Author: tirana

Presidenti në largim, Donald Trump, në një fjalim të mbajtur u shpreh se nuk i frikësohet dhe nuk është i shqetësuar në lidhje me amendamentin e 25-të që lejon kabinetin e tij ta heqë atë nga detyra, edhe kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët futën një rezolutë që shtyn zëvendëspresidentin Mike Pence të kërkojë dispozitë kushtetuese. Në një fjalim të Martën, presidenti Trump tha: “Amendamenti i 25-të është me rrezik zero për mua”. Ai shton se “mashtrimi i fajësimit është vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në histori”. “Tani është koha që kombi ynë të shërohet.…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Greqi. Epiqendra ka qenë në verilindje në Nafpaktos, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës. Lëkundja e fortë sizmike u regjistrua në orën 22:09 me orën lokale greke. Nga mediat greke deri tani nuk raportohet për dëme.

Read More

Genci Balla, imami i vetëshpallur. Ai ka lindur më 1979 në Librazhd, i martuar dhe me arsim të lartë. Ky person u akuzua dhe dënua për veprën penale të rekrutimit të personve për qëllime terrorise. Gert Pashja ishte një tjetër rekrutues i ISIS. I lindur në Peqin në vitin 1984, ai kishte mbaruar arsimine lartë dhe është i martuar dhe me dy fëmijë. Bujar Hysa i lindur në fshatin Bastar në Tiranë në vitin 1971. Me arsim të lartë dhe i martuar me katër fëmijë. Ai jetonte në Fushë-Mëzezë ku kryente dhe aktivitetin e tij. Edmond Balla i datëlindjes 1998,…

Read More

Ishte viti 2012 kur shteti islamik i njohur si ISIS bëri thirrje për t’u bashkuar me të persona nga e gjithë bota. Kësaj thirrje ju përgjigjën edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në rrugë të ndryshme, ata hynë në Siri dhe u bënë pjesë e Kalifatit Islamik. Këta persona udhëtuan në vitet 2012-2014, ku shumë prej tyre mbetën të vrarë. Vëllai Hasanit- Desha të pyesja për informacion për Hasanin e shkretë Bujari – Nuk kemi informacion, unë s’kam fol me djalin e tij,një informacion kështu ka qarkulluar por jo nga familja e tij, a kupton? Vëllai hasanit –…

Read More

Drejtoresha e ISHP, Silva Binon është shprehur se vaksina kundër koronavirusit duhet bërë nga të gjithë qytetarët. Në një lidhje me emisionin ‘Opinion’ Bino deklaroi se edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin duhet ta bëjnë vaksinën. Sipas Binos, arsyeja pse duhen vaksinuar edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin nuk kanë imunitet dhe nuk dihet se sa antitrupa kanë. ‘Edhe ata që kanë kaluar koronavirusin duhet ta bëjnë. Shumë persona që kanë kaluar koronavirusin nuk kanë nivel të konsiderueshëm antitrupash, nuk dimë sa mbrojtës janë këto antitrupa’, tha Bino.

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane, në seancë plenare, për lejimin e mitingjeve elektorale dhe të gjitha llojet e grumbullimeve të njerëzve, të ndaluara nga qeveria për shkak të pandemisë COVID-19. Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj. Shqiptarja.com e Rtv permes gazetarit Arsen Rusta mëson nga burime të sigurta se Gjykata Kushtetuese…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish për marrëdhënien jo të mirë me kryeministrin Rama. Ai u shpreh se ka më se 1 vit që nuk ka komunikim me kreun e qeverisë. “Kemi një kohë të gjatë, më shumë se sa një vit që nuk komunikoj me Ramën. Do të respektoj të gjitha institucionet e Shqipërisë, natyrshëm që u dëshiroj bashkëkombësve të mi shqiptarë që të ecin përpara në reformat e tyre dhe në zgjedhje”, tha Haradinaj për Ora News.

Read More

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthwë Palmer, i konsideroi një provë për demokracinë ngjarjet e ndodhura në SHBA në 6 janar. Ne nje intervistë ekskluzive për gazetarin Lutfi Dervishi, të transmetuar në emisionin “Përballë”, z. Palmer tha se zhvillimet e ditëve të fundit nuk janë arsye për të vënë në diskutim fuqinë e instucioneve demokratike të Amerikës. “Në SHBA ashtu si në çdo demokraci, demokracia vihet në provë. Në provë me të shkuarën, në provë me te ardhmen, në provë… U vu në provë në 6 janar, besoj se është e rëndësishme që askush, mik apo armik të vërë në…

Read More

Shpërthimi i një bombule gazi provokoi një tragjedi të mundshme, në një familje në Vlorë. Nga shpërthimi ka marrë flakë apartamenti ku ndodhi ngjarja në qytetin e Vlorës. Por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e flakëve në një kohë të shpejtë. Ngjarja ka ndodhur në katin e gjashtë të një pallati në zonën pranë xhamisë së qytetit, që njihet ndryshe edhe si “Omonia”. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Read More

Çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur! Tushe Dosti nga Fieri ankohet në emisionin Fiks Fare se edhe pse ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj, urdhër mbrojtje kanë përfituar dhunuesit dhe jo ajo. Sipas saj vjehrra e ka përfituar urdhrin e mbrojtjes pasi ka deklaruar në polici që kërcënohet nga nusja. Ndërkohë për emision Fiks Fare zonja Tushe tregon se dhunë fizike nuk është ushtruar vetëm kundrejt saj në familje, por edhe mbi djalin e saj të mitur. Dhe e gjitha kjo ka ardhur si rrjedhojë e mosdaljes nga shtëpia për të…

Read More

Ditët e fundit është përfolur se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes Greqisë dhe Turqisë. Arjan Çani tha në Open se e gjitha kjo është një komunikim, dhe PR në të mirë të kryeministrit Rama. “Media flet për Ramën, është qesharake të mendosh se do zgjidhet këtu konflikti në Tiranë, ky komunikim është nivel strategjik i niveleve të larta, që Shqipëria s’e ka njohur deri tani, këtë duhet t’ia njohim Ramës. Pra është një promo që ai i bën vetes. Por nëse dikush mendon se Turqia dhe Greqia do japin dorën në Shqipëri, është budallik. Shikoni…

Read More

Gjatë muajve të pandemisë, një pjesë e vjedhjeve u kryen me maskat anti-covid. Ky fenomen u praktikua më shumë nga të rinjtë. Ndërsa identifikimi i tyre është tepër i vështirë për punonjësit e policisë. Në 5 muajt e fundit të 2020, të paktën 20 vjedhje janë kryer në Tiranë nga personat që kanë përdorur maskën anti-covid si mënyrë kamuflimi. Në asnjë rast policia nuk ka identifikuar autorët. Ata kanë shfrytëzuar vendimin e Komiteti Teknik që e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës. Qytetarët kanë denoncuar në polici se, autorët u zinin pritë kryesisht në hyrjet e pallatit apo në rrugicat…

Read More