Author: tirana

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si një frut kurues. Në mjekësi përdoren pasi janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e nektarinës përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Ato janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato…

Read More

Të gjithë të vaksinuarit kundër Covid-19 në Britaninë e Madhe do të duhet ta marrin dozën e tyre të dytë deri në 12 javë pas së parës, shkruan gazeta britanike ”The Guardian”. ”Shërbimi Kombëtar Shëndetësor britanik, NHS, tani do t’i japë përparësi administrimit të sa më shumë njerëzve në listën e përparësive të dozës së parë të vaksinës, në mënyrë që të maksimizohet numri i njerëzve të mbrojtur nga sëmundja”, shkruan gazeta. ”Por, doza e dytë do të vonohet, në shumicën e rasteve që vijnë 11 deri në 12 javë pas së parës. Më parë, ata që merrnin Pfizer kishin…

Read More

Humbja e nënës është brengë që të gërryen shpirtin. E tillë është brenga e një 62-vjeçareje, e cila vetëm kur ajo ishte 8-muajshe bebe humbi nënën në moshën më të re, vetëm 22-vjeç. Fati e deshi që vite më pas të humbte edhe babain dhe të endej rrugëve të atij fshati të vogël në të cilin ajo lindi por edhe po rritej. Kjo është historia e Esmas, e cila do trondit zemrat e secilës grua që është bërë nënë, pasi rrjedha e jetës e çoi atë në familjen dhe njeriun e gabuar. 62-vjeçarja u martua me forcë nga nusja e…

Read More

Ky është një sezon jashtëzakonisht i vështirë për Zinedine Zidane dhe për Real Madrid. Rikthimi i tij shihej si një bekim por gjërat janë ndërlikuar shumë periudhën e fundit. Si të mos mjaftojë eliminimi me turp nga Kupa, tekniku francez merr një tjetër lajm të hidhur. Pas testit që iu nënshtrua kundër COVID-19, Zidane ka rezultuar pozitiv, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi me anë të një komunikate për mediat. Trajneri nuk do të jetë në pankinë për sfidën e radhës kundër Alaves. Në Spanjë diskutimi mbi të ardhmen e tij në krye të Realit mbetet një temë…

Read More

Liberalët bëhen “dembelë” kur mendojnë mbi turmat. Ata kanë brohoritur për “fuqinë e popullit” kur ajo kërcënon regjimet që ata nuk i aprovojnë, si për shembull në Lindjen e Mesme, ndërsa nga ana tjetër bëjnë një sy qorr ndaj teprimeve nga protestuesit që ata mendojnë se janë në anën e djathtë të historisë. Në gushtin e vitit 2020, një botues i çështjeve publike botoi librin“Në mbrojtje të plaçkitjes: Një histori e trazuar e veprimit jo civil” nga Viki Osterveil.Pushtimi i Kapitolit nga turma e mbështetësve të presidentit Donald Trump më 6 janar, ishte një kujtesë e rreziqeve që vijnë nga…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte sot në Cepo të Gjirokastrës ku zhvilloi një takim për zgjedhjet e 25 prillit, me krerët drejtues të PS në këtë zonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Çuçi thekson se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja. “Me kryetarët e organizatave socialiste në Cepo të Gjirokastrës. Vijojmë punën për organizimin elektoral drejt 25 prillit. Nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Shihni…

Read More

Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech janë pajtuar që të furnizojnë me vaksinat e tyre kundër koronavirusit programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë dy burime që janë në njohuri të kësaj marrëveshjeje, shkruan Reuters. Programi COVAX i OBSH-së ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, te shtetet e varfra. Pjesë e këtij programi është edhe Kosova, e cila pritet të marrë nga COVAX-i doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës. Marrëveshja mes Pfizer/BioNTech pritet të bëhet publike të premten, thanë burimet. Ende nuk është e qartë se çfarë sasie të vaksinave do…

Read More

Para disa muajsh, çifti shumë i njohur dhe i komentuar në media, modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Gigi solli në jetë një vajzë, emrin e së cilës nuk e kishin zbuluar deri më sot. Vetëm së fundmi, modelja ka zbuluar se emri i vogëlushes është Khai. Ajo ka shtuar në profilin e saj të Instagramit fjalët “Mamaja e Khai”, duke i dhënë fund kureshtjes së fansave. Kujtojmë se dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e së voglës, por megjithatë nuk i kanë kursyer postimet e ëmbla pranë saj.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon në “Facebook” videon e një prindi, i cili e ka shumë të vështirë të përballojë jetesën. Në video prindi shfaqet bashkë me të bijën e vogël, e cila nuk mban dot lotët, ndërsa Basha thekson se ka ardhur koha të largohet Rama. “Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, thekson Basha. Në mesazhin e tij prekës, prindi thekson se “Nuk kisha mundësi t’i blija…

Read More

BBC këshillon që në l uftën ndaj COVID-19 kushdo duhet që të ketë një oksimetër. Ky aparat që vlen vetëm 20 dollarë mat nivelin e oksigjenit në gjak në çdo moment edhe në kushte shtëpie. Pikërisht një nga pasojat pas infektimit me COVID-19 është edhe rënia e oksigjenit në gjak, por në mënyrë të fshehtë. Kjo quhet hipoksemia e fshehur dhe ka pasoja të rënda kur pacientët dërgohen për kurim në spital, dhe nuk mund të marrin një kurim efektiv. Në Britaninë e Madhe tashmë ka një skemë që të gjithë të kenë një oksimetër, sidomos grupet me risk të…

Read More

Ditët e fundit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale një video e realizuar Tik Tok, më këngën “Freestyle” të këngëtarit shqiptar i njohur si “Don Xhon” në bashkëpunimin me Meriton Mjekiqin. Ritmi i këngës është tepër i këndshëm dhe shumë njerëz në Tik Tok po shpërndajnë video duke kërcyer nën këto ritme. Këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as 3 ushtarë grek, të cilët janë argëtuar me këngën e shqiptarit dhe më pas e kanë shpërndarë në llogarinë e tyre në Tik Tok. Në videon e mëposhtme shihen ushtarët me uniformën greke duke kërcyer mjaft të kënaqur teksa në…

Read More

Emisioni ‘Përputhen’ është për momentin me audiencën më të lartë. Në emision kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë bërë bujë në mediat sociale, duke pasur edhe një impakt të ndjeshëm tek publiku. Njëra prej tyre ishte largimi i dy konkurrentëve, Fationit, i cili ishte pjesë e formatit prej fillimit dhe kishte fituar zemrat e shumë shqiparëve dhe Erisit, i cili sapo kishte hyrë në program. Të premten e kaluar 4 djem të rinj iu bashkëngjitën programit. Andi Artani, 24 vjeç me origjinë shqiptare ka lindur në Brooklyn dhe jeton në New York; Edison Ramhoxha, 33-vjeç, ka lindur dhe jeton në…

Read More