Author: tirana

Teksa ishte duke prezantuar drejtpërdrejt në një emisionin radiofonik, moderatoja e njohur britanike Myleene Klass ka përjetuar një abort spontan. Në një intervistë për revistën You, Myleene tregoi se ajo shkoi në tualet gjatë një pushimi dhe kuptoi se kishte humbur fëmijën e saj. “Isha në ajër. Unë shkova në banjo ndërsa muzika po luante dhe kishte gjak kudo. Nuk dija çfarë të bëja”, tha moderatorja. Myleene tregoi se kishte thirrur kolegen e saj, Lauren Laverne për ta ndihmuar. Sot Mylenne është nënë e tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një familje ka rijetuar tragjedinë e provuar katër vjet më parë, kur djali 2 vjeç e gjysmë ra nga kati i dytë i një pallati në rrugën “Parini”, në qendrën historike të Oneglias në Imperia, një lartësi prej rreth 10 metrash, dhe nuk mundi të mbijetonte me gjithë ndërhyrjen e mjekëve të spitalit Gaslini në Genova. Dy ditë më parë, rreth orës 16:30, incidenti i rëndë u përsërit, gati identik për një prej vëllezërve të tij, as 2 vjeç, i cili teksa po luante ra nga tarraca e shtëpisë ku jeton tani…

Read More

Drejtori i Laboratorit të Shkodrës ka bërë një prononcim pas lajmit të përhapur ditën e djeshme se janë pezulluar nga puna 25 punonjës të Laboratorit të Shkodrës. \Supozohet se arsyeja e pezullimit të punonjësve është për shkak se institucioni është dhënë me koncesion. Vetë drejtori i Laboratorit të Shkodrës, Ardian Dajti ka përgënjeshtruar këto lajme, duke i cilësuar si të pavërteta.Sipas tij institucioni do të jepet me koncesion, por punëtorëve do t’u garantohet vendi i punës pavarësisht të gjithave. “Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare.…

Read More

Nga Dashamir Bicaku Përhapja e pandemisë së virusit COVID- 19, që prej fundvitit 2019, veç dëmeve shëndetësore me mbi 2 milionë të vdekur nga 100 milionë persona të infektuar. Shumë të tjerë luftojnë me virusin e parecedentë që solli çrregullimin e jetës shoqërore, ekonomike, politike, sportive e kulturore në të gjithë botën. Stadiumet, kinematë, muzetë, baret restorantet aktivitetet sportive e kulturore mbeten të të heshtur. Fatura ekonomike vijon të rritet në shifra të frikshme ndërsa masat shtrënguese, nisja e vaksinimit të popullsisë, përçojnë shpresën kur virusi të jetë larguar, njerëzit do rikthehen gëzueshëm jetës normale, por jo edhe pa pasoja.…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi u përgjigj nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë kandidate në Durrës apo jo. Ekonomi tha se ende nuk është marrë vendimi, por ajo u shpreh e gatshme për të kandiduar kudo. Pjesë nga intervista në Vizion Plus -Jemi 4 muaj larg zgjedhjeve, do të jeni sërish kandidate në qarkun e Durrësit? Unë shpresoj të konfirmohet së shpejti, unë do të jem e gatshme kudo që të jetë nevoja për të kandiduar. -Sa synoni që të merrni në Durrës tashmë që keni edhe një ish ministër të LSI? Ne si forcë politike duam…

Read More

Gazetarja e ABC Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, të ftuara në emisionin Log. me Endri Xhafon janë përplasur në lidhje me bashkëpunimin e tyre me partinë Demokratike apo Socialiste. Topalli ka akuzuar gazetaren se pyetjen e ka marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga ana tjetër Konomi i ka treguar Topallit se nuk është e ndikuar dhe nuk merr mesazhe nga askush. Për sigurinë e saj gazetarja ka kërkuar që Topalli të marrë dhe të kontrollojë celularin e saj. Ndër të tjera mes të ftuarës dhe gazetares së ABC ka vijuar debati për një…

