Miriam Cani ka fituar shumë konkurse me këngët e saj brenda dhe jashtë vendit. Ajo kujton cili ishte triumfi i parë. “Ishte një konkurs në Hajdenberg, (Gjermani)organizohej nga qyteti dhe unë mora pjesë, isha 14 vjeçe. Për herë të parë kam fituar 300 euro”, tregon këngëtarja në një intervistë për “E Diell”. Miriami e kujton me nostalgji kohën kur jetonte në Gjermani dhe filloi të këndonte e të garonte për herë të parë. Këngëtarja foli më shumë për jetën private, kohën që i ka kushtuar këtë periudhë familjes. Ajo dhe Alban Skënderaj janë prindër të dy fëmijëve, Amel dhe Duam.…
Author: tirana
Trajektorja e Jacinda Ardern, nga lindja deri më sot, është një vijë e drejtë në ngjitje të vazhdueshme, e rrëfyer nga gazetat në të gjithë botën si një roman i jashtëzakonshëm. Në disa aspekte, sigurisht që është kështu. Megjithatë, ajo e Kryeministres aktuale të Zelandës së Re, e konfirmuar këtë vjeshtë në zgjedhje me 49.1% të votave, është gjithashtu historia normale e një gruaje, që është e lirë të shprehet dhe të drejtojë një vend. Të paktën, ajo që shumë dëshirojnë të bëhet: një shembull i një normaliteti të ri. Lindur në 1980, Ardern u rrit në Murupara, një qytet…
Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze. U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj. “Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi. Mirëpo duket se problemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit. Këngëtarja ka treguar sot se pavarësisht se kanë kaluar pesë muaj nga koha kur…
Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e dy vajzat të mitura 15 dhe 16 vjeç të cilat janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej dy ditësh. Bëhet me dije se për herë të fundit të miturat janë parë në në ‘Qytetin e Studentit’, Tiranë. Vajzat familjarëve u kanë thënë se do shkonin në shtëpinë e njëra-tjetrës për të uruar Vitin e Ri. Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa policia po vijon kërkimet. Ato kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe…
Dashi Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’iu duhet të vini rregull brenda jetës suaj, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Demi Do të keni ndikimin e favorshëm të planetit të Saturnit gjatë gjithë kësaj të hene. Me shumë mundësi do të vlerësoni më mirë disa ndryshime të rëndësishme në sektorin profesional. Binjakët Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj të hene. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’iu kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin bregdetar të Borshit në jug të vendit kanë rënë sasi të mëdha breshri, aq sa e kanë veshur të gjithë plazhin me një shtresë akulli, që e bën të ngjajë sikur ka rënë dëborë. Rëra në plazhin e Borshit është zbardhur e tëra vetëm nga koha e shkurtër që ra breshëri. Breshëri ka zgjatur rreth 20 minuta dhe si pasojë e tij janë shkakuar dëme të agrumeve në zonë. Në disa zona si Velipoja dhe Durrësi janë shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve e të disa shtëpive.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në ditën e saj të fundit në këtë detyrë ka zhvilluar një videokonferencë me ushtarakët në misionet paqeruajtëse dhe zyrtarë të lartë të NATO-s. Kjo konferencë online është traditë e përvitshme për çdo Vit të Ri, dhe Xhaçka e ka mbajtur këtë edhe në ditën e fundit të saj si ministre e mbrojtjes pasi nesër në parlament do të votohet si ministrja e re e jashtme. Ajo thotë se pavarësisht se nuk do jetë më në këtë detyrë do jetë një mike shumë e mirë dhe avokatja më e flaktë e FA. “Tek unë do…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 42-vjeçarit Vladimir Zvezhda në lagjen “5 maji” në Tiranë, nga kunati i tij. Sipas informacioneve për mediat, autori 34-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri. Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 34-vjeçarit. Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre. Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë…
Fakulteti i Histori-Filologjisë bën njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis mësimi online për studentët Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka zbuluar se me datë 5 janar do të nisë mësimi online. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka thënë më herët se mësimi për shkollat e mesme dhe 9-vjeçare do të nisë me 11 janar. Studentët nuk kanë mundur që të hyjnë në auditore këtë vit, për shkak të situatës së koronavirusit. Që nga fillimi i vitit akademik ata kanë zhvilluar mësim online.
Pierre Cardin është varrosur me një ceremoni private në Paris. Cardini i cili vdiq të martën në moshën 98-vjeç, është varrosur me arkivolin e zit ë zbukuruar me një shpatë të cilën vetë e kishte dizajnuar, tehu i saj i ngjante një palë gërshërëve të ndërthurura me syrin e një gjilpëre, një gishtëz dhe fijeve, shkruan BBC. Gjatë karrierës më shumë se 60-vjeçare, Cardin ka tërhequr sa përbuzje po aq edhe admirim nga disenjatorët e tjerë të modës për sensin e tij të zgjerimit të branshit. Ka lënë shenjë në pasarelat me anë të fustaneve të tija futuristike dhe prerjet…
Për disa ditë ekipet e shpëtimit kanë kërkuar një anije me 20 persona në bord që ishte nisur nga Bahamas për në Florida, por deri tani s’kanë gjetur asnjë gjurmë. Një kërkim tre ditor në ujërat midis dy vendeve ka qenë i pasuksesshëm, njoftoi të shtunën Garda bregdetare amerikane. Anija u nis nga ishullu Bimini i Bahamas ditën e hënë dhe kishte planifikuar që po atë ditë të mbërrinte në Liqenin Ëorth të Floridas, 80 kilometra larg. Kur anija nuk mbërriti, roja bregdetare u lajmërua dhe menjëherë nisën kërkimet nga të dyja vendet në një sipërfaqe prej 44,000 metra katrorë…
Një kamerë e fshehtë i është bërë moderatores Xhensila Pere. Moderatori Ronaldo Sharka bëri gjithë inskenimin që Xhensila të ishte e pranishme në studion e lajmeve për të folur për emisionin ‘2 botë’ por në fakt ajo do ishte pjesë e një kamere të fshehtë. Gazetarja do duhej të jepte lajmin se vëllai i Peres është arrestuar së bashku me një person tjetër pasi po transportonin një sasi të madhe lëndësh narkotike. Aty Xhensila mëson “live” se vëllai i saj është arrestuar me lëndë narkotike dhe sikur kishte pasur edhe përplasje me armë zjarri mes tij dhe Policisë se Shtetit.