Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është emëruar nga PD drejtues politik i qarkut të Dibrës. Në një prononcim për mediat Mziu është shprehur se do të arrijë një fitore spektakolare në këtë zonë.
“Jam me origjinë nga Dibra dhe kanë gjithë informacionet e nevojshme për vjedhjet e votave. Do jem i gatshëm për t’u përballur me këtë sfidë dhe të mund të keqen. Do të marr një fitore spektakolare, duke rikthyer rezultatin e vitit 2009. Qarku i Dibrës. Ne synojmë që të fitojmë 5 mandate”, shprehet Mziu.
