Author: tirana

I dënuar me 27 vite burg në Angli, një shqiptar merr vëmenden e mediave në Angli pasi përdori nga qelia një telefon të futur ilegalisht për t’i uruar familjarëve ditëlindjet dhe për të publikuar foto në Instagram. Gazeta Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra, Valjet Pepaj. Sipas shkrimit, kjo është një tallje e madhe me sistemin e burgjeve. Ata kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me gra të ndryshme të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh. Valjet Pepaj u dënua në 2018 pasi pranoi…

Read More

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidenti amerikan, Joe Biden, janë zotuar më 23 janar për thellim të lidhjeve në mes të dyja shteteve dhe të bashkëpunojnë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Në bisedën e tyre të parë telefonike, prej kur Biden ka marrë pozitën e presidentit, Johnson ka përgëzuar Bidenin, është thënë në një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike. Aty është thënë edhe se të dy liderët kanë gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes të kombeve tona”. Kjo thirrje telefonike ka ardhur një ditë pasi Biden ka folur me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, njëherësh liderin e…

Read More

Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19. Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi mund të ishin parandaluar nëse njerëzit kishin nivele adekuate të vitaminës D. Gjatë dimrit, nivelet e kësaj vitamine zvogëlohen sepse njerëzit janë më pak të ekspozuar ndaj diellit. Njerëzve iu duhet të ekspozohen të paktën 20 minuta në ditë ndaj rrezeve të diellit për të marrë sasinë e përshtatshme, prandaj shpesh nevojitet një suplement për të arritur një nivel të shëndetshëm. Në fakt, personeli shëndetësor po…

Read More

Muaji shkurt do të jetë një muaj shumë i lumtur për këto tre shenja të horoskopit. Luani Muaji shkurt do të jetë një periudhë e shkëlqyer për të gjithë Luanët që janë të martuar ose në një lidhje. Do të përjetoni ndjenja të mira, gjë që do të kontribuojë në një atmosferë më të mirë në shtëpi. Ndonjëherë i vendosni qëllime të mëdha vetes dhe partnerit tuaj, por në shkurt, asgjë nuk do ju duket e pamundur. Kjo është një kohë ideale nëse doni të bëni gjëra ose gjëra së bashku. Këtë muaj, është më lehtë për ju të pranoni…

Read More

Nga Ilir Beqaj/ U mbush një vit e bashkëjetesës me Covid 19. Deri më tani pasojat kanë qënë shumë të rënda. Jetësore, shëndetësore, ekonomike, sociale. Prej muajsh kemi krijuar pritshmëri të larta për vaksinimin. Duhet pranuar se kësaj here industria farmaceutike botërore arriti të bëjë në pak se 1 vit atë që zakonisht ishim mësuar se duheshin vite e vite. Prej disa javësh vaksinimi ka filluar të zbatohet në vende të ndryshme. Disa vende, edhe pse në pak javë, ia kanë dalë të vaksinojnë një numur të konsiderueshëm banorësh të vendeve përkatëse. Spikasin Izrael, Mbretëri e Bashkuar, SHBA. Të tjera…

Read More

Bashkia Shkodër bën me dijee se deri më tani 748 hektarë tokë janë përmbytur, duke pasur ditën e fundit një shtim të sipërfaqes së tokës nën ujë. “Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm; Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm; Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. M., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. T., 24 vjeçe, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese; G. K., 45 vjeç dhe D. Ç., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…

Read More

Ushqyerja e shëndetshme nuk ka të bëjë me kufizime, humbje drastike në peshë apo heqjen dorë tërësisht nga ushqimet e preferuara. Ushqyerja e shëndetshme ka të bëjë me ndjesinë e të qenurit mirë, plot energji, shëndet dhe humor. Në ditët e sotme, të gjithë janë të tejngopur, në konflikt dhe konfuzë nga informacionet dhe këshillat që mund të lexojmë çdo ditë. Një herë del një ekspert që thotë se një ushqim të bën mirë, të nesërmen del tjetri që thotë se të bën keq. Hani kur ndjeni uri fizike Dëgjojini sinjalet e trupit. Përpara se të hani, ndaloni dhe pyeteni…

Read More

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, iu drejtohet qytetarëve me një mesazh këtë të diel, duke iu thënë të mos humbasin kurrë besimin te mjekët. Në një mesazh në “Facebook”, rrugës për në Spitalin Infektiv, mjeku Kalo thekson se ata po bëjnë një punë të palodhur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore” e koronavirusit. Mes të tejrash, Kalo jep edhe një mesazh për skandalin te spitali Shefqet Ndroqi, me sanitaren Tire Alldervishi, që hiqej si infermiere duke zhvatur familjarët e pacientëve, duke thënë se disa episode të njerëzve të pamoralshëm nuk…

Read More