Author: tirana

Zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, ka dhënë një deklaratë para prokurorit, kështu ka deklaruar kryeprokurori Special i Malit të Zi. Ai, siç thuhet, ka dhënë deklaratë lidhur me kërcënimet që i ka marrë përmes rrjeteve sociale. Katniq gjithashtu tha se po zhvillohet një hetim lidhur me deklaratën e Abazoviqit se dikush i ofroi para, për të cilat ai foli në emisionin Naçisto, raporton portali RTCG. Katniq nuk mund të thoshte nëse çështja specifike përfshinte korrupsion politik, por vuri në dukje se prokuroria do të kryejë të gjitha kontrollet dhe do ta hetojë çështjen deri në fund, pas së cilës do të përcaktohet…

Read More

Jona Shehaj u bë e famshme në rrjetin social “Tik Tok”, pasi bënte video ironizuese dhe humoristike. Ajo u bë edhe më e njohur pasi imitoi kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe videoja e saj u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama. E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se si i erdhi ideja që të imitonte Bashën. Jona Shehaj tha në emision se ëhstë habitur shumë që u bë aq e famshme dhe që ka marrë shumë mesazhe. “Video për Bashën lindi krejt natyrisht, këto patatet seç po më krijojnë, por e lash. Më pas iu riktheva…

Read More

Në ‘Air Albania’ kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino dhe Epidemiologia Erida Nelaj. Ato kanë prezantuar frigoriferin ku mbahen aktualisht vaksinat në ‘Air Albania’. Nelaj: Vaksina ruhet në frigoriferin -80 gradë dhe sillen këtu ditën që do të kryehet vaksina. Po dhe këtu kemi një frigorifer +2 +8, që mund të qëndrojë deri në 5 ditë po të jetë e nevojshme. Është i monitoruruar, janë dhe 2 flakonë Rama: Ky është frigoriferi ekstra Rama: Ky është frigoriferi ekstra për këtu në stadium. Bino: Kur të vaksinojmë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Komentuesi e pyet Ramën sa i kushton xhupi mocler, por kryeministri i përgjigjet me ironi që xhupi është i Manchester City dhe i kërkon që të mos bëhet si Paloka i PD qe Adidasin Y3 e kishte bere fletrrufe me Yamamoto. REPIKAT Qytetari: Po xhupi i kryeministrit mocler sa kushton Edi Rama: Dritan, Eshte xhupi i Manchester City vella, prandaj mos e bej edhe ti si ai Palokja i PD qe Adidasin Y3 e kishte bere fletrrufe me Yamamoto dhe bertiste sa mijera euro kushton! Se…

Read More

Kontrolli i qenit nuhatës të njësisë K9 e ka ‘fundosur’ një shqiptar që po udhëtonte drejt SHBA. Atij i janë gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur ilegalisht në aeroportin ndërkombëtar Newark të New York-ut, shkruan New York Post. Qeni nuhatës që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës. Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi…

Read More

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama është sërish i pranishëm në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku pritet që të fillojë vaksinimi i mjekëve kundër COVID-19. Kjo është dita e dytë e vaksinimit në vend dhe për sot janë parashikuar të bëhen vetëm 60 doza. Kujtojmë se dje fushata e vaksinimit për koronavirusin nisi të hënën në orën 15:00, ku edhe u vaksinua në transmetim live kryeministri Edi Rama, ndër emrat e njohur të stafit mjekësor, infeksionisti Pëllump Pipero, mjeku Tritan Kalo si edhe Najada Çomo. Gjithashtu u vaksinuan 50 mjekë dhe infermierët e parë të spitalit Infektiv dhe “Shefqet…

Read More

Debatet për avantazhet dhe disavantazhet e produkteve të bulmetit vazhdojnë prej shumë vitesh. Njerëzit ndahen në tre grupe: ata që janë në favor, ata që mendojnë se nuk duhet tepruar me to dhe ata që nuk ‘duan t’i shohin me sy.” Dobësim të kockave Qumështi është shumë i pasur me kalçium, proteinë, vitaminë D dhe minerale të tjera të dobishme për shëndetin e kockave. Nëse nuk konsumoni ushqime të bulmetit atëherë kockat tuaja do të jenë më të dobëta e duhet të gjeni mënyra të tjera për të mbajtur kokcat të forta.Ushqime të pasura me kalçium janë barishtet, lëngu i…

Read More

Korporata Elektroenergjitike po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2440 m3/s ose rreth 500 m3/s më të ulëta se sa mbrëmjen e djeshme, kur prurjet ishin 2900 m3/s, ndërsa shkarkimet janë sa 45% e prurjeve, konkretisht 400m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës. Sipas të dhënave të orës 08:00 niveli i liqenit të Fierzës llogaritet 288.42 m, I Komanit, 172.72 m dhe Vaut të Dejës 75.30 m. “Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë…

Read More

“Ivanka është e bindur se karriera e saj politike po kërcënohet dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin e saj”, tha një burim i afërt për Daily Mail. Bëhet me dije se Ivanka Trump po planifikon të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si President i Amerikës, për të shpëtuar karrierën e saj. Ky qëndrim i Ivankës nuk është mbështetur aspak nga Donald Trump, të cilit i kanë kthyer shpinën shumë anëtarë të partisë së tij pas sulmeve në Capitol. Sipas burimit, Trump i ka thënë vajzës se “është fyerje vetëm fakti që e mendon të…

Read More

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi sot se, gjendja në Lezhë pas reshjeve të shumta është përmirësuar dhe uji është tërhequr në disa zona “Lezha, ashtu si edhe disa pjesë të tjera të Shqipërisë ka pasur problematikë të rëndë prej reshjeve të shumta”, tha ai. Ai tha se, “gjendja është përmirësuar. Uji është tërhequr në disa zona, falë edhe ndërhyrjeve që kemi bërë ne”. “Na është dashur të ndërhyjmë në evakuimin e disa familjeve. Kryesisht familjeve në nevojë që kanë pasur dhe shtëpi të vjetra dhe për shkak të prezencës së ujit kanë qenë në vështirësi. Dhe të…

Read More

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se për krishtlindje i ka bërë një dhuratë ambasadores amerikane Yuri Kim, por që ajo ia ka kthyer. Ai tregoi se i dhuroi ambasadores 2 sumbulla të bëra me filigram, por ajo nuk ia ka pranuar për shkak se nuk ia lejon ligji amerikan.“Para Krishtlindjeve i çova ambasadores amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram, që kanë një cmim modest. Pasi e mori dhuratën dhe pasi më falenderoi, më çoi një mesazh ku tha se nuk mund ta pranonte. Pasi më coi një letër zyrtare, më thotë që nuk…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku është plagosur me armë zjarri një i ri. I riu i qëlluar me armë është Eduart Lekndreaj. Ai ka mbetur i plagosur nga të shtënat, teksa është qëlluar në afërsi të një lokali. Lekndreaj ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës se Thive.

Read More