Author: tirana

Ndonëse jemi në kulmin e periudhës së gripit, në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast i tillë në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Ndryshe nga një vit më parë kur në vend numëroheshin mbi 400 të prekur në një javë. “Në ecurinë e të gjithë monitorimit të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme kemi raste të dyshuara që janë për grip dhe raste të dyzuara që janë me covid-19. Deri në këto momente nuk kemi dedektuar asnjë rast me grip” – thotë Eugena Tomini për Klan. Për shkak të shenjave të ngjashme klinike në mjaft raste, mostrat…

Read More

Pika e kalimit kufitar në Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më 8 shkurt. Sipas Ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme, ky vendim i qeverisë greke ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Njoftohet se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Read More

Artistja e njohur dhe aktorja Ema Andrea, si rrallë herë, ka folur sot për jetën e saj private. Aktorja ka treguar se ngeli shtatzënë kur ishte në fakultet dhe me bashkëshortin u ndanë kur vajza e tyre Sara ishte futur në klasën e parë. Duke folur në programin “Historia ime”, Ema tha se divorci ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera. Mirela Milori: Pas sa kohësh erdhi divorci? Ema Andra: Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën ME DIJE SE në 24 orët e fundit janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8…

Read More

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Vlorë-Orikum. Mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh., 51 vjeç. Nga aksidenti kanë mbetur i plagosur drejtuesi P.XH., i cili ndodhet në spitalin e Vlorës fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. Vlorë/Informacion paraprak Rreth ores 15:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në Radhimë, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është perplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me…

Read More

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton BBC. Postimi përmban një fotografi të një njeriu që i ngjan ish-presidentit amerikan, duke luajtur golf dhe hija mbi të është e një aeroplani lufte ose një droni. “Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim. Sipas agjencisë BBC kjo duket të jetë një thirrje për sulm, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak iranian, vitin e kaluar. Disa përdorues të Twitter-it kanë bërë thirrje që gjiganti i mediave…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 viktima dhe 289 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste. Postimi i plotë i IKSHPK-së: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289…

Read More

Një aksident i rëndë me të paktën dy persona të plagosur ka ndodhur në segmentin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin. Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papër. Burime nga vendngjarja raportuan se në aksident u përfshinë dy automjete. Një prej të plagosurve, një grua, kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk janë të…

Read More

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka përfunduar hetimin, duke marrë vendim që s’ka elemente për të nisur procedurat penale. Kjo lëvizje vjen pas pretendimeve të zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç, se atij iu ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti partinë e presidentit Milo Gjukanoviç. Në fund të nëntorit, biznesmeni Miodrag Daka Davidoviç ishte shprehur se ka informacione se dikush u përpoq ta “blinte” Abazoviçin duke i ofruar 21 milionë euro për të ndryshuar anën pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht. “Vijesti”, raporton se ai kishte thënë se udhëheqësit të Lëvizjes “URA” iu afruan paratë nga një humanist…

Read More

Ambasada e Rusisë në Tiranë reagon pas lajmit për dëbimin e diplomatit rus, Alexei Krivoshev, nga Shqipëria, me argumentin se kishte shkelur masat anti-Covid. Në një postim në “Facebook”, ambasada ruse thekson se janë befasuar nga përmbajtja e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë mbi shpalljen “non grata” të diplomatit, pasi sipas tyre, në të nuk kishte asnjë provë për shkelje të masave anti-Covid të marra në Shqipëri. “Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj tij janë pa baza dhe janë fiktive. Kundër sfondit të këtij sigurimi të palës shqiptare, dyshohet dëshira për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore”, thuhet mes…

Read More

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23 deri më 26 Janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me…

Read More

Ana Lleshi u largua nga ‘Përputhen’ pas publikimit të fotove me Arjonin në shtrat. Në momentin që u largua Atdheu i dha asaj një puthje të ngrohtë. “Puthja e lamtumirës” shkaktoi shumë zhurmë. Po si ka ndryshuar jeta e Anës pas “Për’puthen? A ka diçka te re nga ana emocionale? Këtyre pyetjeve ajo u dha përgjigje sot teksa ishte e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ana tregoi se nuk është se i mungon ekrani shumë, pasi është pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”. Ish-konkurrentja tha se është mjaft mirë dhe se po merret me bizneset e saj,…

Read More