Author: tirana

Nga Mero Baze Shqipëria ka mundur të sigurojë një sasi prej 500 mijë vaksinash të kompanisë “Pfizer” me të cilat pritet të filloj vaksinimi ndoshta në javën e tretë të Janarit në qendrën e parë që do të hapet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Arritja e kontratës është një histori lobimi e qeverisë shqiptare, pasi vendet e Ballkanit u ndjenë të penalizuara nga politikat e Bashkimit Evropian për sigurimin e kuotave të vaksinave vetëm për vendet e tyre. Maqedonia e Veriut Kosova dhe Mal i Zi janë ende në rrugë për të siguruar kontrata të ngjashme. Lajmi për vaksinën vjen…

Read More

Debati i fundit mbi efektshmërinë e vaksinës covid është ndalur tek doza e tyre. Në Britani ekspertët thonë se duke parë nivelin e lartë të mbrojtjes së dhënë nga doza e parë e vaksinës Pfizer, ata sugjerojnë vaksinimin e një numri më të madh personash me një dozë të vetme për të parandaluar më shumë shtrime në spital dhe viktima nga covid, sesa vaksinimi i një numri të vogël personash me dy doza. Sipas tyre, kjo strategji do të sillte imunizim më të madh të popullatës. Por ndërsa Britania kërkon të ndjekë strategjinë me një dozë të vetme vaksinimi, në…

Read More

Një adoleshent ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ai është dërguar në spital për mjekim nga patrulla e policisë, e cila e ka gjetur të shtrirë në tokë. Nga informacionet paraprake dyshohet se 15-vjeçari është goditur me kaçavidë në pjesën e qafës pas një konflikti në Lungomare, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të plagosjes.

Read More

Ndërsa partitë politike pritet që të nisin hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Kuvendi pritet të diskutojë mbi rregullat e ndalimit të kandidimit dhe zgjedhjes së një funksionari të lartë publik. Sipas një projektligji të depozituar në Kuvend në ditët e fundit të 2020, do të ndalohet kandidimi dhe zgjedhja deputet në Kuvendin e Shqipërisë apo edhe në pushtetin vendor i atyre pesonave që janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Kanada, Australi. Lista tashmë propozohet…

Read More

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka rikujtuar sot vendime shumë të rëndësishme ekonomike për vendin tonë që hyjnë në fuqi gjatë 2021. Në reagimin e tij Braçe thekson se, “gjatë janarit 2021 qeveria ka vendosur tatim-fitimi për bizneset deri në 14 mln lekë do të jetë zero, gjithashtu edhe zero TVSH për xhiro deri në 10 mln lekë”. “Rroga minimale do të jetë 30 mijë lekë dhe rroga e mjekëve do të jetë 40% më shumë dhe e mësueseve 15% më shumë”, shprehet Braçe. Gjithashtu ai shton se, “gjatë vitit 2021 ndihma ekonomik do jetë 2-fish më shumë dhe nafta për bujqësinë…

Read More

Një top silikoni në stomak mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit të vazhdueshëm. Pajisja me madhësinë e një topi ping pongu, mund të vendoset në pjesën e brendshme të stomakut përmes një operacioni. Topi shtyp poshtë në valvulën njëkahëshe që lejon ushqimin të lëvizë nga ezofagu, tubi i ushqimit dhe në stomak. Kjo ndalon hapjen e valvulës në mënyrën e gabuar dhe lejimin e rrjedhjes së acidit nga stomaku përsëri në ezofag, gjë që është e zakonshme tek pacientët me urth dhe që shkakton dhimbjen ‘djegëse’. Kërkimet paraprake sugjerojnë që pajisja siguron lehtësim afatgjatë nga ky problem shëndetësor. Urth…

Read More

Nëse keni presion të lartë të gjakut dhe keni probleme në jetën tuaj seksuale, atëherë duhet të vizitoheni tek mjek. Mosfunksionimi seksual tek gratë me hipertension nuk është aq i zakonshëm sa burrat, por sërish janë të rrezikuara. Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një sëmundje e heshtur që prek miliona njerëz në të gjithë botën. Nëse lihet pa u vënë re, forca e lartë e gjakut ndaj mureve të arterieve mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të çojë në probleme shëndetësore. Problemet seksuale në gratë me presion të lartë të gjakut Efektet e presionit të lartë…

Read More

Studiuesit nga Spanja thonë se të jesh në gjendje të ngjitësh katër shkallë brenda një minutë është një tregues i saktë se shëndeti juaj i zemrës është mirë. “Testi i shkallëve është një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar shëndetin e zemrës suaj. Nëse ju duhen më shumë se një minuta e gjysmë për t’u ngjitur në katër shkallë, shëndeti juaj është nënoptimal dhe do të ishte një ide e mirë të konsultoheni me një mjek”, është shprehur Dr. Jesús Peteiro, një kardiolog. “Aftësia për të ngjitur shkallët mund të përdoret si një mënyrë e papërpunuar për të vlerësuar funksionin fizik…

Read More

Numri 2 i PS, Taulant Balla ka ndarë sot në rrjetet sociale një video të veçantë në një mulli me ujë në Librazhd, i ndërtuar shumë vite më parë, por që ende sot e kësaj dite është në gjendje pune. Ndonëse para disa dekadash mulliri me ujë ishte e vetmja mënyrë për të bluar drithërat, sot numri i tyre po vjen duke u reduktuar ndjeshëm, mirëpo në disa zona të Librazhdit ato janë ende në punë falë kujdesit të banorëve të këtyre zonave për ta ruajtur si traditë. “Në mullirin e fshatit për të bluar misrin. Ky vit do të…

Read More

Blogerja Armina Mevlani ka realizuar mbrëmjen e djeshme lojën argëtuese “Show me a picture of” , duke iu realizuar dëshirat ndjekësve të saj teksa ka ndarë foto që nuk i kishim parë më herët. Një ndjekëse i ka kërkuar blogeres të publikojë një foto nga takimi i parë me Shkëlzenin dhe ajo nuk ka ngurrruar, teksa ka treguar se kjo nuk është vetëm fotoja nga takimi i parë i tyre, por edhe fotoja e parë që ai i ka realizuar.

Read More

Operatorëve që kishin shkuar ta vaksinonin, ajo i ka treguar për një tjetër pandemi, atë të gripit spanjoll që mes 1918 dhe 1920 i mori jetën miliona njerëzve në botë. Sepse, Maria, 106 vjece, që qëndron në një shtëpi kujdesi për të moshuar në Toskana, në atë kohë, kishte lindur. Ajo madje kish lindur në 1914 dhe atyre që i injektuan dozën e parë të vaksinës anti covid, u ka rrëfyer kujtimet e saj për atë sëmundje të tmerrshme të shumë viteve më parë. Maria, që i ka mbijetuar dy pandemive botërore, është mes 400 të moshuarve që u vaksinuan…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në veriun e Italisë në zonën e Bergamos. Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroçio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini. Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, Colleoni kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale. Sipas forcave të policisë, vrasësit e kanë goditur…

Read More