Kjo javë në “PërPuthen” duket se ka nisur mbarë, ndërsa Atdheu ka surprizuar moderatorin, Bora Zemanin dhe vajzat. Ai i dhuroi Zemanit një tufë me lule, për faktin se ajo ka patur edhe ditëlindjen pak javë më parë, ndërsa në pusulle i kishte lënë edhe një mesazh të bukur. “Urime ditëlindjen moderatorja më e bukur në Shqipëri”, kishte shkruar ai. Pas kësaj ai surprizoi edh vajzat, ku i dhuroi secilës nga një trëndafil të kuq.
Author: tirana
Mes Kleoniki Delijorgjit dhe Rezart Veleshnjas ka plasur keq sherri. Modelja e ka cilësuar Rezartin si “seksist, ofendues, djall, të patalentuar dhe pa asnjë vlerë humane”. Nga ana tjetër, aktori është shprehur se Kleoniki është e paaftë mendërisht dhe i ka kërkuar të mos dalë më në televizor sepse iu ngacmon plagët njerëzve. Ai i ka përmendur modeles të atin, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Ditën e sotme, Kleoniki ka publikuar një foto krah të atit në Instastory, duke shkruar se ai është i pafajshëm, i drejtë dhe ka…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se është njoftuar nga Japonia për një variant të ri të koronavirusit të zbuluar në vend. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili po fliste në një konferencë shtypi, bëri jehonë një deklarate nga ministria e shëndetësisë e Japonisë të dielën se kishte zbuluar një variant të ri të koronavirusit në katër udhëtarët nga shteti Amazonas i Brazilit. Varianti përmbante 12 mutacione, duke përfshirë një gjithashtu të gjetur në variante shumë të zbuluara në Angli dhe Afrikën e Jugut. Mutacioni britanik sipas ekspertëve është më i transmetueshëm, por jo më vdekjeprurës.
Dashi Të lindurit në shenjën e Dashit që kanë ndërmarrë projekte të punës gjatë javëve të fundit, tashmë kanë rastin t’i vënë në zbatim ato. Por jo pa u bërë ndryshime më parë dhe pa i shqyrtuar me imtësi. Në aspektin personal nuk pritet që hëpërhë të keni ndryshime madhore. Shenja juaj do të renditet në vend të tetë. Demi Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për ju. Prej kohësh po mendoni të bëni ndryshime në arredimin e banesës tuaj dhe me sa duket tani është momenti i duhur. Me Marsin dhe Hënën në shenjë do të…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme u takua me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë të Punëve të Jashtme Olta Xhaçkën. Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë, ndërsa premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrat e sapoemëruar të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka. Gjatë takimit të saj me Ministrin Peleshi, Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies midis…
Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë, gjatë ditës së sotme është ndalur energjia elektrike teksa mjekët ishin në mes të një operacioni. Ata kanë përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale me ndihmën e dritës së telefonit. Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj, ka treguar për Express se incidenti ndodhi sot rreth orës 09:30. Ai ka treguar se bashkë me kolegët e tjerë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses.
Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit, një zgjedhje kjo që ndezi debate në studio puntatën e kaluar, mes kësaj të fundit dhe Melisës. Në takimin e tyre të parë, Murati zgjodhi të ishte romantik duke i dhuruar Sindit një trëndafil të kuq. Në pjesën e parë të këtij takimi ishte Sindi ajo që “bombardoi” Muratin me pyetje, por ishte ky i fundit i rrëmbeu asaj një përqafim, me arsyen se kishte emocione dhe pak ftohtë. “Kisha pak emocione se ishte takimi i parë dhe kisha pak ftohtë. Më mirë është kur më pyesin sepse heq sikletin”,…
Reshjet e dendura të shiut nuk kanë kursyer as urën e Zogut në Milot e cila është edhe monument kulture. Nga prurjet e shumta të lumi, trasea e urës ka pësuar plasaritje dhe ka humbur rreth dy metra, të cilat kanë rënë në lumin Mat. Monumenti rrezikon të shembet plotësisht, teksa alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit. Ura e ndërtuar në 1927 është monument kulture, i mbrojtur nga shteti. Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin…
Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ka thumbuar me një postim në rrjetin e Instagramit. Para pak orësh Lori Hoxha ka publikuar një citim në story ku shprehej se as miqtë e saj më të afërt nuk i dinë punët e saj e jo më të tjerët. Postimi i Lorit: Lori njihet dhe si një ndër fashionistet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm, por dhe për stilin e saj ‘High Class” me të cilin frymëzohen mijëra vajza që janë ndjekëse të saj në rrjetet sociale.
Ardhja e vaksinës dhe përdorimit të saj ishte lajmi iI ditës për vendin tonë. Gjatë intervistës në programin ‘Abc e Pasdites’ moderatori Ermal Peçi e pyet Jozefina Topallin nëse do e bente edhe ajo vaksinën. “Do e bëja menjëherë, por s’më takon mua me e ba tashti. Do doja që ta bënin njëherë infermieret, mjekët, të moshuarit”, tha ajo. Në këtë moment të vështirë për të gjithë botën, edhe për familjen e Jozefina Topallit ka pasur muaj të vështirë nga muaji Shkurt deri në qershor të vitit 2020, por që tashme duken momente të kaluara.
Jozefina Topalli këtë të hënë ka komentuar marrëdhënien me Bashën dhe Berishën. Në rubrikën “Reflektim” Ermali e pyet në lidhje me dy figura shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. “Jeni po aq miq me Z. Berisha edhe pse nuk jeni në PD? Shkruheni ende?” e pyet Ermali në ABC. “Kemi bashkëpunuar bashkë për një periudhë të gjatë, absolutisht unë vazhdoj të ruaj po të njëjtin respekt dhe vlerësim për çdo gjë të mirë që ka realizuar. Sikurse nuk kam hezituar me thanë si atëherë dhe sot për gjërat që duhet të ishin bërë më mirë. Kurrë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e sotme. Mësohet se ka pasur përplasje të armatosur mes bandave kriminale në vendin e quajtur Ajos Sostis në lagjen Neos Kozmos të Athinës. Sipas informacioneve të para,ka një viktimë dhe një të plagosur. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.