Qeveria greke vendosi mbylljen totale të vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ditën e sotme u mor vendimi edhe për rihapjen e shkollave me 11 janar. Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsa ka thënë në një deklaratë për mediat se janë marrë masat për një hapje të sigurt të shkollave. Gjithashtu ai u shpreh se vendimi për bllokimin e vendit erdhi për të shmangur përhapjen masive të koronavirusit në prag të festave.
Author: tirana
Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik. Mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas. Situata në fjalë është regjistruar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë. Aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.
Pandemia qarkullon prej kohësh në Shqipëri dhe në të gjithë botën, vetëm jo ku ka socialistë. Djali i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Xhulio ka festuar ditëlindjen e tij të 22-të. Sipas disa pamjeve të siguruara nga JOQ, Xhulio fryn qirinjtë e tortës teksa miqtë i këndojnë këngën e ditëlindjes në shqip dhe në italisht. Më pas të gjithë dëfrejnë duke kërcyer me muzikë popullore shqiptare. Nga pamjet nuk duket qartë sesa persona janë mbledhur për të festuar dhe në cilën orë është zhvilluar festa e ditëlindjes. Megjithatë grumbullimet janë të ndaluara për shkak të masave shtrënguese që janë marrë…
Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albani 3. Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që fiton Hell’s Kitchen Albania. Rrugëtimi i saj drejt shpalljes fituese nuk ishte i lehtë. Çdo puntatë ajo ishte nën presioneve të mëdha të shefit, por edhe të kolegëve të saj. Erkiada pati një konkurrencë të madhe në grup, sidomos me Joanën të cilat në përplasje e sipër arritën t’i hidhnin pjatat njëra-tjetrës. Ky veprim e rrezikoi Erkiadën me eleminin. Por këmbëngulja, vullneti dhe profesionalizmi që e karakterizuan Erkiadën gjatë këtij rrugëtimi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë. Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selimaj është vetëplagosur me armë gjahu në banesë, shtetasi A.M., 37 vjeç. I ndjeri ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar të kongresmenit Eliot Engel për çështjet që lidhen me njohjen e Kosovës si dhe për Shqipërinë. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ lideri demokrat thekson se Engel ka dhënë kontribut në këto 3 dekada, duke e cilësuar një avokat të palëkundur. “Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u përgjigj se si Merkel po ashtu Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është surprizuar kur është krahasuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. E ftuar në emisionin “EXPULS”, Spiropali u pyet nëse në një botë paralele mund të ishte si Merkel në Gjermani. Socialistja u përgjigj se si Merkel po ashtu edhe Margaret Thatcher janë legjenda në politikë por shtoi se nuk i kopjon. “Nga Grida Duma tek zonja Merkel? Më erdhi papritur, nuk e prisja. Merkeli është një legjendë në politikë. Siç ishte legjendë Margaret Thatcher. Ato…
Nje aksident me pasoje vdekje eshte regjistruar ne aksin rrugor Kelcyre-Permet. Ngjarja ndodhi rreth ores 07:00. NJOFTIMI I POLICISE Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njohtohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer…
Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente. Fjolla zbuloi gjithashtu se Fisniku i ka propozuar për martesë dhe së shpejti ata do ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Në një intervistë për revistën Who, Fjolla tregon se po pret të rregullojë disa gjëra dhe do të mbajnë një dasmë të bukur. “Ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim”, u shpreh Fjolla. Këngëtarja tregoi se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen…
Leonora Jakupi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” në të cilin rrëfeu detaje të shumta rreth jetës së saj private e jo vetëm. Përmes këngëve të saj, këngëtarja zbuloi se ka gjetur njeriun e duhur dhe se shpreson që në 2021 të bëhet nënë. Nga ana tjetër ajo tregoi se me Nora Istrefin nuk flet dhe zbuloi edhe arsyen. “Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u…
Ditën e sotme moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C. Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca…
Policia e Tiranës ka prangosur 4 persona dhe ka marrë nën hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë. Një 52-vjeçar është prangosur pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një i ri, 25 vjeç, është kapur me kanabis. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 34-vjeçar me iniciale D.H., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua kanabis. Nën hetim janë dy edhe dy shokët e tij F.Sh dhe E.K, pasagjer në mjetin që drejtonte 34-vjeçari, dhe akuzohen për “moskallëzim krimi”. NJOFTIMI I PLOTË: Tiranë Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë…