Disa javë më parë, Beatrix Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip. Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre. Fillimisht nga fotot e postuara prej këngëtares u mendua se ata do vinin në bashkëpunim. Por, jo! Rezultoi se Genti vetëm kishte kompozuar këngën dhe sigurisht ishte protagonist në klip. Më pas në një postim në Instagram, Beatrixi shkruante se ky projekt do të thotë gjithçka për të teksa shkruante për këngëtarin: Eugent Bushpepa ishte privilegj për mua…
Author: tirana
Megjithëse janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, aktori Ermal Mamaqi dhe moderatorja Amarda Toska përpiqen ta mbajnë sa më të shenjtë jetën e tyre private dhe rrallë ndajnë me ndjekësit detaje të saj. E dimë që ata janë prindër të dy vogëlushëve, Joelit dhe Sias, mirëpo të rralla janë herët kur në rrjetet e tyre sociale shohim postime që lidhen posaçërisht me familjen. Ami dhe Ermali i janë përkushtuar punës, teksa jetën personale kanë vendosur ta mbajnë sa më larg syrit të media dhe jo shpesh mësojmë shumë për to. Por ka edhe raste kur gëzimi…
Joe Biden vetëm një ditë pasi mori detyrën si President i SHBA, urdhëroi që të gjithë pasagjerët që do të hyjnë në SHBA duhet të kenë bërë testin e Covid-19 dhe të karantinohen. Ndërkohë sot Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se duke filluar që nga 26 janari, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e kanë kaluar COVID-19 përpara se të udhëtojnë.
Në një njoftim të ambasadës gjermane thuhet se nga dita e dielë për të hyrë në Gjermani, duhet një test negativ për çdo shqiptar, apo person që ka qëndruar më shumë se 10 ditë në Shqipëri. Njoftimi i Ambasadës së Gjemanisë: E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani! Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë…
Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël e cila shoqëron të ëmën me pushime. Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe si një vajzë “e rritur” tashmë, Renee merr vendin që i takon. Këngëtarja dhe e bija janë bërë shoqet më të mira të njëra-tjetrës dhe këtë fundjavë po e shijojnë së bashku. Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i ka kursyer disa momente të bukura në…
Presidenti Ilir Meta akuzon se në Shqipëri taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Ky selektivitet, thotë kreu i shtetit, largon investitorët e huaj. Ai ka një thirrje drejtuar qeverisë, që ndihmojë biznesin, për të ndalur shpopullimin. “Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik! Një klimë e mirë biznesi do…
Një fëmijë 9 vjeç ka rënë nga lartësia në fshatin Belsh dhe është dëmtuar në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fierzë të Bleshit. Mësohet se 9-vjeçari ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në taracën e një ndërtese. Në lojë e sipër, aksidentalisht, i vogli është rrëzuar dhe ka rënë. Si pasojë e përplasjes në tokë, ai ka pësuar dëme të mëdha në kokë. Fëmija është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri janë takuar ditën e sotme me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe. Pas takimit, diplomatja amerikane shkroi në Twitter, se duke punuar bashkë KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur që Gjykata Kushtetuese të ishte funksionale nga fundi i 2020. Tashmë, shkruan më tej Kim, ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë, për të mbushur vendet vakante në Kushtetuese. Working together, JAC, Presidency, and Parliament delivered a functional CC by the end of 2020. Now, it’s time for the High Court to…
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier ku pa edhe njëherë nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga qeveria turke. Një qytetar iu ankua në Facebook se nuk kanë nevojë vetëm për godinat e reja, por edhe shërbimin, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i kërkuar që në rastin që vëren parregullsi të denoncojë sikur ndodhi rasti i spitalit covid-2, pasi sanitarja i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me koronavirus. Një tjetër qytetar i tha shefit të qeverisë se nuk duhet të punojnë me këtë ritëm vetëm në muaj e fundit të mandatit, por gjithmonë. Replikat mes…
Dashi Kjo e shtunë do i gjejë të lindurit e kësaj shenje, nën dominimin e nervozizmit, i cili do të jetë i shtrirë në të gjithë sektorët, që nga jeta profesionale edhe tek ajo familjare dhe sentimentale. Do ta gjeni veten të kritikuar, ku shumë gjëra do ju kthehen kundër. Demi Gjatë kësaj dite, duhet të guxoni dhe kërkoni, pasi ka persona që duhet t’iu japin përgjigje. Jeni në një pozicion avantazhues, ku do të merrni informacione të rëndësishme lidhur me dashurinë, si dhe do të arrini të konsolidoni një raport sentimental. Binjakët Të lindurit e kësaj shenje, duhet të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që administrata të mos ftojë deputetët në veprimtaritë që bëhen në bashkëpunim me zgjedhësit me arsyen e “neutralitetit të administratës publike” para zgjedhjeve të 25 prillit. “KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit”, shkruhet në njoftimin e KQZ-së. Njoftimi i plotë i KQZ-së: Komisioni i…
Esmeralda Kamena është nëna biologjike e 10-vjeçarit që është rritur nga Elvira dhe Elezi. Esmeralda kontaktoi “Shqipëria live” pasi pa djalin e saj nëpërmjet emisionit. Ajo rrëfen vështirësitë që ka kaluar në jetë dhe pse u detyrua të braktisë djalin. Vetë ajo është braktisur nga e ëma, 6 muajshe. “Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla 6 muajshe. Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahur, më kanë torturuar. Kush kishte mundësi i pari më rrihte. Te halla kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, pastaj kam ikur për Greqi…