Të pasurit një lëkurë plot shkëlqim, pa akne, njolla e shenja të moshës, është ëndrra e të gjitha grave, prandaj jemi të vëmendshme ndaj të gjitha këshillave që jepen për kujdesin ndaj lëkurës. Por jo të gjitha janë të vërteta dhe funksionojnë, prandaj sot po ju tregojmë për 6 praktika që nuk janë dhe aq të vërteta kur bëhet fjalë për rutinën e bukurisë. Një lëkurë e yndyrshme ju bën më pak të prirur ndaj rrudhave Është e vërtetë që një shtresë yndyre në lëkurën tuaj vepron si një pengesë për rrezet UV deri në një farë mase, por kjo…
Author: tirana
Disa javë më parë Noizy paralajmëroi se kishte gati një këngë të re, si diss për të gjithë ata që i janë kthyer kundër këto kohë. Reperi deklaroi se kënga do të mbante titullin “1 herë e mirë” dhe se do ju mësonte gjithë “armiqve” të tij se kush është ai. ““1 herë e mirë”. Titulli i këngës së radhës. Për të gjithë diss-at që më keni kushtuar. S’ja keni idenë sa ka me ju dhimt realiteti. Boni gati arkivolat vetë. ‘Na jena OTR’ s’ka qenë gjo domethënë. Konga shumë e gjatë se vetë i keni fajet m’keni bo 3000…
Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit në COVID 2 ku u zbulua një rast mashtrimi dhe korrupsioni me një paciente të sëmurë që ndërroi jetë më 25 dhjetor nga koronavirusi. Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal. Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila…
Në muajin dhjetor Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Për këtë arsye ajo u detyrua të qëndronte e izoluar, duke mos u shfaqur as në ekran. Fatmirësisht ajo e kaloi virusin në gjendje të mirë shëndetësore, por tregoi se kishte vetëm dhimbje të forta shpine. “Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, tregon Ellen asokohe. Së fundmi ajo është rikthyer sërish në ekran me spektaklin e saj dhe në nisje të tij ka folur…
Dashi Duket sikur jeni plot tension këto ditë. Deri të enjten situata do të mbetet mjaft e paqëndrueshme, këshilla është të mos nervozoheni. Demi Kjo javë ka të bëjë me një forcë të madhe që mund ta drejtoni drejt asaj që ju bën më të lumtur. Përdorni këto ditë për të realizuar projektet për të cilat keni menduar për disa kohë. Binjakët Fillimi i kësaj jave është pak i trazuar, duhet thënë se në këto 48 orë ekziston një gjendje tensioni dhe shqetësimi. Kjo ju bën pak nervozë por mos lejoni që të kushtëzoheni përndryshe rezultatet nuk do të vijnë.…
Orë pas ore, temperaturat do të shkojnë drejt pikës së ngrirjes. Nga mëngjesi i së premtes, rënia e temperaturave theksohet në çdo pëllëmbë të gadishujve Apenin dhe Ballkan. Temperatura disa gradë në zero do të mbërthejnë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut ku mesdita e së shtunës deri mëngjesin e së hënës do të ngrijnë thuajse 100% të territoreve shqiptare. Shtresat e dukshme të akullit nuk do të kursejnë as bregdetin ndërsa parashikohet që temperaturat të fillojnë normalizimin e tyre vetëm pas mesjavës tjetër.
Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm të Italisë po përballen me drejtësinë. Gjykimi i 355 anëtarëve të dyshuar të rrjetit të gjerë të krimit Ndrangheta, si dhe politikanëve, avokatëve, biznesmenëve dhe të tjerëve të akuzuar filloi në rajonin jugor të Kalabrisë më 13 janar. Ky konsiderohet të jetë procesi gjyqësor më i madhi për krim të organizuar në Itali pas më shumë se 30 vjetësh. Të dyshuarit po përballen me akuza duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash. Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të paraqiten në gjykim, i cili po zhvillohet në një…
Nga zhvillimet e ditëve të fundit kemi vënë re që shumë eksponentë të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke u bashkuar me PS-në. Po ashtu pas Nasip Naços, u përfol se edhe Vangjel Tavo së shpejti do ti bashkohet veprimit të Nasip Naços, për të kaluar në krahun e Edi Ramës. Por Tavo në një prononcim për “Standard”, e ka përgënjeshtruar, por me tone të ashpra ka denoncuar planin dhe tentativën e Edi Ramës për të përçarë opozitën e bashkuar nëpërmjet diversioneve të tilla të ulëta. “JO. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë…
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar sot se është e gatshme të bëjë koalicion me opozitën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por vetëm me një kusht, Lulzim Basha nuk duhet të jetë kandidati i opozitës për kryeministër. “Jam e gatshme të bashkoj votat me opozitën me një kusht, të mos ketë të korruptuar si kryeministër. Domethënë që Lulzim Basha nuk do të jetë kryeministër”, tha Topalli, e ftuar në Ditarin e A2. Megjithatë, Topalli tha se nuk ka ende një emër për kandidatin e saj për kryeministër. “Por kam një parim, të jetë i pa korruptuar dhe të dojë vendin. Duket…
Robert dhe Patris Berisha humbën pak ditë më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale. “Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij. Padyshim dhimbja që ka kapluar këngëtarin është e madhe. Ditën e djeshme ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së ëmës ku shihej në spital krah Renee, vajzës së tij. Asokohe ajo sapo kishte lindur dhe kjo foto është realizuar 6 vite…
Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut. Ai e rekomandonte atë për shumë trajtime të sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes. Një prej këtyre problemeve është kolla e cila është e mundimshme për rrugët e frymëmarrjes dhe të gjithë organizmin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji i ullirit zbut frekuencën e kollitjes duke lubrifikuar fytin dhe pakësuar nevojën urgjente për tu kollitur. Kura Më E Thjeshtë Dhe Efikase Kundër Kollës Vaji i ullirit përbëhet nga shumë antioksidantë, të cilët kanë aftësinë të shkatërrojnë radikalet e…
Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar pas skandalit të publikuar mbrëmjen e djeshme për sanitaren e cila hiqej si infermiere dhe i kishte marrë nën dorë 8 milion lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj e shtruar pasi ishte me COVID. “Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të…