Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama sulmon sërish BE-në: 500 mijë vaksina kundër COVID-19, sapo firmosëm me Pfizer

18:30 / January 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se sapo u firmos marrëveshja me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza kundër koronavirusit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe një herë tjetër kritikat kundër BE-së.

“Sikur e kemi paralajmëruar sot kuvendi do të votojë për finalizimin e marrëveshjes me Pfizer për sjelljen në Shqipëri të masës së parë të vaksinave. Ne kemi dakordësuar për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme.

Pse e them? Sepse qëllimi ka qenë të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit të vaksinimit, çmimi është fiks i panegociueshëm për asnjë nga vendet. 

Kjo vaksinë ka shtrejtësi në raport me të tjerat. Nga njëra anë ne kemi siguruar me marrëveshjen akses për doza të mëtjeshme në rast se do të gjykohet në vijim. Jemi në negociata qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë dhe një sërë shtetesh të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar nga sa duket edhe pse qoftë edhe në dukje nuk është një proces i lehtë. 

E keni ndjekur deklarimin e fundit të OBSH që ka folur për katastrofën morale për shkak të mos garantimit të barazisë së aksesit në vaksinim. Për ne që jetojmë në mes të Europës, rajoni jonë që nuk është pjesë e BE-së, nuk është e panjohur. BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.