Një aksident pasditen e sotme ka bllokuar qarkullimin në autostradën Tiranë-Elbasan. Makina tip “BMW” ka humbur kontrollon duke u përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit në autostradë.
Author: tirana
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër do të jetë një ditë pozitive falë Hënës së favorshme. Ndiheni më të fortë në ndjenjat tuaja dhe udhëtimi është gjithashtu i favorshëm. Në punë, kërkoni më shumë informacion para se të filloni një diçka të re. Demi Ju keni Venusin në krah, kështu që beqarët mund të bëjnë takime të rëndësishme dhe të duan përsëri. Ditë e mirë për punë: takimet e reja do të hapin rrugën drejt suksesit. Binjakët Nesër do të…
Nëse dikush ju kërkon të mos uleni në shtratin e tyre – mos u ofendoni! Është më mirë të ndjekësh shembullin e tij/saj . Nëse nuk e keni idenë se çfarë është ‘ngjitur’ pas rrobave tuaja tërë ditën, pasi të lexoni faktet e mëposhtme do e mendoni dy herë para se të rrini në shtëpi me rrobat që keni dalë, e jo më të shtriheni në krevat. Bakteret mund të ‘jetojnë’ me javë ose madje me muaj në pëlhurat e rrobave tuaja, kjo sipas Philip Tierno, MD, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Neë Jorkut. Mbajtja e rrobave…
Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump i ka lënë një shënim Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, referuar një personi nga brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përmbajtja e shënimit nuk dihet ende. Një nga traditat moderne të Ditës së Inaugurimit për presidentët që largohen nga detyra është t’u shkruajnë pasardhësve të tyre një letër që ofron dëshirat dhe këshillat më të mira. Kjo zakonisht lihet në Tavolinën e Vendimit për të lexuar kur Presidenti i ri hyn për herë të parë në Zyrën Ovale. Edhe ish-Presidenti Trump i ka lënë shënim…
Fifi i bëri të gjithë lëmsh me deklaratat për “Stracciatella-n” e saj. Pak kohë më parë, ajo bëri publike lidhje me të dashurin, që është identifikuar si Xhulio Tabaku, por lumturia i zgjati shumë pak. Dhe tani këngëtarja ka sqaruar gjithçka duke treguar se është ndarë përfundimit nga mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën duke e deklaruar veten 100% single. “Je single apo e zënë?”- e pyeti një prej fansave, gjatë një bashkëbisedimi që këngëtarja zhvilloi me ndjekësit në Instagram. “Single 100”- u përgjigj Fifi, me sinqeritet. Ndërsa një tjetër e pyeti nëse “gjendet lumturia përsëri kur je e lënduar…
Është ulur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Nga nëntë viktima që u regjistruan ditën e djeshme, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë shënuar 6 të vdekur nga virusi i rrezikshëm. Ndërkohë, ka një rritje të infektimeve, ku në 24 orë janë konfirmuar 320 raste të reja, nga 294 që u regjistruan një ditë më parë. Njoftimi i plotë: 269 TË SHËRUAR DHE 320 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi…
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se në këto 8 vite qeverisje nga Rama, shqiptarët paguan një rritje prej 3 miliardë euro taksash shtesë. Tabaku tha se procesi i ri i fiskalizimit është korruptiv dhe se i shton barrën me kosto shtesë bizneseve. Mes të tjerash demokratja tha se me rritjen e taksave, është rritur informalitetit në vendin tonë. Po ashtu Tabaku u shpreh e bindur se me fitoren e PD-së në 25 prill, fiskalizimi do të riformatohet. PJESË NGA BISEDA Dua ta nis bisedën nga fiskalizimi dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Për ju ky proces është një hap për…
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e fundit para mbështetësve të tij në aeroport, pak para se të nisej në Florida. “Ju dua shumë dhe këtë ua them nga thellësia e zemrës. Dua të falenderoj familjen dhe ata që bashkëpunuan me mua çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë një eksperiencë mjaft e veçantë. Ka qenë fantastike ajo që bëmë. Rindërtuam Shtetet e Bashkuara dhe kemi pasur arritjet tona të mëdha. Nëse nuk do të goditeshim nga pandemia, do të bënim më tepër punë të mira.…
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka mohuar të ketë bërë tentativa për të tërhequr drejt partisë së saj, anëtarë të PD, duke theksuar se lidhjen e ka me qytetarët. Këtu ka folur dhe për marrëdhëniet e Bashës me aleatët duke e krahasuar me kohën kur në krye të PD ishte Berisha. “Unë skam bërë asnjë tentative për ti hequr kujt asgjë, unë i drejtohem qytetareve. Lidhja ime është e pazgjidhshme me çdo demokrat dhe kontaktet në fushë i kam me të gjithë. Jeta ime është e lidhur me çdo demokrat dhe se nuk ka asnjë të përbashkët me…
Një aksident ku janë përfshirë 4 makina ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim Durrësin. Në aksident janë përfshirë 4 makina. Paraprakisht nuk bëhet me dije nëse nga përplasja ka persona të lënduar. Duke qenë se janë aksidentuar disa mjete, kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi dhe ka trafik.
Joe Biden pritet të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mesditë, si presidenti më i moshuar që është betuar ndonjëherë. Ngjarja ndodh mes një pandemie, e cila tashmë ka shkaktuar vdekjen e 400 000 personave vetëm në SHBA. Për më tepër, mbështetësit e presidentit në ikje Donald Trump sulmuan Capitol Hill në fillim të këtij muaji. Duke thyer traditën, vetë Trump nuk do të marrë pjesë në betimin e Biden dhe takimin pasues të të gjithë presidentëve të gjallë. Trump së shpejti do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të mbajë një ceremoni…
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është emëruar nga PD drejtues politik i qarkut të Dibrës. Në një prononcim për mediat Mziu është shprehur se do të arrijë një fitore spektakolare në këtë zonë. “Jam me origjinë nga Dibra dhe kanë gjithë informacionet e nevojshme për vjedhjet e votave. Do jem i gatshëm për t’u përballur me këtë sfidë dhe të mund të keqen. Do të marr një fitore spektakolare, duke rikthyer rezultatin e vitit 2009. Qarku i Dibrës. Ne synojmë që të fitojmë 5 mandate”, shprehet Mziu.