Author: tirana

Partia Demokratike mohon kategorikisht opsionin që Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi të kandidojnë me formacionet e tyre veçmas. Gazment Bardhi dha mbrëmjen e së premtës në ‘Java në RTSH’ se partia që ai përfaqëson është tashmë duke u marrë me detajet finale të marrëveshjes me PR dhe PDIU.Bardhi u shpreh se marrëveshja në fjalë do të bëhet publike ditët në vijim.”Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos…

Read More

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”, Salianji tha se me shumë mundësi do të jetë në lista, por shtoi se janë vendime kolegjiale dhe nuk dihet asgjë për askënd. I pyetur nga Çani për ‘kokat listës’, Salianji tha se ata janë eksluzivitet i kryetarit (Lulzim Basha), pasi u mat peshën specifike të gjithsecilit. Pjesë nga biseda: Ervin Salianji: Nuk është ndonjë enigmë e madhe, pasi unë për shkak të mbështetjes që kam nga demokratët do jem një nga kandidatët, besoj. Arian Çani: Besoj,…

Read More

Paratë e shqiptarëve në vit zgjedhor, pensione, rroga apo rrugë? Kjo ishte tema në emisionin ‘Java në RTSH’ këtë të premte ku Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj komentoi situatën ekonomike. Lidhur me dy nga kolonat më të rëndësishme që masin performancën e një qeverie, pagat dhe konsumi, Denaj tha se, sa i përket pagave bëhet fjalë për një rritje për funksion. Por, sipas saj, kjo nuk është rritja e parë në rreth 8 vite qeverisje të kryeministrit Rama. “Qeveria e ka pasur gjithnjë në vëmendje, qoftë edhe për punonjësit e policisë. Nëse marrim në konsideratë që nga viti…

Read More

Dy persona kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Zik Xhafaj në Kavajë, ku goditën me sende të forta pronarin e shtëpisë. Menjëherë pas kësaj, ata janë larguar. Por mbetet e paqartë nëse kanë grabitur ndonjë send me vlerë nga shtëpia. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Read More

Vaksinimi në disa pjesë të Evropës është ngadalësuar dhe në disa raste është ndalur krejt për shkak të reduktimit të furnizimeve me vaksinën e Pfizer dhe Biontech. Kompania farmaceutike amerikane tha se është detyruar të ndërpresë furnizimet përkohësisht në një kohë kur rastet në shumë vende evropiane rriten. Gjermania ka arritur kuotën e 50 mijë viktimave dhe Spanja ka parë shifra rekord infektimesh. Italia dhe Polonia kanë kërcënuar me aksione ligjore pas reduktimit të vaksinave. Duke reaguar ndaj vonesave, kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se BE duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë pasi po vonon miratimin e vaksinës së…

Read More

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduara. 81-vjeçari është dënuar me 8 vjet dhe 11 muaj burg, duke u bërë zyrtari më i lartë i Vatikanit që dënohet për një krim financiar. Avokatët e tij thanë se do të apelojnë vendimin. Caloia ka qenë president i bankës së njohur si Instituti i Punëve të Besimit, nga viti 1989 deri në 2009. Ai dhe dy avokatët konsulente te bankës janë akuzuar për përvetësim parash gjatë menaxhimit të shitjeve të pronave të Institutit në vitet 2001-2008,…

Read More

Nga Astrit Patozi Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shenjestër të vetën, kur futet në një garë. Ne nuk kemi pse e fshehim që më shumë i hedhim sytë tek ata shqiptarë të lirë dhe pa detyrime politike, të cilët nuk e kanë lidhur jetën e tyre me humorin e pushtetit. Me ata që mund të mos kenë kaluar asnjë ditë të vetme në oborrin e njërës prej partive, duke pritur një vend pune apo një favor, nga ato…

Read More

Një multimilioner nga Las Vegas, ka krijuar një konkurs, ku ofron 1 milion dollarë shpërblim. E vetmja gjë që duhet bërë është të gjendet përgjigja e pyetjes: “A ka jetë pas vdekjes?” Robert Bigelow, i cili është pronari i “Budget Suites” në Amerikë, në muajin qershor themeloi Institutin Bigeloë për studimin e vetëdijes. 75-vjeçari njoftoi se shkencëtarët që do të marrin pjesë duhet të jenë të informuar mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë. Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes. Ndërsa ërgjigjet do të…

Read More

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi. Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra. Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6…

Read More

Greqia do të hapë shkollat e mesme në 1 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur Kavalanews, ku shkruan se ky vendim është marrë në bazë të vendimit të ekspertëve. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos, i cili tha se pandemia nuk e ndalon dot edukimin. Ajo gjithashtu theksoi se të gjithë nxënësit që do të kthehen në shkolla duhet të respektojnë masat anti-Covid. “Pas një rekomandimi pozitiv nga komiteti i ekspertëve, shkollat ​​e mesme do të rihapen më 1 shkurt. Studentët do të jenë në gjendje të kthehen në klasa. Pandemia nuk e ndalon…

Read More

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme SPAK. Ogerta Manastirliu është verifikuar për një kohë të gjatë nga prokurorët antikorrupsion, por në përfundim SPAK nuk e gjeti në shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet covid dhe për blerjen e respiratorëve. Për të dyja këto tenderime komisionet dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar. Por sipas burimeve pranë SPAK, hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për covidin dhe respiratorët…

Read More

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë në Vlorë, Jaeld Çela, pas rekursit të këtyre dy të fundit. Vendimi është marrë nga Dhoma e Këshillimit në këtë institucion. Dosja “Tahiri” do të gjykohet kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale. Tahiri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me tre vite shërbim prove nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela. Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, ndërsa…

Read More