Një rezolutë për shkarkimin e Donald Trump, për rolin e tij në dhunën e javës së shkuar u prezantua formalisht nga demokratët gjatë një mbledhje që u zhvillua mëngjesin e kësaj të hëne në Dhomën e Përfaqësuesve. Dokumenti e akuzon Trump për “nxitje të kryengritjes” dhe pretendon se ai ka inkurajuar në mënyrë aktive dhunën në Capitol Hill. Artikulli nënvizon disa deklarata false të Trump, përfshirë atë se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të 2020-s.
Author: tirana
Një ndër vajzat më të komentuara në “Përputhen” është Melisa Lleshi. Ajo është shumë e lirshme pasi është e mësuar me kamerat. Dikur ajo ka qenë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”, por jo vetëm kaq. Melisën e kemi parë dhe në një klip muzikor. Ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës “1 sekond”, nga Çartani.
Gjatë pushimit të kërkuar nga trupa e Kolegjit për të shqyrtuar kërkesën e tij për seancë të mbyllur të hënën, ish-Gjyqtari Alaudin Malaj u zgjat të shikonte në koridorin jashtë derës së sallës së gjyqeve të KPA-së për kamera dhe gazetarë. “A ka media?”, pyeti ai oficerin e gardës. Dhe si u sigurua me veten, që jashtë nuk kishte në dukje media që e prisnin, doli në koridor. Kujdesi i Malajt për mospraninë e mediave u duk që në fillim të seancës, kur në një fjalim me intonacion të lartë, në të cilin akuzoi disa personazhe publike dhe media të…
Ditën e sotme ka nisur në Shqipëri faza e parë e vaksinimit kundër koronavirusit, ku fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe më pas efektivët e policisë. E para që mori vaksinën ishte shefja e Infektivit Najada Çomo, ndërsa pas saj kryeministri Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.Por lajmi për fillimin e vaksinimit ka nxitur dy të moshuar të shkojnë me nxitim për në “Air Albania” ku po kryhet procesi i vaksinimit.Ata u ndalën nga një gazetare, që u tha se fillimisht do të ishin bluzat e bardha që do të vaksinoheshin, por çifti ishte i bindur se do…
Është ndër vajzat më të komentuara në Shqipëri, dhe jo vetëm. Kejvina Kthella, modelja e njohur, shpesh publikon foto në Instagram. Komentet për të janë të shumta, dhe pozitive. Sërish ka publikuar tre foto në rrjetin sociale, ku edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer. Format e saj dhe veshja janë komentuar nga fansat.
Thomas Strakosha është në shitje. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Italia, ku nga burime pranë Lacios është mësuar se klubi italian është gati ta shesë portierin nëse merr një ofertë të mirë nga klubet angleze që janë interesuar shpesh për të. Sipas portaleve pranë klubit lacial, rebelimi i Strakoshës pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë portierit shqiptar. Ky i fundit kishte hedhur dorashkat në tokë pasi kishte mësuar vendimin e Inzagit dhe kishte braktisur fushën stërvitore, duke shkuar direkt në shtëpi e deklaruar se kishte probleme…
Nëpërmjet një postimi që ka bërë FSHF pak minuta më parë, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se ditën e sotme është vendosur shtyrja e rifillimit të aktivitetit për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Ky vendim u mor për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë krijuar problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave. Vendimi i është komunikuar Sektorit të Garave në FSHF, që menjëherë ka bërë njoftimin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për shtyjen e javës së ardhshme të aktivitetit. Dje u luajt devolli-memaliaj që…
Kosova ka rrëmbyer edhe medaljen e dytë, këtë herë të bronztë. Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Kelmendi mposhti për të bronztën belgen , Charline Van Snick.
Edhe pse figura e saj është gjithmonë e përsosur, Jessica Alba pranon se ka qenë një periudhë kur ajo relaksohej dhe shtonte disa kilogramë Fjala është që të hani ushqimin të cilin trupi juaj e pëlqen dhe ndikon në mënyrë të volitshme në lëkurë dhe në gjendjen e gjithmbarshme të organizmit. Kjo mënyrë e ushqimit nuk nënkupton numërim të kalorive, por zgjedhje të duhur dhe kombinim të artikujve ushqimorë. Smoothie Duke bërë një smoothie të pasur dhe të shëndetshëme në mëngjes, ju do të mbushni trupin tuaj me lëndë ushqyese të pasura, do t’i jepni energji të mjaftueshme për të…
Kapsllëku është një problem i zakonshëm që nuk na pëlqen ta diskutojmë, por që kërkon vëmendje të menjëhershme. Ajo mund të çojë në probleme shëndetësore të tilla si hemorroide, çarje anale dhe çrregullime urologjike. Disa nga shkaqet e zakonshme të kapsllëkut përfshijnë mos pirjen e mjaftueshme të ujit, mos ngrënien mjaftueshëm fibra dietike, sindromën e zorrës së irrituar, stilin e jetës së ulur, shtatzëninë, disa ilaçe, goditjen në tru, diabetin etj. Pra, nëse i shmangeni takimit me një mjek, atëherë mund të provoni këto lëngje për të shpëtuar nga kapsllëkun. Lëng ananasi: Ananasi është një frut që është i mbushur…
Walter Isaacson, ish-redaktor i “Time”, autor librash mbi modifikimin gjenetik dhe një nga vullnetarët e parë të vaksinës së Pfizer, ka sqaruar se si funksionojnë vaksinat e reja dhe avantazhet që kanë ato ndaj vaksinave tradicionale. “Deri vitin e kaluar, vaksinat nuk kishin ndryshuar shumë nga njëra-tjetra për më shumë se dy shekuj, të paktën në koncept. Vaksinat bazoheshin në idenë e ekspozimit të pacientit ndaj një faksimileje të një virusi të rrezikshëm, për të përgatitur sistemin imunitar të personit. Kështu, trupi prodhon antitrupa që, ndoshta për vite me radhë, lufton infeksionin. Pandemia e vitit 2020 do të mbahet mend…
Protagonistët e emisionit “Përputhen” janë shfaqur në një mënyrë më ndryshe. Në Instagram së fundi po qarkullojnë fotografi në të cilat shohim se si do të dukeshin djemtë e emisionit në rast se do ishin vajza. Një faqe në Instagram ka publikuar fotot dhe në të njëjtën kohë iu ka venë emrat dhe profesionin e tyre. Këto postime po bëhen virale në rrjete sociale dhe morën pëlqime dhe komente të shumta. Komente nga më të ndryshme por më shumë me të qeshura. Ndryshe, protagonistët e fotografive ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë veprim.