Author: tirana

Pak ditë më parë, në rrjet nisën të qarkullojnë lajmet se Ana e Për’puthen do të ishte pjesë e një programi dating në Kosovë, “It’s My Love”. Ishte producenti i këtij emisioni, Kika ai që deklaroi në një intervistë për “Express Rozë” se Ana e Për’puthen do të jetë konkurrente e emisionit të tij. Mirëpo, këto nuk do të ishin vetëm aludime të pavërteta të Kikës, pasi Ana e ka mohuar diçka të tillë. Në një prononcim për portalin Meganeës.al, Ana është shprehur që këto janë vetëm iluzione të producentit. “Unë nuk do të jem pjesë e asnjë emisioni aty.…

Read More

Panajot Barka ka sulmuar gazetarin Marin Mema, pas dokumentarit me titull “Kur Gjini u bë GREK…. Dropulli, grek apo shqiptar? E vërteta-Gjurmë Shqiptare“. Në një shkrim në rrjetet sociale, Barka thotë se nuk ka asgjë personale me Memën, pasi prindërit e tij i ka miq të mirë, por thekson se emisioni i gazetarit ka cënuar kontratën historike të bashkëjetesës, të barazisë, të të drejtës së identitet. Për të, Marin Mema mund të shpallet hero, por nuk mund të cënojë integritetin e grekëve në Dropull apo kudo në Shqipëri. PËRGJIGJIA E PLOTË E PANAJOT BARKËS: Të shtunën me 16.01.2021, emisioni televiziv…

Read More

Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar foton e dy viteve më parë, kur u beta me dorën mbi Kushtetutë për të marrë postin e zëvendësit të Ramës. Ai shkruan se u betua për të punuar fort, shërbyer ndershëm dhe për të mos vjedhur e harruar askënd, ndërsa shton se që prej asaj dite ka drejtuar 43 mblehdje qeverie.Braçe tregon se në mbledhjet e drejtuar nga ai, janë miratuar dhe firmosur nga ai vendimet për aeroportin e Kukësit, ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit së minierës së kromit në Bulqizë dhe ndryshimin e marrveshjes së…

Read More

Kuvendi miraton Aktin Normativ për marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin me vaksinën Pfizer. 3 aktet normative kanë marrë 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim. Akti normativ 1Akt Normativ nr. 38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19 të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë”. Akti normativ 2Akt normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të…

Read More

Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se ka 12 shenja të zodiakut bazuar në pozicionin e planetëve, diellit dhe hënës. Secila prej tyre ka një grup tiparesh, qëndrimesh, pikash të forta dhe të dobëta. Si çdo shenjë e zodiakut i përket një prej katër elementeve – ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës – dhe ai element tregon energjinë tuaj. Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) kanë tendencë të jenë emocionale dhe të ndjeshme, ndërsa shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) janë më pasionante dhe temperamentale. Shenjat e Tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) janë lloji më i qëndrueshëm, ndërsa shenjat…

Read More

Një situatë e pazakonte është krijuar në puntatën e sotme në “PërPuthen”, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, u përfshinë në një konflikt. Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën. Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë. Por në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë…

Read More

Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit qeverisës, ka folur edhe për disa tema të hapura e për të cilat përgjegjës e ka bërë Bashkimin Evropian. Haradinaj ka thënë se do të jetë përkrahës i të gjitha institucioneve të vendit që janë në shërbim të vendit. Ai ka shtruar një pyetje të hapur se çfarë do të ndodh pas katër apo pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë. “Kam një pyetje të hapur për të gjithë ju. Çka ndodh pas katër ose pesë viteve nëse nuk ka progres në Kosovë,…

Read More

Ditën e sotme, Sara Hoxha feston 25 vjetorin e saj të lindjes.Një nga urimet më të veçanta që ka shkuar në drejtim të trashëgimtares së Top Channel ka qenë urimi i së motrës, Lorit. Ashtu siç vetëm Lori di, ajo ka postuar në Instagram disa postime, ku uron për ditëlindje personin më të bukur dhe më gazmor që njeh – Sarën. Mirëpo, postimi i fundit ka qenë ai që na ka bërë përshtypje, pasi në të Lori shkruan se, edhe pse ditëlindjen e ka Sara, ka qenë kjo e fundit ajo që i ka dhuruar lule. “Është ditëlindja e saj,…

Read More

ryeministri Rama ka folur edhe njëherë për çështjen e vaksinimit në Kuvend, përpara se deputetët të votonin për marrëveshjen e arritur me kompaninë Pfizer për furnizimin e vendit tonë me dozat e nevojshme. Duke bërë një rezyme të situatës në rajon në lidhje me vaksinimin, kreu i qeverisë prezantoi dhe ambiciet e qeverisë për këtë proces, ku u shpreh se synimi është vaksinimi i të gjitha kategorive brenda 14 muajsh, në rastin më të mirë. “Përjashto Serbinë dhe Shqipërinë asnjë vend nuk ka filluar me vaksinimin. Të gjitha vendet kanë parapaguar përmes Covax, një platformë për t’iu dhënë mundësinë të…

Read More

Dieta ushqimore është një ndër faktorët më të rëndësishem që ndikon në fytyrën tuaj. Disa lëndë ushqyese janë të nevojshme për mirëmbajtjen e saj dhe nëse nuk po merrni mjaftueshëm prej ushqimeve që hani, atëherë mund të ndjeni acarime të lëkurës. Ne ju zbulojmë 5 ushqimet që do ju vijnë në ndihmë sipas ‘Bright Side’: 1-Agrumet Limoni, portokalli apo qitroja janë burime të vitaminës C e cila nuk ruhet në qelizat tona yndyrore. Ajo duhet konsumuar çdo ditë për të qëndruar i shëndetshëm. 2– Avokado Avokadot janë një tjetër ushqim i pasur me acide yndyrore. Mund t’i vendosni në pije…

Read More

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se sapo u firmos marrëveshja me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza kundër koronavirusit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe një herë tjetër kritikat kundër BE-së. “Sikur e kemi paralajmëruar sot kuvendi do të votojë për finalizimin e marrëveshjes me Pfizer për sjelljen në Shqipëri të masës së parë të vaksinave. Ne kemi dakordësuar për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme. Pse e them? Sepse qëllimi ka qenë të sigurojmë…

Read More

Më në fund Justin Timberlake ka treguar që është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e konfirmoi në daljen publike për ‘The Ellen DeGeneres Show’ që do transmetohet mbrëmjen e sotme. “Ai është shumë i mirë dhe i mrekullueshëm. Askush nuk po fle, por jemi të emocionuar dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Justin për përjetimet e para me të birin. Prezantuesja e njohur, Ellen ishte ndër të paktët persona që e dinte këtë lajm të bukur. Gjatë programit ajo tregon edhe si e mori vesh teksa fliste…

Read More