Andi Shehu dhe Tea Trifoni janë dyshja më e preferuar nga publiku për momentin në “Përputhen”. Ata kanë deklaruar se janë ekskluzivisht vetëm për njëri-tjetrin në program dhe presin të dalin të përputhur. Por, mbrëmjen e djeshme një “bombë” tjetër është publikuar nga ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj. Tea dhe Shqipja kanë pasur vazhdimisht përplasje e debate të forta me njëra-tjetrën në studio dhe i fundit ishte rasti kur 28-vjeçarja i tha Trifonit “Të ka bërë keq baloni më duket”. Kjo bëri që 22-vjeçarja të largohej nga studio dhe u vu re që Andi vrapoi menjëherë pas saj. Mirëpo, Shqipja publikoi në…
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e fshehu optimizmin se forca e tij do të fitojë në zgjedhjet e 25 prilli. Teksa u pyet nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo Javë’ nëse do të jepte dorëheqje nga posti i drejtuesit të PD-së nëse humbiste zgjedhjet, Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin. Nisida Tufa: Dakord, ju do të vijoni të jeni në krye të Partisë Demokratike? Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin. Partia demokratike do të fitojë, opozita e…
Kryedemokrati, Lulzim Basha është shprehur se pas fitores së thellë që do të marrë më 25 prill, do të jetë i pari Kryeministër në Shqipëri që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira. Po ashtu ai theksoi se me fitoren që PD do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit politikës do t’i kthehet fytyra njerëzore dhe nuk do të karakterizohet më nga arroganca, shpërfillja, cinizmi dhe pandjeshmëria. “Lista e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë një listë konkurruese, por…
Ministri aktual i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaron pasuri familjare me vlerë 64.3 milionë lekë, por burimet financiare të deklaruara janë të pamjaftueshme për të justifikuar shtesat e pasurisë në dy vite. Bledi Çuçi u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në dhjetor 2020, duke zëvendësuar në këtë detyrë ministrin e dorëhequr, Sandër Lleshaj. Ai ka mbajtur më parë pozicionet e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore [ shtator 2013 – mars 2017] dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural [janar 2019 – dhjetor 2020]. Bledi Çuçi përfundoi studimet për Drejtësi në universitetin e Tiranës në vitin…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ në lidhje me përgjimet e Antimafias italiane, ku flitet për abuzime me lejet e ndërtimit në Tiranë. Lideri demokrat tha për gazetaren Nisida Tufa se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Mes të tjerash ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë çështje. PJESË NGA INTERVISTA Nisida Tufa: Faleminderit! Do doja ta nisnim bashkë këtë intervistë me zhvillim kryesor, temë e ditës, në…
Stresi prej ditësh ndodhet larg Shqipërisë, pasi është arratisur që nga momenti që policie shpalli në kërkim pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Siç duket ky moment e ka bërë reperin të reflektojë në lidhje me gjithë miqtë që i kanë qëndruar pranë dhe që nuk i janë kthyer kurrë kundër. Ai ka bërë një tjetër postim dhe ka paralajmëruar gjithë ish-miqtë, që sot duket se janë kthyer në armiqtë e tij, se do ju bëj një diss të fortë. Ndërkohë, reperi ka gati edhe albumin e tij “Archimed” dhe nëse menduat se arratia i ka hapur probleme e…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha ditën e djeshme se mutacioni i ri i COVID ishte mbizotërues në vendin e tij dhe se kishte prova që ishte më vdekjeprurës. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ekspertëve britanikë të cilët ishin të habitur nga deklaratat e Johnson. “Është jo plotësisht e qartë se mutacioni është më vdekjeprurës”, tha drejtori mjekësor i Shëndetit Publik Angli, Yvonne Doyle. “Është shumë herët për të thënë që ka indikacione. Por këto janë vetëm një numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se çfarë do të dalë në të vërtetë”,…
Qindra njerëz janë arrestuar ndërsa policia po përpiqet të ndalojë protestat mbarë kombëtare në Rusi, në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës Alexei Navalny. Gruaja e Z. Navalny, Julia, tha se ajo ishte arrestuar në një protestë në Moskë, ku oficerët po shtypnin demonstratat, raporton BBC. Julia, gjithashtu tha se ajo po mbahej nga policia, duke postuar një imazh në llogarinë e saj në Instagram me mbishkrimin: Falje për cilësinë e dobët. Dritë shumë e keqe në fugonin e policisë. View this post on Instagram A post shared by @yulia_navalnaya Navalny, kritiku më i madh i Presidentit Vladimir Putin,…
VENDI I PARË – UJORI: Një javë siç ndodh pothuajse çdo vit rreth ditëlindjes tuaj, por nuk ndodh çdo vit një qiell, në të cilin Jupiteri dhe Saturni janë aleatët tuaj dhe kalojnë në Diellin tuaj natal. Java fillon shumë mirë me një super Hënë shumë instiktive dhe efektive tek Dashi, e cila më pas ju lejon të jeni absolutisht produktivë në vendin e punës, me Mërkurin, që është për jua një mbështetje shumë e vlefshme. Nëse po planifikoni një udhëtim pune, mund ta bëni edhe gjatë fundjavës, duke kombinuar momente relaksi dhe argëtimi, me momente bashkëpunimesh interesante profesionale. Tani…
Dojna Mema u rikthye në ekranin e “Top Channel” për të drejtuar spektaklin më të ri të talenteve, “Just Dance”. Të gjithë menduan se Dojna nuk do të rikthehej më në të njëjtin televizion, mirëpo më vonë ajo i surprizoi të gjithë më vendimin e saj. Dojna moderon tashmë spektaklin e ri të kërcimit, i cili mban autorësinë e Graciano Taganit dhe pjesë e jurisë janë Albi Nako dhe Enada Hoxha. Spektakli është pjesë e emisionit “E diell” që transmetohet çdo të dielë dhe jepet ritransmetim çdo të premte. Siç duket Dojna është përfshirë shumë në programin e ri që…
Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit. Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte kërkuar që klienti i tij, Kadri Veseli të lirohet përkohësisht nga paraburgimi, shkruan Express. Ai madje kishte ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej. Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi Nicolas Guillou. “Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston rreziku që z. Veseli të ikë, pengojnë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara ose kryejnë krime të mëtejshme kundër tyre perceptohet si në kundërshtim me UÇK-në, përfshirë dëshmitarët që siguruan provat në…
786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky ka qene bilanci zyrtar i dhene sot nga Ministria e Shendetesise. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3513 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë. Rastet pozitive të…