Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, me përfaqësues të kompanisë turke që do të ndërtojë Spitalin e ri rajonal brenda 3 muajsh, e cila do të angazhojë 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës. Përfaqësuesit e kompanisë turke panë nga afër territorin ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit, një sipërfaqe në dispozicion prej 5 hektarësh, ngjitur me autostradën dhe me infrastrukturën e nevojshme të zonës. Kryeministri Rama tha se “sfida është shumë e madhe, siç mund ta kuptoni”. “Ju jeni ndër ata që kanë reputacionin e madh për zhvillimin e projekteve shumë sfiduese. Tani…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër dita do të fillojë shumë mirë por do të keni ndryshime humori që mund të prishin gjithçka. Për këtë arsye, jini të kujdesshëm edhe në dashuri. Në punë, rishikoni disa gjëra. Demi Një lajm i shkëlqyeshëm për ju nesër veçanërisht në lidhje me sferën e ndjenjave falë pranisë pozitive të Venusit. Sa për punën mundohuni të mos bëni shumë. Binjakët Vëmendje në dashuri nesër: në fakt dita do të jetë e dobishme, sidomos në…

Read More

Binjakët Binjakët marrin përsipër detyra dhe pastaj mendojnë se nuk janë mjaft të mirë për t’i bërë. Pavarësisht nëse janë të drejtë apo të gabuar, është sigurisht e vërtetë që ata ndonjëherë nënvlerësojnë potencialin e tyre. Kjo për shkak të dëshirës për të treguar se ata janë me të vërtetë të përgjegjshëm – nganjëherë ata marrin punë që mund të jenë shumë të mëdha për ta. Ata shqetësohen vazhdimisht se do të zhgënjejnë dikë. Ankthi i tyre është ai që i bën edhe pak hezitues ata. Virgjëresha Virgjëreshat me të vërtetë nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, kur ulen…

Read More

U zhvilluan on line “Takimi i donatorëve në Sektorin e Mbetjeve të Ngurta”, i cili u drejtua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf. “Situata e përmbytjeve në vend ka krijuar dhe një emergjencë përsa i përket sektorit të mbetjeve urbane dhe është ky momenti që na bënë të vlerësojmë se përpjekjet për ndërtimin e politikave të drejta në menaxhimin e mbetjeve urbane, përpjekjet për të menaxhuar ashtu si duhet situate në vend në një ditë si kjo kur lumenjt mbushen me shumë ujë e kur rreshjet e shiut janë kudo në vend, krijojnë…

Read More

Akademia e Shkencave e Shqipërisë çmon vlerësimet dhe mirëpritjen e rezultateve të studimit të saj dhe u përgjigjet disa pikëpyetjeve të ngritura rreth besueshmërisë së rezultateve të këtij studimi. Do habiteni sa e lehtë është! Si të largoni nga frigoriferi aromat e pakëndshme të ushqimeve? Njihuni me disa truke të thjeshta Duke u shprehur vlerësimet e saj ekspertëve imunologë dhe epidemiologë, mjekëve të vijës së parë të luftës kundër pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, intelektualëve dhe gazetarëve, që kanë çmuar vlefshmërinë dhe besueshmërinë e rezultateve të studimit të Akademisë së Shkencave për seroprevalencën e Sars-Cov-2 në popullatën e Tiranës dhe…

Read More

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkon takim për zgjedhjet e 25 qershorit partive politike. Në një njoftim dërguar selive të partive KQZ kërkon që takimi të zhvillohet nesër “Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”. Si orar për takimin KQZ-ja sugjeron orën 15:30.

Read More

Në fushë dhe jashtë saj, gjithçka shkon në mënyrën më të mirë për Milanin. Skuadra kuqezi vazhdon të kryesojë renditjen në Serie A, ndërsa infermieria po boshatiset dhe deri në dy javët e ardhshme trajneri Pioli pritet të ketë në dispozicion thuajse të gjithë grupin e lojtarëve. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit janë shumë aktivë në merkato dhe kërkojnë të forcojnë ekipin në misionin e vështirë për titullin kampion. Edhe çështjet e rinovimeve po marrin një zgjidhje pozitive. Pritet vetëm firma, por Gianluigi Donnarumma ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj Milanit. Palët kanë gjetur akordin, duke iu afruar shumë…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook deklaron se vaksina e mbërritur në Shqipëri kundër Covid është e rrethuar me hije dyshimi. Sipas tij, asnjë donator i botës demokratike, vend i BE siç thote Rama, kompani serioze farmaceutike, nuk do ta kërkonte kurrë këtë “fshehtësi” edhe ndaj «lypsarëve”. STATUSI I PLOTË 1-Dje ai e pranoi ate qe i kemi thene prej kohesh: “mos u bazo vetem te COVAX, kontrakto direkt me kompanite, lidhu me vendet e BE”, por fatkeqesisht tashti kemi humbur kohe, qe konvertohet ne Jete, Shendet e Ekonomi. Kur Shqiperise qe te mbylle kete proces…

Read More

Një protestë e dhunshme në Kosovë ka përfunduar me arrestime të zyrtarëve të njohur. Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. Gjatë protestës ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet. Ndërkohë, në disa pamje të publikuara, shihet se është arrestuar në mënyrë të dhunshme kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini.

Read More

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë vendimin më të fundit, ku ka vendosur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në DC përpara inaugurimit të Biden, shkruan Daily mail. Bëhet me dije se policia ka zbukuar tre komplote të tjera për të sulmuar Kapitolin në ditët e ardhshme – duke përfshirë ‘protestën më të madhe të armatosur që do të zhvillohet ndodnjëherë në tokën Amerikane’. Kjo lëvizje vjen ndërsa FBI paralajmëroi stafin e saj për kryengritje të mundshme në kryeqytetet në 50 shtetet përpara Ditës së Përurimit, veçanërisht nëse Trump hiqet nga detyra para se…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në sheshin “Agios Sostis” të Athinës, ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur. Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë dhe në Neos Kosmos. Ai është 54 vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij. Këto emra u janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare ku i është kërkuar informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë. Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë. Fillimisht autori…

Read More

Pfizer-BioNTech po planifikon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës së tyre kundër Covid-19 në 2021, duke rritur prodhimin e planifikuar më parë me më shumë se 50%. Lajmi u bë me dije nga Ugur Sahin drejtori ekzekutiv i kompanisë BioNtech. Sipas tij, rritja e prodhimit vjen jo vetëm për shkak të kërkesës, por dhe për shkak të mundësisë së nxjerrjes së gjashtë dozave në vend të pesë, nga secila shishkë e vaksinës. Vaksina e realizuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, ka rezultuar nga testimet se është 95% efektive. Ajo ka marrë miratim për përdorim në disa…

Read More