Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që ka vënë alarmin për mungesën e pneumologëve në spitalin e Elbasanit, në një kohë kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit. Sipas Berishës, në 7 vjet qeverisje të pasardhësit të tij Edi Rama, janë larguar nga Shqipëria rreth 2000 mjek, duke shkuar në nivelin e viteve 1960. “Po të shkruaj shumë i indinjuar për një problem madhor në qytetin e Elbasanit në këto kohëra të vështira për shëndetin e qytetarëve. Në spitalin e qytetit të Elbasanit u bë kohë që nuk ka mjek pneumolog. Sot e vuajtëm…
Author: tirana
Prezantuesi Larry King është në gjendje të rendë shëndetësore, pasi u infektua nga pandemia e koronavirusit. Sipas mediave të huaja, King po trajtohet në një spital në Los Anxhelos pasi u diagnostikua pozitiv dhe është në gjendje të rendë. 87-vjeçari, dikur prezantues në CNN, drejton emisionin e tij “Politicking” dhe të në kaluarën ka patur probleme shëndetësore. Në vitin 2017, prezantuesi legjendar njoftoi se vuante nga kanceri i mushkërive. Ndërsa në prill të vitit 2019 ai iu nënshtrua angioplastikës (ndërhyrje në arterien e zemërs) dhe në të njëjtin vit pësoi edhe një goditje në tru.
Mbi 8 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen aktualisht në Kosovë. Së fundi janë raportuar 4 raste të vdekjes nga COVID-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1.340. Kujtojmë se dje u raportuan 229 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri total i të infektuarve ka shkuar në 51 mijë e 731, nga 186 mijë e 31 mostra të testuara deri më tani në vend. Të shtunën u raportua se brenda 24 orëve janë shëruar 363 pacientë, ndërkaq numri total i të shëruarve ka arritur në 42 mijë 215. Ndërkohë, qyteti me më së shumti të infektuar vazhdon…
Kryeministri, Edi Rama u ka uruar një të diel të qetë shqiptarëve me një video ku tregon projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë. Ky projekt është i arkitektit të njohur belg, Xavier de Geyter. Rama shkruan se projekti do të rijetësohet shumë shpejt dhe do t’i japë një realitet të ri mesdhetar, qytetit bregdetar. “MIRËMËNGJES dhe me projektin transformues të Sheshit të Flamurit në Vlorë, një tjetër kontribut i arkitektit të mirënjohur belg, Xavier de Geyter, që nis të jetësohet së shpejti si pjesë e transformimit të Vlorës në një realitet të ri mesdhetar, ju uroj një të diel…
Digjen pjesërisht dy automjete në lagjen ‘Pavarësia’. Policia thotë se mjetet në pronësi të shtetaseve K.P., dhe E.P., banuese në Vlorë Vijon…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit Ishull-Shëngjin, ku për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë 24-vjeçari Denis Dedgjonaj, i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri i mjetit Ndue Pjetri, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. NJOFTIMI I POLICISË: Lezhë/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga…
Presidenti malazes Milo Gjukanoviç i ka “treguar dhëmbët” mazhorancës proserbe, e cila ka marrë frenat e qeverisjes në vend, duke kthyer Ligjin e Fesë miratuar nga Kuvendi në 29 dhjetor. Menjëherë ka reaguar armiku i tij, zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, i cili e ka paralajmëruar me shkarkim. “Nëse ai shkel Kushtetutën, ne do ta zëvendësojmë atë!”, shkroi Abazoviç në Tëitter: Duhet të kujtojmë se Gjukanoviç ktheu të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi në seancën e 29 dhjetorit, përfshirë Ligjin e Fesë. Ky ligj, i cili shkaktoi pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe (SOC) dhe opozitës së atëhershme të udhëhequr nga…
Një infermiere ka dhënë një dëshmi tronditëse të kushteve të padurueshme në një spital të Londrës që po trajton të sëmurët me Covid, në një kohë që mjekët paralajmërojnë së më e keqja e valës së dytë të koronavirusit nuk ka ardhur ende. Tabloidi britanik “Metro.co” raporton se infermierja e cila punon në Spitalin Whitington në Veri të Londrës, flet për pacientë që lihen nëpër korridoret e spitalit me aparate oksigjeni, dhe të tjerë që kanë kaluar deri në 3 orë në ambulancë për shkak të mungesës së shtretërve në spital. Madje ajo shton se ka momente kur pacientët mbeten…
Për të tretin vit radhazi, Finlanda kryesoi listën e Raportit Botëror të Lumturisë. Nëse kjo është befasuese për ju, në fund të fundit, Finlanda është e njohur për dimrat e saj të ftohtë dhe dritën e kufizuar të ditës, ta dini se disa nga njerëzit e Finlandës janë po aq të habitur. “Finlanda nuk është një vend haptazi i lumtur ose pa shqetësime,” tha Tom Lippo, themelues i Fact Laё, një kompani ligjore me zyra në Finlandë dhe Amerikё. “Finlandezët janë të rezervuar. Për shembull, gjuha finlandeze ka një frazë të zakonshme që përkthehet si “ai buzëqesh pa ndonjë arsye…
Në një botë ideale, historia e Bukurie Voka, një 37-vjeçare shqiptare nga qyteti i vogël i Kavajës që ndodhet disa kilometra nga Durrësi, do të ishte thjesht ajo e një gruaje që ka gjetur vendin e saj në botë si shofere autobusi, shkruan Corriere della Sera. Ajo që e bëri atë të bëhet një simbol i emancipimit dhe integrimit të femrës, sidoqoftë, është shamia që mban, duke dëshmuar besimin e saj, por, mbi të gjitha, se dikush mund dhe duhet të besojë në një të nesërme në të cilën distancat midis kulturave nuk janë ato anësore, por mund të lidhen…
Një këngë e krijuar nga artistë italianë për të “përcjellë me lezet” vitin 2020, është kthyer në një hit botëror. Kjo këngë e titulluar “Vaffanculo 2020. Arsyeja nuk është thjesht talenti i ekipit italianë por dhe atyre që e klonuan këtë këngë. Parodistët e Vlorës morën motivet e kësaj kënge dhe krijuan versionin origjinal të tyre : ‘Në të s’ëmës 2020’. Versioni shqiptar i këngës është nga më të bukurit dhe i ka impresionuar aq shumë artistët italianë që së bashku me versionin e tyre të fusin dhe atë shqiptar dhe kinez. Në këtë parodi të luajtur nga Afrim Agalliu…
Pas festave ndodh rëndom që organizmi ynë të shtojë dy ose tre kilogramë.Cilat dieta do t’ju ndihmonin për t’u dukur në formë të shkëlqyer? Dieta e shpejtë Kjo lloj diete është shumë e shëndetshme për organizmin, meqë përmban të gjithë komponentët e nevojshme për një ushqyerje të mirë. Mos e ndiqni këtë dietë për një kohë të gjatë, shtatë ditë janë më se të mjaftueshme. Mëngjesi i parë: një gotë me çaj ose kafe pa sheqer Mëngjesi i dytë: 40 g djathë Dreka: vezë të zier, 120 g mish pa dhjamë, omletë me 20 g djathë Vakt i pasdites: një…