Author: tirana

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtarë të Newark, SHBA. Mediat e huaja raportojnë se një qytetar nga Kosova, është kapur me 40 kg suxhuk në aeroport. Ai është nxjerrë zbulur nga qeni i antidrogës i quajtur Kody, i cili ka nuhatur diçka të dyshimtë në valixhe. Kur stafi ekzaminoi vaklixhet, brenda saj gjeti 40 kile suxhuk. “Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,” shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve. Kosovari mesa duket i pavetëdijshmë ka…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund. Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe…

Read More

Partitë e koalicionit opozitar ende nuk kanë vendosur nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të paraqiten me dy lista apo një listë kandidatësh. Për Andi Bushatin opozita duhet të shkojë në zgjedhje me koalicion të përbashkët duke ruajtur identitetin. “E para se është një opozitë që ka djegur mandatet, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe ka marrë dy vendime radikalisht të forta duke u rrekur të na mbushë mendjen se jemi përballë një regjimi, regjimi luftohet me front”, tha ai. Kurse Baton Haxhiu mendon se PD dhe LSI e kanë të pamundur të bashkohen pasi kanë diferenca…

Read More

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve. Vajza e një zonje 55-vjeçare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj. “Në fund të Nëntorit, mami im është shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Skaneri të gjitha kanë dalë që ka qenë me Covid. Ia kemi bërë të gjitha në mënyrë…

Read More

Mjekët po zhvillojnë një provë klinike për të parë nëse një anti-depresant mund të ndihmojë të sëmurët me COVID-19. Studiuesit në Universitetin e Ëashingtonit të St. Louis janë duke rekrutuar 1,100 njerëz në fazat fillestare të COVID-19 për të provuar ilaçin fluvoxamine, i njohur gjithashtu si Luvox. Ndërsa një anti-depresiv mund të duket si një kandidat i vështirë për të luftuar COVID-19, një studim i vogël në nëntor tregoi se mund të ketë sukses me “anti-depresantët modernë”. Studiuesit po e kryejnë studimin në mënyrë jo dhe aq të zakontë, shkruan CNN. Ata po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve dhe…

Read More

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, më 20 janar. Pas raportimeve nga FBI se ka rrezik për sulme në Uashington, por edhe qytete të tjera të vendit, presidenti, pas një takimi edhe me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar. Si pasojë, në rrugët e kryeqytetit amerikan kanë mbërritur qindra trupa të Gardës Kombëtare. Deri në fundjavë pritet që të kenë mbërritur deri në 6000 personel ushtarak, ndërsa Pentagoni po mendon ta rrisë këtë…

Read More

Anulimi i europianit të futbollit këtë verë nuk është mes opsioneve të UEFA-s as në skenarin më të errët. Qeveria kontinentale e futbollit nuk ka ndërmend të fshijë nga kalendari Kampionatin për shkak të dëmit financiar që do të shkaktonte por gjithashtu për cenimin e rëndë që do ti bëhej librave të historisë, edhe pse në kushte pandemie. Euro 2020 u shty fillimisht në Mars të vitit të kaluar për shkak të shpërthimit të koronavirusi. Por, me pandeminë që shkakton sërish një frikë të madhe në të gjithë kontinentin dhe me vende të shumta në bllokim, ekziston shqetësimi se eventi…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thelluar për situatën politike në vend, ku ka paralajmëruar se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe i kapë të gjithë. Ngjela shpreh bindjen se një ndryshim i madh do vijë pas datës 20 janar. “Duhet të vazhdojë reforma në drejtësi që pastaj politika ti hapë udhën botës akademike shqiptare. Kjo botë jep leksione nuk ka hyrë në politikë dhe nuk ka fare refleks në opinion publik, shkencëtarë, filozofë nuk kanë rëndësi këtu në Shqipëri, të panjohur, nuk kanë rëndësi fare. Vjosa Osmani i vuri këta përpara, ndërsa kryeministri ynë…

Read More

Situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodër është përmirësuar pasditen e kësaj të marte, megjithatë efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen ende në terren duke ndihmuar në zona si ajo e Obotit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë përmes një statusi në Facebook një pasqyrë të gjendjes në vend.“Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj”, shprehet ministri Peleshi.Forcat e Armatosura po ashtu janë angazhuar edhe…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec. 55-vjeçari është nisur për në spital, por për shkak të plagëve të rënda të marra ka ndërruar jetë rrugës. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip…

Read More

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton të gjithë abonentët se ka pasur defekt në linjën 220 kV Elbasan – Fier të OST-së. Me anë të një postimi në rrjetet sociale OSHEE-së bën me dije se si rezultat i defektit, disa zona në qarkun Elbasan dhe Fier janë pa energji elektrike. Nga ana thuhet se OSHEE po punohet për të kthyer energjinë elektrike. Njoftimi i OSHEE-së: Defekt në linjen 220kV Elbasan – Fier të OST, disa n/stacione jashtë pune Ju bejme me dije se si rezultat I stakimit ne avari, te Linjes 220kV Elbasan – Fier te OST-se, sot…

Read More

Ditën e sotme është publikuar një rast jo i zakonshëm, ku një 30-vjeçar nga fshati Brekoc i Gjakovës, vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare i ka premtuar se do martohej me të dhe kështu ndodhi. Sipas “Express” adoleshentja pranoi që të kryente marrëdhënie seksuale me 30-vjeçarin, pas premtimit të tij. Ndërkohë, sipas burimeve nga Policia e Kosovës, i dyshuari nuk e kishte mbajtur premtimin, pasi ishte i martuar me dikë tjetër, ndërsa ngjarjen e ka denoncuar në polici nëna e 16-vjeçares. Gjithashtu, 30-vjeçari dhe vajza kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale disa herë, me premtimin se…

Read More