit Mërtiri është një ndër fotografët më të njohur dhe të talentuar shqiptarë. Është pikërisht Mërtiri ai i cili ‘fshihet’ pas shumë seteve të mrekullueshme fotografike të shumë personazheve të njohur. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Mërtiri gjatë sfidës “Ndaje ose haje” u vendos para një pyetjeje shumë pikante ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik. Ai u shpreh se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 mijë dollarë.…

Read More

Një libër zbuloi së fundmi detaje horror nga Libia, sesi ish-diktatori Gaddafi rrihte dhe përdhunonte vajzat e reja në ‘haremin’ e tij. Diktatori i vrarë libian Muammar Gaddafi, rrahu dhe përdhunoi vajza minorene të rrëmbyera të cilat ai i përdori si skllave seksi, shkruhet në librin ‘Haremi i Gheddafit’. Soraya ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, një nxënëse në qytetin bregdetar Sirte, kur iu dha mundësia t’i jepte një tufë me lule kolonel Gaddafit, në një vizitë që po bënte në shkollën e saj atë javë. Ky takim ishte “një goditje në kokë” për Gaddafin sapo e pa, dhe ktheu në ferr…

Read More

Barazimi kundër Udinese mund të shoqërohet me pasoja për Inter. Më saktë për trajnerin Antonio Conte. Tekniku zikaltër përballet me një pezullim të gjatë, për shkak të protestave të forta në drejtim të arbitrit të sfidës, Maresca. Conte u ndëshkua me karton të kuq në pankinë, ndërsa bashkë me të edhe zëvendësi Oriali. Tashmë është Gjykata Sportive që do të japë një tjetër dënim disiplionor dhe sipas mediave italiane, trajneri i Interit do të pezullohet të paktën dy ndeshje.

Read More