Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji. Drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien tha se programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta. “Ne na duhen rreth shtatë miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë”, tha ajo. “Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë…
Author: tirana
Koronavirusi mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore edhe te të rinjtë. Mjeku pneumolog Adrian Jorgji tregon se ka diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë edhe pacientë që ende nuk i kishin mbushur 20 vjeç.“Të rinjtë humbasin tek vigjilenca, neglizhenca dhe për shkak se Komuniteti shkencor-mjekësor ka thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë dhe nuk duhet të ketë ndonjë merak të madh për ta. Kjo nuk është kështu sepse për shumë muaj kam parë plot të rinj me shumë probleme. Po t’i referohemi Greqisë, mosha mesatare e të intubuarëve në reanimacion…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i një prej mjeteve. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti i keq. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Pas 3 vjetësh rishfaqen problemet në pallatin 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër. Sipas banorëve ka shkarje të tokës në pjesën e poshtme dhe çarje të betonit. Janë rreth 15 familje që banojnë në këtë pallat 5-katësh pranë të cilit ka pasur rrëshqitje toke nga shirat e ditëve të fundit, shkruan Ora. Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër në fillim të vitit 2018 bëri që banorët të braktisin pallatin që rrezikonte të shembej. Aso kohe, shkak për rrëshqitjen e dherave në lagjen “Punëtori” u pretendua se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.
“Për’Puthen” pasditen e sotme ka nisur me një debat të fortë mes Melisës dhe Mevlanit. Fakti që Melisa zgjodhi Elvisin për takimin e ardhshë, Mevlanit nuk i ka pëlqyer aspak dhe mendon se po luhet një lojë nga ajo. Ai e akuzon se ajo po gënjen se ka ndërruar mendim për Elvisin, pasi në ditën e parë e tha hapur se s’do të dilte kurrë me të. Ndërsa Melisa tha se njeriu mund të ndryshojë opinion për dikë kur shikon të mira tek ai person. Pjesë nga debati Melisa-Mevlan: Melisa: Je tu hy si pykë. Mevlani: Janë rrena. Melisa: Çfarë…
Nuk kishte si të mos mungonte një pyetje për marrëdhënien seksuale edhe në takimin e sotëm mes Elvisit dhe Melisës. Gjatë takimit Elvisi e pyeti nëse do të kryente marrëdhënie seksuale në takimin e parë dhe vajza dha një përgjigje pozitive. Ajo tha se nëse do ta ndjente e do të ishte mirë me të do ta bënte pasi nuk mund të kufizonte emocionet e ndjenjat. Biseda gjatë takimit të tyre: Elvisi: Do ishe dakord për seks në takim të parë? Melisa: Unë jam në mendimin që një jetë kemi, nëse mendohem mirë s‘them ky do të tallet me mua.…
Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ka bërë vaksinën kundër Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë, ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe spitalin në SHBA. “Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë COVID -19 # vaksinë për tu marrë në konsideratë. Është koha për ta mundur atë një herë e mirë”, ka shkruar Bleona. Ndërkohë më tej, këngëtarja është shprehur mirënjohëse ndaj bluzave të bardha, të cilët i ka konsideruar heronj. “Shërbimi juaj vetëmohues ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këto periudha të…
Analisti, Fatos Lubonja, deklaroi se kryeministri Rama dhe Erdogan duket se instrumentalizojnë njëri-tjetrin. Ai tha se Rama luan me dy porta, përpos se me Europën, edhe me shtetin turk. Në lidhje me pritjen madhështore që Erdogan i kishte rezervuar Ramës, Lubonja beson se lideri turk nuk e ka bërë për shkak se ka respekt për kryeministrin shqiptar, por se ka interesat e tij. “Unë jam për miqësinë me popullin turk, sepse ka traditë historike, qoftë feja myslimane ndikon. Kjo pritje nuk ka të bëjë me miqësinë e vjetër, por ka të bëjë me miqësinë e Erdogan dhe Ramës. Të dy…
Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia në Kakavijë, pasi u kap me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier, është gjetur një valixhe me 50.000 euro. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori disa vendime në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit, që janë në prag. Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift. Gjithashtu kaloi projektvendimi për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25…
Elez Gjoza, kryerat i federatës së Peshëngritjes dhe ish kryetari i njësisë administrative nr.2 në Tiranë, tha se largimi i Ilir Metës nga LSI pasi u bë president dhe koalicioni i dytë me PD-në dëmtoi këtë forcë politike, çka solli dhe rrjedhjet në mënyrë të vazhdueshme nga LSI, që kulmoi dhe me largimin e Nasip Naços një figurë kryesore të saj në Berat ditën e djeshme. Në një intervistë për Report Tv, Gjoza tha se sipas tij rrjedhjet do të vazhdojnë pasi mënyra e menaxhimit në parti nga Monika Kryemadhi nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta, të cilin e…
Drejtuesi dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, me anë të një postimi në gjigantin e rrjeteve sociale ka bërë të ditur se llogaritë e Donald Trump në kompanitë që ai ka në zotërim do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për një kohë të pacaktuar. Reagimi i Facebook, vjen në një kohë kur edhe Twitter bllokoi pjesërisht llogarinë e presidentit amerikan, me kushtin që disa postime të tij që konsideroheshin shkelje, të fshiheshin. Të mërkurën, ndërsa Kapitoli ishte “nën rrethim” presidenti Trump u bënte thirrje turmave nga rrjetet sociale që të ruanin qetësinë, por gjithsesi vijonte të theksonte se zgjedhjet…