Author: tirana

Në kushtet atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë që po shoqërohen edhe me përmbytje, nuk mungojnë as ‘çmenduritë’. Mes shumë pamjeve të publikuara ditën e sotme spikat ajo e një të riu në Gjirokastër, i cili zgjedh të shijojë përmbytjen duke bërë not në shi. Pamjet vijnë nga Derviçani, aty ku fusha e futbollit u shndërrua në një mini-liqen si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun e Gjirokastrës dhe të gjithë vendin gjatë orëve të fundit.

Read More

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka dalë në tërren për të monitoruar situatën problematike të shkaktuar nga moti i keq në disa zona të vendit. Ekonomi ka thënë pak më parë se në Durrës janë nën pushtetin e ujit për shkak të reshjeve, rreth 450 hektarë tokë. Problematike sipas saj është dhe situata në Lezhë. “Duke qenë se Drejtoritë e Ujësjellës-Kanalizimeve janë të organizuara në të gjithë vendit, një drejtori që ka pasur problematik është ajo e Lezhës. Situata është në monitorim. Në Durrës sipërfaqa ku ka dalë ujë, është 450 hektarë. Nuk ka informacion ende për sipërfaqe të mbuluara…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë,ku ka nisur takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe në vazhdim do të ketë një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis. Mësohet se zoti Rama vjen në Athinë me një axhendë të gjerë bisedimesh dypalëshe,ku lufta kundër covid 19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve tona,do të jenë kryeradha e saj. Top channel ka mësuar se kryeministri Rama, ka siguruar një sasi vaksinash,të cilat Athina zyrtare do ja vërë vendit tonë për të mbështetur sadopak në luftën kundër covid. Kjo ndihmë e Athinës konsiderohet jetike,pas refuzimit të vendeve…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. “Një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca”, tha Xhaçka. Xhaçka theksoi se gjatë takimit me ambasadorin Soreca u diskutua mbi procesin e integrimit, ku siç bëri të ditur ajo ky do jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik. “Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë…

Read More

Sulmet ndaj Saimirit të ‘Love Story’ nuk mungojnë nga vajzat e larguara nga ky spektakël. Së fundmi Silvana publikoi edhe disa prova ku tregonte bisedat e Saimirit me të dhe dy vajza të tjera, të cilat ai i fton në vilën e tij. Pas Silvanës, Kejdës e vajzave të tjera, ka reaguar edhe Vivieni, e cila siç dihet u largua me debat nga “Love Story”. Vivien tregon se Saimiri i ka shkuar në palestër dhe i kanë parë bashkë. Ajo tregon se ashtu si vajzat e tjera, edhe atë e ka ftuar në vilë. “Atëherë shoh që shumica e pyetjeve…

Read More

Detaje të reja nga operacioni antikanabis i SPAK në Skrapar. Efektivi i policisë Astrit Duro dekonspiroi operacionin. Mësohet se sapo ka përfunduar mbledhjen ai ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën, raporton Report tv. “Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhduku sa më parë tërë natën! Nepër për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Read More

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e mirë se vaksina anti-COVID jep efekt edhe ndaj mutacioneve që pëson virusi, përfshirë dhe atë që është përhapur së fundi në Angli. Sipas epidemiologut çdo virus mund të pësojë ndryshime, dhe strategjia që ndoqi Britania e Madhe për izolimin është e gabuar, dhe se nuk është provuar që virusi i ri është më i rrezikshëm. Alimehmeti shton se ku variant virusi ka qenë i pranishëm në Britani dhe në Itali shumë muaj më parë nga sa është raportuar në mediat. Postimi i plotë i Alimehmetit: “Asgjëje në jetë nuk duhet t’i frikësohemi,…

Read More

Kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, thotë se Edmond Zotkaj nuk është kushëri i tij dhe nuk ka asnjë lidhje me të.  I dyshuar për shkak të mbiemrit të njëjtë, kryebashkiaku tha se Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komune. Sot, SPAK ka lëshuar 23 urdhër-arreste për disa oficerë policie në Skrapar dhe zyrtarë të administratës, të akuzuar për drogë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Mes tyre ishte dhe Edmond Zotkaj. “Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri.…

Read More

Pas largimit nga LSI të Nasip Naços dhe Lefter Kokës, Monika Kryemadhi është përpjekur që t’ia kthejë PS me të njëjtën monedhë. Në takimin e zhvilluar në njësinë 8 të kryeqytetit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar afrimin më të ri, atë profesorit të njohur, Petrit Bare. “Platforma dhe mbështetja e LSI-së ka qenë për jetën akademike universitare tërë kohën. Luftë për ligjin e pazbatueshëm nga Universiteti, sepse unë kam qenë dekan për 17 vjet, pedagog 50 vjet dhe vazhdoj të jem akoma në jetën akademike dhe mbështetjen ja ka dhënë vetëm LSI-ja”, tha Bare në këtë takim. Kryemadhi…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zbuluar për mediat se blloku ka arritur një marrëveshje tjetër me Pfizer duke siguruar edhe 300 milion doza të reja. Von der Leyen tha se 75 milion nga kjo porosi më e re do të ishin në dispozicion nga tremujori i dytë i vitit, pjesa tjetër në tremujorët e 3 dhe 4. “Ne tashmë kemi një kontratë, kështu që nuk do të ketë negociata të gjata, dhe do të krijojë një vrull shtesë për vaksinimin në Evropë, “tha Von Der Leyen. Vaksina Moderna nga ana tjetër mund të fillojë të përhapet…

Read More

Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka spikiatur në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, ku me vlerat dhe vokalin që e karakterizon fitoi simpatinë e publikut. Ndër vite ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, duke u shpërblyer me çmime. Por, prej 12 vitesh ajo punën në Kuvendin e Shqipërisë, por sa herë e sheh të arsyeshme i krijon vetes mundësi për të gjetur një ekuilibër mes punës dhe muzikës. Rosela ishte e ftuar sot në “Ëake Up” ku foli për këtë pozicion që mban prej kaq shumë kohësh. “Mendoj se puna më ka mbajtur aty. Unë nuk jam një person apo…

Read More

Serialit të famshëm ‘Simpson’ i ka dalë më saktësi çdo parashikimin dhe fansat e fiksuar ndaj këtij seriali tashmë janë fiksuar ndaj një tjetër episodi, i cili tregon fundin e botës në ditën e përurimit të Joe Biden si President i SHBA. I njëjti episod parashikoi edhe trazirat në Capitol, pasi mbështetësit e Trump u futën në Kongres për të ndaluar certifikimin e fitores së Biden. Episodi i ‘Simpson’ tregon fatin ogurzi të Amerikës, pasi Homeri nuk arriti të jepte votën e tij vendimtare. Homerit i kërkohet nga Lisa “Të kujtojë gjithçka të keqe për katër vitet e mëparshme”, para…

Read More