Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë ku do të takohet me homologun grek Mitzotakis. Në një postim në Twitter, Rama ka treguar dhe temat e diskutimit që do flasë me kryeministrin grek. Mësohet se Rama mes të tjerash do të diskutojë “mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”. Rama në Twitter: Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes…

Read More

Aulona Musta, Isida Mollaymeri dhe Anila Kalleshi ishin të pranishme në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku biseduan mbi mënyrën se si duhet të mbash trupin në formë pas konsumit pa masë të ushqimeve gjatë festave. Si Aulona edhe Anila theksuan se duhet shumë vullnet për të arritur rezultatet që dëshirojnë me trupin e tyre. Rregullsia dhe vullneti i fortë në ndjekjen e dietave dhe ushtrimeve fizike është i domosdoshëm për të hequr kilogramët e shtuar, apo mbajtjen konstante të peshës. Po njëjtë tha edhe balerina Isida Mollaymeri. Kjo e fundit tha se për shkak të ndjekjes së…

Read More

Një denoncim i rëndë vjen nga bashkëshortja e një mjeku në Florida, e cila bën të ditur që burri i saj ndërroi jetë nga një çrregullim misterioz i gjakut vetëm disa ditë pasi mori vaksinën e Pfizer anti-Covid-19. Heidi Neckelmann u shpreh për Dailymail se mjeku Gregory Michael, 56 ‘shoku i saj më i mirë’ dhe partneri prej 28 vjetësh, ishte aktiv, i shëndetshëm dhe nuk kishte probleme shëndetësore para se të ndërronte jetë në 18 Dhjetor. Ai vdiq papritmas pasi zhvilloi një sëmundje të rrallë autoimune ku trupi vetëshkatërron trombocitet e tij, fragmente të vogla që ndihmojnë në mpiksjen…

Read More

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, bëri paraqitjen e 500-të për klubin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga). Messi në ndeshjen e javës së 17-të, shënoi golin e vetëm ndaj Huesca, ndeshje e cila ishte e 500-ta për të në ligë. Barcelona fitoi 1-0 ndaj Huesca. Me këtë ai arriti shumë afër rekordit të Xavi Hernandez i cili ka luajtur në 505 ndeshje për Barcelonën në La Liga. Ndërkaq, rekordi për futbollistin që ka luajtur në më së shumti ndeshje të La Ligas është ish-portieri Andoni Zubizarreta i cili ka veshur fanellat e Athletic Bilbao, Barcelona dhe Valencia…

Read More

Vaksina Pfizer/Biontech kundër COVID-19 duket se është efektive ndaj një numri të konsiderueshëm mutacionesh të virusit, sipas një studimi të laboratorit Pfizer. Ky studim, i cili ende nuk është vlerësuar nga kolegët e Pfizer dhe shkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Teksasit, tregon se vaksina është efektive në vrasjen e virusit me mutacionin e proteinave N501Y. Ky test është bërë në një mostër gjaku të marrë nga njerëzit që janë vaksinuar. Gjetjet e saj janë të kufizuara sepse nuk shikon të gjithë gamën e mutacioneve të gjetura në disa nga variantet e reja të virusit që përhapet me shpejtësi.…

Read More

Si pasojë e reshjeve të shumta të borës, zona e Kelmendit në Shkodër ka patur probleme të shumta. Nga stuhia e dëborës ka patur edhe orteqe, të cilat kanë sjellë dëme materiale. Orteku i i borës, gjatë natës ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës. Por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz pasi makina është ndalur nga një pemë. Nderkohë, si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike.

Read More

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksander Arvizu, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, pati 4 viktima dhe shumë të plagosur e të arrestuar. Sipas tij, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e fundit. Arvizu shtoi në një intervistë në RTV Ora, se kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëroi amerikanët. Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Ëashington? Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se të zgjedhurit e saj do të arrijnë të mbledhin më shumë vota se sa morën kandidatët që janë zgjedhur nga kjo forcë politike kur ajo nuk ishte kryetare. “Do sjellin më shumë vota, pasi nuk do jenë besnik të LSI-së dhe të Monikës, por të punësimit me paga më të mira për të rinjtë dhe të rejat, ndaj shkollimit më të mirë dhe besnikë ndaj premtimit të kthimit të shokëve dhe shoqeve në Shqipëri. S’ka nevojë të jetë besnik i Monikës. Nëse LSI nuk i qëndron besnik asaj që thotë, nuk ka çfarë…

Read More

I ftuar në “Politik On”, ish ministri i jashtëm Paskal Milo bëri një parashikim rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Sipas politikanit me eksperiencë, kushdo palë që do të fitojë, rezultati do të jetë i ngushtë. Sipas tij, kjo gjë do ta bëjë jetën politike dhe parlamentare në vend më shumë delikate dhe më të cënueshme. ‘Do të ketë një agresivitet në retorikën të grupimeve që do të garojnë dhe kryesisht midis dy-tre partive kryesore politike që tashmë dihen. Dhe rezultati, për nga mënyra se si po zhvillohen ngjarjet, dhe ato sondazhe duke u hequr subjektivizmin, rezultati do…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se të gjitha votat që do të dalin nga forcat e drejtuara nga Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli do të kalojnë në favor të Partisë Socialiste. I ftuar në “Opinion”, Vangjeli tha se referuar tregimit të mullixhiut, votat e tyre do të shkojnë në ‘shtratin’ e Ramës, dhe pikërisht ky i fundit do të jetë ‘mullixhiu i kënaqur’. Për vjehrrën dhe nusen e inatosur, Vangjeli tha se nuk e di kush janë. “Janë dy personazhe të rëndësishme, qoftë Patozi qoftë Zonja Topalli. Ata nuk do të bënin asnjë hap në favor të zotit Rama, e…

Read More

Vdekja e punonjëses së sigurisë në portin e Durrësit, Artineda Haskasa pasi u tërhoq nga një trajler, ka dëshpëruar familjarët dhe miqtë e saj. Në rrjet kanë nisur reagimet dedikuar saj, të cilat shprehin ngushëllimet dhe kujtojnë me mall 25-vjecaren, e cila nuk jeton më. “Ëngëlli më i bukur i parajsës, qofsh e xhenetit. Shpirti i motrës”, shkruan një e afërme e saj. Ndërsa një tjetër mik i saj shkruan: “U prehsh në paqe e dashur Artineda”. Edhe Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në faqen zyrtare në “Facebook”, për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Portin e…

Read More

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, ka thënë sot në “Open” se lidhur me çështjen e detit Shqipëria nuk duhet të shqetësohet, pasi nuk i cënohet hapësira detare. Vendosja e ishujve në det dhe në harta ka mangësira dhe ndaj ka probleme në diskutime dhe zgjidhje. Gonxhe duke komentuar vizitën e Ramës në Turqi e më pas në Athinë, tha se ne si shqiptarë duhet të ndihemi krenarë, dhe duhet ta marrim seriozisht një shtet si Turqia. Gonxhe: Unë mendoj që duhet ta shohim më ftohtë dhe më me dinjitet ftesën dhe pritjen madhështore në Turqi, dhe rolin e Shqipërisë, që pas…

Read More