Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimeve në Athinë me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis si dhe ministrin Nikos Dendias. Përmes Twitter, shefi i qeverisë shqiptare publikon foto nga bisedat, teksa shkruan: “Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”.
Author: tirana
Moderatorja Bora Zemani, muajt e fundit është vendosur në qendër të vëmendjes duke qenë se moderon një nga emisionet më të shikuara të momentit “Për’puthen”. Kjo i ka sjellë asaj shumë ndjekës e përkrahës në rrjetet sociale. Edhe pse askush nuk e ka vënë re, dikur Bora Zemani ka marrë pjesë në videoklipin e Ermal Mamaqit dhe Dr.Florit, të titulluar “Do të vi të dielën”? Kjo këngë është publikuar 7 vite më parë dhe Bora është pjesë e videkolipit të ndërtuar plot nota humori.
Anna Kauri, një nga konkurentet e emisionit ‘Përputhen’ ka zbuluar pak më shuëm seç duhet në puntatën e fundit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, Anna teksa komente e revoltuar në studio, ka ‘harruar’ që është veshur me fustan dhe ka hapur këmbët. Në ato momente, të gjithë djemtë që kishte përballë, dhe e gjithë audience nga televizori mundi të shihe pjesët intime të vajzës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se duke filluar që nga e hëna, më 11 janar 2021, inspektorët e verifikimit në terren do të jenë të pajisur me kamera regjistruese. Kësisoj do të bëhet e mundur regjistrimi i veprimeve të kryera gjatë verifikimeve në terren në vendushtrimet e aktiviteteve të Tatimpaguesve. Kjo nismë do të ndërmerret në mënyrë që të përmirësohet sjellja dhe mes AT dhe tatimpaguesve, rritja e transparencës etj. Nisma që do të nisë në fillim të javës së ardhshme ndërmerret në kuadër të masave të marra kundër informalitetit në Ekonomi.
Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë. Vlashenti ka publikuar në Instagram një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan të gjithëve. Uroj qe ky fundvit t’ju gjeje me zemren dhe syte plot dashuri. Gjithçka tjeter do të behet me mire 💜@dojnamema”- ka shkruar ai. View this post on Instagram A post shared by Vlashent Sata (@vlashentsata) Dy zogjtë e dashuruar sigurisht që e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve, gjithashtu në shoqërinë e familjes…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Greqi, ndërsa ditën e sotme homologu i tij Kyriakos Mitsotakis ka organizuar një drekë në shtëpinë e tij për kreun e qeverisë shqiptare. Në pamjet që kanë publikuar mediat greke, në drekë ndodhen Edi Rama, Mitsotakis, Nikos Dendias dhe Eleni Sourani, ish-ambasadore e Greqisë në Shqipëri, aktualisht Drejtore e Diplomacisë në zyrën e Kryeministrisë helene.
Pink është e martuar prej 15 vitesh me Carey Hart dhe lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë me vitet. Ndërkohë që shumica e lidhjeve të shoëbizit nuk zgjasin shumë, Pink dhe Carey kanë luftuar fort për të ruajtur marrëdhënien e tyre. Si sot para 15 vitesh ata kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre dhe Pink ka zbuluar sekretin e një martese të lumtur dhe kaq jetëgjatë. Këngëtarja e njohur ka postuar në Instagram disa nga fotot më të bukura, që ka realizuar ndër vite me partnerin e saj. Ajo e ka uruar për 15-vjetorin e martesës dhe…
Nga Adriatik Doçi Deputeti socialist Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i famshëm edhe për simbolikën e “Çantës së zezë”, në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, shkruan se Sali Berisha ka qenë i infiltruar i USD-së së ish-Jugosllavisë, shërbimit sekret famëkeq të Beogradit si dhe i besuar i Millosheviçit, i cilësuar si ‘kasapi i Ballkanit’, i cili ndërroi jetë në burg, i dënuar me masakrat në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci. Braho shkruan se në një kohë kur Millosheviçi po masakronte shqiptarët në Kosovë dhe po kryente gjenocid, Sali Berisha i shpalle luftë UÇK-së dhe deklarohej kundër marrëveshjes…
Kreu i vaksinimit të stafit spitalor në Cosenza ne jug te Italise, Lucio Marrocco, ka vrarë veten mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij, në të cilën jetonte me familjen. Ngjarja ishte shokuese për qytetin e vogël të rajonit të Kalabrisë dhe për spitalin ku punonte, ku mjeku drejtonte shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit për kolegët e stafit mjekësor. Marrocco, i martuar me një kolege mjeke, ishte 56 vjeç dhe drejtonte njësinë operative për vaksinimet e stafit mjekësor në spitalet e Cosenza e Rogliano. Mediat lokale shkruanin se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni,…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër nuk do të jetë më e mira për ju, veçanërisht në lidhje me dashurinë, prandaj përpiquni të qëndroni larg polemikave. Mundohuni të bëni minimumin por mos u dekurajoni: lajmet e mira do të vijnë në punë nga 12 janari. Demi Po përjetoni një fazë acarimi ndaj shumë njerëzve. Mundohuni të shtyni takimet për javën e ardhshme, projektet do të marrin hov. Së shpejti dashuria do ecë mirë. Nga 13 janari, Venusi i favorshëm do…
Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të policisë greke. Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët emrat e të cilëve nuk janë publikuar dyshohen se kanë grabitur një mjet dhe një kasafortë në zonën e Vironas. Mediat shtojnë se shqiptarët kanë hyrë në një zonë banimi në Virona dhe kanë grabitur një makinë tip BMW X5 dhe një kasafortë. Mësohet se dy grabitësit janë ndjekur nga policia por gjatë këtij momenti ata kanë braktisur mjetin dhe kanë tentuar të ikin por që nuk ja kanë dalë dot. Makina e vjedhur dhe kasaforta iu dorëzuan personave që u…
Prurjet ujore të lumit të Gjadrit kanë arritur mbi 1000 meter kub ujë në sekondë, dhe shumë të rrëmbyera. Një banor i zonës shkruan në rrjetet sociale se gjysma e prurjeve ujore të këtij lumi shkojnë në kolektoret e Drinit për në Lezhë, ndërsa gjysma tjetër i bashkohet Drinit tek ura në hyrje të Vau Dejës dhe përfundon tek Ura e Bahçallekut. Janë pikërisht prurjet e Gjadrit me burim në malet e Mirditës, që e kanë rritur nivelin e ujërave në rajonin Shkodër-Lezhë, pasi HEC-i Vaut të Dejës me rreth 800 meter kub ujë në sekondë si nga prodhimi ashtu…