Read More

Anëtari i Akademisë së Shkencave Petraq Petro është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta mbrëmjen e sotme. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave përmes një njoftimi në rrjete sociale. Njoftimi i Akademisë së Shkencave: Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike akad. Petraq Petro Petraq Petro, anëtar i Akademisë së Shkencave që nga viti 2008, profesor i njohur, matematikan, u nda nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme. Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta anëtarëve të saj, familjes së…

Read More

Rikthehen bandat që kërcënojnë tregtarët e Shkodrës me gjobëvënie. Kësaj radhe ata që duhet të pagujnë haraçin e përmuajshëm janë tregtarët e tregut ‘Rus’ siç njihet në Shkodër.Pikërisht këta tregtarë ankohen në Fiks Fare se persona që nuk përfaqësojnë asnjë institucion shtetëror apo privat, detyrojnë tregtarët shkodranë t’ju paguajnë atyre shuma të ndryshme parash me preteksin e mbrojtjes së dyqanit. Këto shuma variojnë nga 20-30 deri në 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse tregtarët nuk paguajnë, dyqani i tyre shkatërrohet apo digjet. Për këtë problem bashkëpunetorët e emisionit Fiks Fare shkojnë takojnë tregtarët në Shkodër. Gjatë bashkëbisedimit ata…

Read More

Nëna e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilët u vranë në një atentat më 27 Prill 2020, rrëfen se si e mësoi lajmin për vrasjen e dy djemve. Mes lotësh ajo tregon të gjitha lëvizjet e vëllezërve pak orë përpara se të ndodhte ngjarja. Spartak Koka: Përse keni heshtur në 9 muaj dhe përse nuk keni folur megjithëse janë thënë shumë gjëra për të afërmit tuaj? Motra: Pse kemi heshtur për 9 muaj nuk domethënë se çdo gjë që është thënë për vëllezërit e mi, familja e ka pranuar. Për arsye shëndetësore të familjarëve, të mamit dhe të babit, na…

Read More

Analisti Baton Haxhiu tha se Vetëvendosje në Kosovë e ka shtruar rrugën edhe drejt Shqipërisë. Sipas tij kjo do të ndodhë pasi Vetëvendosje do të ketë përpara shumë problematika dhe “mos-zgjidhja e tyre do të jetë arsye për të kaluar nga Shqipëria”. Krahas kësaj, Haxhiu tha se në Shqipëri ka vetëm një lider “të fuqishëm” duke nënkuptuar këtu kryeministrin aktual Edi Rama, që sipas Haxhiut mund ta katapultojë veten drejt mandatit të tretë dhe në anën tjetër nuk ka liderë në rritje. Ai e përshkroi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në diskutim dhe që mund ta zbehë udhëheqjen e partisë…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘Log’ ka komentuar bashkëpunimin e saj me Astrit Patozin. Topalli në fjalën është shprehur se janë akoma nuk ka një ndarje të qarqeve ku do të kandidojë por e rëndësishme është qëndrimi i përbashkët. Sipas saj pjesë e partisë së saj nuk do të jenë më emra të njohur që janë shkëputur nga PD-ja siç është Imami, Rusmajli, por do të jenë emra të tjerë. “Imami, Rusmali, Bode, etj, janë një ndër kolegët e mi më të aftë që ka pas politika, jo vetëm për eksperiencën por për vendimet…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se cilët do të jenë drejtuesit politikë në qarqe të partisë së saj në rrethe. Ajo u shpreh se në Vlorë do të jetë Luan Rama, në Lezhë Agron Tusha, në Shkodër do të jetë Agron Çela, në Fier Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi, në Elbasan vetë Monika Kryemadhi, në Durrës Elona Guri dhe Bahri Shaqiri, në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nona, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari.Për sa i përket largimeve nga partia e saj, ajo iu referua ikjes së Nasip Naços dhe…

Read More