Aroma ka rol të rëndësishëm në humorin tonë Ne shpesh zgjedhim një aromë, sipas ndjeshmërisë sonë, por a e dini që aroma e produktit të cilin e zgjidhni përshkruan karakterin tuaj. Freskia e oqeanit Aroma e oqeanit kryesisht zgjidhet nga njerëz të qetë dhe të lumtur. Është karakteristike edhe për adhuruesit e kafshëve, të cilat i trajtojnë si anëtarë të familjeve të tyre. Limoni Njerëzit të cilët e pëlqejnë aromën e limonit, janë organizatorë të mirë dhe nuk e durojnë rrëmujën. U pëlqen t’i mbajnë të gjithë dizgjinët në duart e tyre. Livanda Aroma e livandës zgjidhet nga njerëzit të…
Author: tirana
Katie Sturino është themeluesja e “The 12ish Style and Megababe”, dhe ajo rikrijon pamjet e njerëzve të famshëm për të provuar që stili i tyre nuk është i arritshëm vetëm nëse jeni “e dobët”. Seritë e saj quhen #SuperSizeTheLook, dhe zhvillohen në llogarinë e saj në Instagram, ku vetë Katie rikrijon pamjen e personave të famshëm në mënyrë që të tregojë se “stili nuk ka madhësi”. Ajo gjithashtu vendosi të nisë një emision me audio (podcast) javor që trajton tema “tabu”, të tilla si botoksi, divorc, takime në të 30-at, dhe u bë themeluesja e një marke bukurie të quajtur…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të të SHBA-ve. Basha shkruan në mesazhin e tij se pret që të punojë me Presidentin Biden për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. “Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente Kamala Harris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.
Presidenti Donald Trump mbajti traditën ditën e sotme dhe i shkruajti një letër Presidentit të ardhshëm Joe Biden. Dailymail shkruan se shënimi u la në Tavolinën e Rezolutës në Zyrën Ovale. Përmbajtja e saj është e panjohur për publikun dhe do të prezantohet vetë nga Biden kur të marrë detyrën. Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është…
Veton Tusha as që e kishte menduar që në ndeshjen e tij të parë si profesionit do të ndëshkonte gjigantin turk të Galatasarayt. Sulmuesi 18-vjeçar, i panjohur për shumëkënd, është pjesë e Denizlispor në Turqi. Pesë ditë më parë nënshkroi si profesionist me klubin turk dhe sot u aktivizua sapo nisi pjesa e dytë dhe shënoi për tre minuta, golin që i çoi shifrat në 3-1. I vetëm me portierin, sulmuesi i Kosovës U19, nuk fali. Sigurisht Galatasaray është një klub i madh dhe më pas ka realizuar edhe dy gola të tjerë, duke e kryesuar ndeshjen me rezultatin 5-1.…
33-vjeçari S.L banues në Burrel ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. 33-vjeçari u arrestua në Suerekë , nga Njësia Speciale Fast Kosova në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania. Për shtetasin S.L në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Informacioni-Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit…
Pas gjithë periudhës së ‘zhdukjes’ Andi u rikthye fuqishëm në program, teksa argumentoi edhe arsyen e gjithë kësaj pauze të tij. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë hatërmbetje me produksionin, ndërsa në fjalën e tij theksoi se arsyeja e vërtetë e mungesës së tij në emision është angazhimi me disa çështje të tjera dhe probleme familjare. Ndër të tjera Andi tha se nuk kishte asnjë prishje të marrëdhënieve me Tean, teksa postoi edhe një foto në Instagram ku shihej nën shoqërinë e Teas. Në foton e postuar në llogarinë e Andit, çifti shihet i lumtur pranë njëri-tjetrit. Ajo që…
Përveç Tomor Alizotit, asnjë prej emrave të ekipit “fitues” të Lulzim Bashës në 12 qarqe, asnjëri nuk është një prurje e re. Pjesa më e madhe janë riciklim i niveleve të dyta të “ekipit Berisha” të 2009-s. Në logjikën e një beteje kur opozita kërkon të ndryshojë qeverinë, pritej natyrisht një risi politike të paktën në skuadrën drejtuese të qarqeve që përbën edhe “paradhomën” e qeverisë së ardhshme nëse PD merr pushtetin më 25 prill. Por përveç kësaj tregon idenë apo strategjinë politike për t’i dhënë qarkut, një drejtim që përfaqëson realisht fytyrën politike të opozitës. Tomor Alizoti, një diplomat…
Takimi i radhës midis Atdheut dhe Melisës nisi tërësisht ndryshe. Melisa vendos të prangosë Atdheun dhe të ruajë distancën. Ky veprim i saj ishte për ironi dhe përgjigje ndaj kritikave se Melisa ka afrimitet të tepruar me djemtë që del. Pasi ulen në tavolinë larg njëri tjetrin, Melisa bën disa pyetje të thjeshta për të njohur njëri-tjetrin: Melisa: Cili është vendi i preferuar për të jetuar? Atdheu: Suedia Melisa: Cila është ngjyra e preferuar? Atdheu: E zeza Melisa: Bjonde apo brune? Atdheu: Brune Melisa: Bobo, do më bësh të lyej flokët Melisa: Je social apo antisocial? Atdheu: Social Ndërkohë, teksa…
Hulumtimi i paraqitur në konferencën ESCMID (Shoqata Evropiane e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive) mbi sëmundjen Covid-19 tregon se lodhja kronike ndodh në më shumë se gjysmën e pacientëve që shërohen nga COVID-19, pavarësisht nga ashpërsia e infeksionit të tyre. Gjithashtu edhe mjekët e familjes në Shqipëri, deklarojnë se shumica e atyre që kanë kaluar këtë infeksion, rikthehen tek mjeku me shqetësime të ndryshme, por lodhja dhe ankthi gjenden tek të gjithë. “Kryesisht shprehin lodhje e cila vazhdon për disa kohë, gjendje ankthi. Në varësi të stadit që kanë kaluar sëmundjen kanë paraqitur infeksione të shpeshta urinare, probleme pulmonare. Ato…
Miley Cyrus i bëri edhe njëherë tjetër të gjithë ta dëgjojnë me vëmendje. Edhe këtë herë për preferencat seksuale. Si një vajzë që i ka provuar të gjitha nga pak, Miley di të thotë vetëm një gjë: Vajzat janë shumë më sexy. Për episodin e ri të podcast-it ‘Call Her Daddy’, këngëtarja zbuloi se trupi e femrës i duket shumë më sexy se i mashkullit. “Më pëlqen forma trupore, mendoj se janë shumë të bukura, ndaj dal me to”, thotë ajo. Miley ka pasur lidhje të ndryshme, si me femra edhe me meshkuj, por një nga ato që ka marrë…
Modelja Kejvina Kthjella ka udhëtuar së fundmi drejt Dubait për disa ditë pushimi. Nga atje sigurisht nuk kanë munguar pozat seksi të modeles, e cila duket se po ja kalon shumë mirë. Mes fotove dhe videove, veçanërisht një prej tyre tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Kthjella ka publikuar një video ku shfaqet duke nxjerrë në pah fizikun e saj, e veshur me rroba banje dhe me këtë rast ka ironizuar ata që e kanë akuzuar për photoshop. Kejvina ka qenë shpesh në qendër të akuzave për photoshop nga ndjekësit e saj të cilët jo rrallë herë kanë komentuar në foto të…