Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistroj Albin Kurtin dhe disa deputetë të “Vetvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ndërhyrja e Vjosa Osmanit e cila kryen detyrat e presidentit, krijon për herë të parë një precedent të rënd për shtetin e ri të Kosovës, pasi implikon Presidentin në procesin e deligjitimimit të arbitrit të zgjedhjeve në vend, duke i hapur rrugë me dhunë paligjshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve. Pas një fushate tre ditore…
Author: tirana
Alisja Heti ishte vetëm 4 muajshe kur e ëma, Dhurata, kuptoi që ajo kishte probleme me shtyllën kurrizore. Pas disa vizitash me mjekë shqiptarë dhe të huaj, prindërit arritën t’i siguronin vajzës një korse e cila do ta ndihmonte me problemin në shtyllën kurrizore. Alisja ndjeu përmirësim, por pas pak kohësh familja humbi kontaktet me mjekun e huaj dhe prej vitesh nuk kishin arritur të gjenin një tjetër korse për vajzën, çka ka bërë që vitet e fundit ajo të vuajë shumë, të mos luajë me moshataret e saj e të mos vrapojë dot. Përmes dëshirës së vëllait, Jurgenit, që…
Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se do ta padisë për shpifje. Duma shprehet se PD nuk do të ndalet dhe nuk ka frikë që të zbulojë lidhjet e qeverisë me Ndraghetën italiane, duke shtuar se edhe më herët ka fituar gjyqe ndaj Veliaj, kur ai grabiste shqiptarët. Postimi i ish-deputetes së PD-së Grida Duma: Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën! Askush nuk do…
Një 42-vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Vlorës. Vlorë/Informacion paraprak Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja . Grupi hetimor po punon për…
“Cristiano Ronaldo ka refuzuar 6 milionë euro në vit për t’u bërë imazhi i një fushate që synon promovimin e turizmit në Arabinë Saudite”. Kjo është ajo që raporton “Telegraph”, e cila shpjegon se si frika për të patur një ndikim negativ në imazhin e tij ishte në bazë të refuzimit të kampionit të Juventusit, sepse kjo mundësi dilte ashtë etikës së përcaktuar nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, në këtë drejtim. Sipas tabloidit britanik, pas “jo” së portugezit, vendi i Gjirit Persik do të refuzohej nga një tjetër yll, Lionel Messi, i kontaktuar menjëherë më pas, me…
Një person është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Vlorës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes apo identiteti i personi që ka mbetur i plagosur. Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vizituar sot familjen e të ndjerit Hekuran Deda në Laknas i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011. Familjarët e të ndjerit kanë rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja e 10 viteve më parë. “Na ofruan valixhet me euro në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun vëllait”, kështu është shprehur Ilmi Deda, vëllai i Hekuranit i cili ndër të tjera thotë se ka besim tek drejtësia e re. Ndër të tjera ai shprehet se ende i dhembin sytë kur sheh në ekran vrasësit…
Pensioni i reduktuar i pleqërisë është pjesë e pensionit të plotë, por nëse aplikoni për të siguruar këtë pagesë duhet të dini se ky lloj pensioni do të mbetet i tillë përgjatë gjithë kohës së përfitimit. Çka do të thotë se edhe kur të mbushni moshën e përcaktuar për pensionin e plotë të pleqërisë, ju nuk do të mund të ndryshoni masën e përfitimit të reduktuar që jeni duke marrë. Referuar kushteve të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, personat e siguruar kanë të drejtë që të aplikojnë për pension pleqërie të reduktuar kur përmbushin dy kushte që kanë të…
Rudina Dembacaj si shpeshherë ka zhvilluar një mini-intervistë në Instastory, duke lënë të lirë ndjekësit të pyesin për çfarë kanë më shumë kuriozitet. Një fanse e saj 33-vjeçare e ka pyetur se si duhet të veprojë pasi nuk merret vesh me burrin dhe ai s’e kupton për asgjë. Rudina i ka thënë që të luftojë, por nëse nuk ecën ta mendojë dhe ndarjen si një zgjidhje. Një tjetër ndjekëse e ka pyetur nëse ia vlen të jetosh më dikë që të ofendon dhe moderatorja ia ka prerë shkurt: Lëre urgjent!
Vitamina D na lidh automatikisht me ekspozimin në diell, si mënyra direkte për ta marrë, por e vërteta është që ekspozimi në diell na rrezikon ndaj rrezeve të dëmshme dhe sjell dëme të mëdha në organizëm. Shumë njerëz vujanë nga niveli i ulët i vitaminës D që vjen si pasojë e ekspozimit të ulët në diell, por ka zgjidhje. Mund të merrni sasinë e nevojshme me suplemente të rekomanduara nga mjeku, ose mund të ushqeheni rregullisht me ushqime të cilat e përmbajnë duke stabilizuar trupin tuaj. Më tej po ju bëjmë një listë të ushqimeve që kanë përmbajjte të Vitaminës…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Kjo javë” në ‘News24’ se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës. Ai theksoi se do të vijojë fushatën në të gjithë vendin, por emri i tij do të jetë vetëm në kryeqytet. Nisida Tufa: Po flisnim për ekipin e tij, për sfidat që ka vet kryetari i Partisë Demokratike. Ju vetë ku do të garoni, zoti Basha? Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës. Nisda Tufa: Në Tiranë. Lulzim Basha: Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si…
Rikthehen reshjet e dëborës në juglinde të vendit, zbardhen fshatrat turistikë Dardhë e Voskopojë Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në juglindje të vendit, në Korçë e në fshatrat turistikë Dardhë e Voskopojë. Mësohet se trashësia e reshjeve të dëborës në fshatin turistik të Dardhës ka shkuar në 6 cm. Drejtuesve të mjeteve në këto zona u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit, si dhe me zinxhirë. Po ashtu edhe në qytetin e Korçës ka pasur reshje shiu që nga mëngjesi i sotëm.