Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku vizitoi sot në Zall-Bastar disa banorë, ku një pjesë është e izoluar për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për të kaluar një urë të vjetër dhe të rrezikshme. “Jemi vetëm 15 km larg Tiranës, ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj investimi, nuk ka asnjë zyrtar të qeverisë. Dhe kemi një situatë ku 2000 banorë të fshatit Vilë që ndodhen në anën tjetër të urës, janë të izoluar. Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku kanë inspektuar situatën në Vlorë, pas përmbytjeve. Rama tha se pavarësisht reshjeve shumë të dendura, largimi i ujit ndryshe nga çfarë ndodhte deri para disa vitesh ishte i shpejtë. Ai tha se do të vijohet me 3 projektet e fundit që mbyllin zinxhirin e investimeve për kanalizimet dhe lehtësimin maksimal të ngarkesës së ujit në kohë reshjesh intensive në Vlorë. “Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive. Reshjet intensive përmbyt edhe Parisin. Në Vlorë kemi…
Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper i ka dërguar një letër Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka duke e përgëzuar për detyrën e re. Cooper vlerëson kontributin e Xhaçkës në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Letra: ZYRA E NDIHMËS SEKRETARIT TË MBROJTJES2400 MBROJTJA PENTAGONWAHINGTON, D.C. 20301-2400 Shkëlqesisë së saj Olta XhaçkaMinistër për Evropën dhe Punët e JashtmeTiranë, Shqipëri E nderuar Znj. Ministre,Në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes ShBA-së dhe Shqipërisë për më shumë se…
Ndonëse e refuzoi fillimisht Melisën në takim, Atdheu dukej qartë se u tërhoq jo pak ndaj saj në takim. Të përqafuar nën çadër, ndërsa dëgjonin shiun të binte, Atdheu dhe Melisa u shfaqën shumë romantikë, ndërsa po ashtu ishin dhe bisedat mes tyre. Ata surprizuan në kiminë që treguan me njëri-tjetrin. Dialogu: Melisa: Je fanatik? Atdheu: Jam territorial Melisa: Mos u zbërthe, se po ashtu të zbërthej vetë unë Atdheu: Po kam vapë. Si e do mashkullin ideal? Melisa: Dua të më mbajë me këmbë në tokë. Sikur po e teprojmë me romanticitetin Atdheu: Gocat vdesin për romanticitet, shyqyr që…
Një sherr mes të rinjve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Mamurras. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa përplasja ka ndodhur pas një konfliki të çastit mes dy të rinjve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave e kapjen e autorit.
Puntatën e sotme në “Për’Puthen” u publikua takimi romantik mes Atdheut dhe Melisës. Melisa u shpreh se gjatë gjithë kohës i vinte për të qeshur (çka e bëri Borën ta pyeste nëse mos vallë ishte kjo një shenjë që tregonte se ajo e pëlqente), ndërsa Atdheu deklaroi se kishte pak emocione. Gjatë bisedës në studio, ndërhyri Erlindi, i cili tha se vajzat “shkrihen pas Atdheut” dhe se nuk duhet të fokusohen vetëm në pamjen e tij të jashtme, por duhet të përpiqen ta njohin më thellë. “Je xheloz ti? Atdheu është i mirë, i bukur dhe më tërheq fizikisht”, tha…
Rita Ora do të rikthehet gjatë këtij muaji me një këngë të re të titulluar “Flame”. Projekti i artistes shqiptare thuhet se është shkruar nga Dan Smith dhe MNEK. 30 vjeçarja po përgatitet që të kthehet me këngën e re këtë muaj. Dhe është zbuluar se ajo ka punuar me krijuesin e ‘Happier’, dhe yllin e “Head & Heart”. Ky i fundit ka bashkëpunuar në tekste këngësh për Little Mix, Dua Lipa, Beyonce dhe Madonna. “Flame” është vendosur të shfaqet në “Twist”, film i cili do të publikohet më 29 janar. Në këtë film, krijuesja e hitit “Let You Love…
Masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës për COVID-19. Kjo ka qenë deklarata e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Report Tv. “Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e…
Puntatën e sotme u transmetua një takim që ndezi jo pak debate në studio, ai i Melisës me Atdheun. Fillimisht Atdheu e refuzoi Melisën, pasi ajo debatoi me Sindin për Muratin. “Merreni Muratin dhe ndajeni në gjysmë”, iu përgjigj ai Melisës, por pas sqarimeve të kësaj të fundit, ai më pas tha: “hajt, po pranoj”. Ndërkohë, në puntatën e sotme, Atdheu sqaroi gjithçka, ku tha se e kishte pritur një takim me Melisën, por nuk i pëlqen të jetë një alternativë. “Nuk e hedh dot poshtë, u nxor nga situata që tha “ke qenë i zënë”, se edhe unë e…
“Është hera e parë që Parlamenti Grek thirret për të votuar rritjen e territorit mbi të cilin ka sovranitet kombëtar, që nga viti 1947” ka deklaruar Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në fjalimin e tij në komisionin parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare, në diskutimin e projektligjit për zgjerimin e zonës detare të detit Jon. Qeveria i propozon parlamentit ushtrimin e së drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale në rajonin e Detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare”, ka thënë Dhendias duke shtuar se ky proces “do…
Aplikacioni është bërë një alternativë për njerëzit që nuk duan të qëndrojnë në platformën e grupit Facebook Inc. Pasi WhatsApp njoftoi ndryshimet në termat dhe kushtet e tij, mijëra përdorues kanë vendosur të migrojnë në platforma të tjera të mesazheve të çastit përmes internetit. Ndër të gjitha opsionet e disponueshme, është aplikacioni Signal që pa më së shumti rritje, një aplikacion amerikan i promovuar së fundmi nga biznesmeni Elon Musk, transmeton Telegrafi. Aplikacioni u formua në vitin 2013, kur një grup aktivistësh vendosën të ndalojnë korporatat që nuk respektojnë sigurinë dhe privatësinë e kompjuterit. Një nga aspektet kryesore që e…
Ambasadori BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se beson që negocitatat me Shqipërinë do të hapen gjatë presidencës protugeze në 6 muajt e parë të këtij viti. Në lidhje me tonet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj B.E.-së për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit në proçesin e vaksinimit, zoti Soreca tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i kryeministrit. Ambasadori i BE-së flet edhe për projekt-ligjin e debatueshëm “antishpifje” për median on-line, për të cilin ai beson se qeveria nuk do të përpiqet ta miratojë përsëri në parlament. Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, faleminderit…