Prurjet ujore të lumit të Gjadrit kanë arritur mbi 1000 meter kub ujë në sekondë, dhe shumë të rrëmbyera.
Një banor i zonës shkruan në rrjetet sociale se gjysma e prurjeve ujore të këtij lumi shkojnë në kolektoret e Drinit për në Lezhë, ndërsa gjysma tjetër i bashkohet Drinit tek ura në hyrje të Vau Dejës dhe përfundon tek Ura e Bahçallekut.
Janë pikërisht prurjet e Gjadrit me burim në malet e Mirditës, që e kanë rritur nivelin e ujërave në rajonin Shkodër-Lezhë, pasi HEC-i Vaut të Dejës me rreth 800 meter kub ujë në sekondë si nga prodhimi ashtu dhe shkarkimet, deri tani nuk përben rrezik.
Nëse vazhdon me këtë intensitet, pritet që situata të dalë jashtë kontrollit dhe të ketë përmbytje të mëdha.
