Author: tirana

Sarah Bingham, nëna e dy fëmijëve që kanë nevojë për transplant veshkash është në dilemë se cilin prej tyre të ndihmojë, pasi mund të dhurojë vetëm një organ. Djali i saj Noah, 20 vjeç dhe vajza Ariel, 16 vjeç, kanë të njëjtën sëmundje të rrallë gjenetike. Ata vuajnë nga nefronoftiza, e cila shkakton inflamacion në veshka. I ati i tyre, Darryl, ka një grup tjetër gjaku, kështu që nuk mund të jetë dhurues për fëmijët e tyre. E vendosur para zgjedhjes më të vështirë në jetë, Bingham, tha se edhe pse djali i saj është “shumë i dobët”, i nënshtrohet…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se PD dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.Sipas saj, kjo do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vetme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate. “Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta. Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.Me një listë,…

Read More

Gjykata e Lezhës ka liruar nga parburgimi 50-vjeçaren Vera Preka, të cilës me 19-nëntor të vitit 2020-të ju gjetën dhe iu sekuestruan 1.2 kilogramë të një lënde të dyshuar kokainë. Shurja e masës së sigurisë “Arrest në burg” e dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokainë, por lidokainë, një preparat mjekësorë, e cila nuk gjendet në tabelen e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me…

Read More

Doktori Ardjan Kellici dhe infermieri Zek Tataj, të qendrës shëndetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, kanë rrezikuar jetën gjatë ditës së sotme. Ata po udhëtonin drejt Vermoshit, kur në vendin e quajtur “Gropa e Selcës” janë goditur nga një ortek. Për pasoje, fuoristrada me të cilën ata udhëtonin ka përfunduar disa metër poshtë rrugës dhe mjeku, infermieri e drejtuesi i automjetit Pëllumb Mitaj, kanë disa plagë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pasi janë njoftuar, kanë ndërhyrë banorët e zonës duke i nxjerre nga fuoristrada e rrezuar dhe i kanë dërguar për ne spitalin e Shkodrës. Moti…

Read More

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe udhëtimi i tij ditën e nesërme drejt Greqisë, është komentuar nga mediat helene. ‘Kryeministri i Tiranës ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret ‘pasaportë Evropiane’ nga Athina, e nis atikullin Protothema.gr, e cila shkruan se vizita e Ramës në Greqi, pas asaj në Turqi, është ‘lojë me dy porta’. Protothema thekson se Rama është ndër aleatët më besnik të Erdoganit në rajon, ku nuk lë pa përmendur edhe faktin se Athina është e shqetësuar nga presioni i Turqisë ndaj Ramës për qëndrimin e tij për detin, ku më 20 tetor Rama…

Read More

Paga mesatare në Shqipëri është ndër më të ultat në Europë. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, paga mesatare bruto në vendin tonë fiksohej në 52.185 lekë në muaj. Neto, përkthehet në 43.934 lekë në muaj. Pra, kjo është shuma mesatare që ka në dispozicion në muaj një shqiptar mesatar për të shpenzuar, apo edhe kursyer. Në orë, me 174 orë pune në muaj, kjo pagë përkthehet në 252 lekë në orë. Për pagën minimale, me ndryshimin e ri, pagesa për orë pune fiksohet në 172 lekë. Sa…

Read More

Deputetja e PS dhe anëtarja e Komisionit të Politikës së Jashtme Elona Gjebrea deklaron se nëse PS fiton mandatin e tretë, do bëj çmos që të realizojë një vizitë presidenti i ri i sapo zgjedhur i SHBA Joe Biden. “Nëse fitojmë zgjedhjet, Biden do ta ftojmë të vizitojë Tiranën”, u shpreh ajo në HARD TALK. Sipas saj, një vizitë e Biden në Tiranë do ishte një shenjë mirënjohje për atë që ai ka bërë për çështjen shqiptare.

Read More

Pavarësisht eksperimenteve dhe efektshmërisë së lartë, sërish vaksina anti-Covid mbetet një pikëpyetje e madhe për fatin e zhdukjes së koronavirusit. Në “Ora News”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat anti-Covid pasi ende nuk dihet se sa efektive do të jetë vaksina.   Sipas tij, vaksina anti-Covid është e sigurtë dhe mund të japë efekte anësore por nuk shkakton sëmundje. “Kjo vaksinë që vjen tani nuk është virus i dobësuar. Janë proteina të virusit. Njerëzit duhet të dinë që vaksina nuk shkakton sëmundje. Në qoftë se do të ketë efekte anësore, është…

Read More

Kush je ti? “Zlatan Ibrahimovic, 39 vjeç”. Sigurisht. Këtë e dimë pak a shumë. Po kush jeni në të vërtetë? Keci nga periferitë suedeze, apo ylli planetar? “Unë jam ende ai djali i lindur atje, që bridhte botën me çantë në shpinë dhe i hyri një aventure të madhe”. Sepse kishte rënë në dashuri me topin. «Në fushën e futbollit jemi të gjithë njësoj. Në çdo cep të botës. Ti hyn, driblon, askush nuk të pyet nga vjen, djali i kujt je, cilat janë mendimet e tua, sa para ke në xhep. Je aty, provon, mjafton. Di si të luash?…

Read More

Apelit të presidentit, Ilir Meta që kërkonte nga Ministria, prefekturat dhe bashkitë në zonat me rrezikshmëri të lartë përmbytjeje ka marrë reagimin e Ministrisë së Bujqësisë. Është Ministrja, Milva Ekonomi që ka ftuar në takim drejtues të DRUK, që mbulojnë të gjithë infrastrukturën ujore në vend.Në takim, Ekonomi ka kërkuar prej tyre që të mos ndërpritet energjia elektrike, pasi në të kundërt do të kishte bllokim të ujit dhe rrjedhimisht edhe përmbytje.”Thirra në takim DRUK që mbulojnë të gjithë infrastrukturën ujore të vendit, për përballimin e kësaj periudhe intensive me reshje. Gadishmëri totale dhe koordinim me aktorët e tjerë lokal…

Read More

Nga Mero Baze Nëse doje të kuptoje se si po e përjetonte Tirana, atë që dje ndodhte në Uashington, mund të shikoje përpjekjet e sforcuara për të bërë humor, duke hequr paralele me situata të ngjashme në Shqipëri. Përpjekja kaps për humor, në shumicë vinte nga media të opozitës, të cilat tentonin t’i kujtonin “Ambasadës shqiptare në SHBA të bënte thirrje për qetësi” apo “të dënonte protestat” e fanatikëve të Trump-it. Duket se gjithë bateritë e tyre ishin të përqëndruara tek pesha e madhe që ka Ambasada e SHBA në vende si Shqipëria dhe tani t’i kujtonin asaj se nuk…

Read More