Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Berisha ngre alarmin: 2000 mjekë janë larguar. Elbasani pa specialist për mushkëritë në kohë pandemie

09:26 / January 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që ka vënë alarmin për mungesën e pneumologëve në spitalin e Elbasanit, në një kohë kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit. Sipas Berishës, në 7 vjet qeverisje të pasardhësit të tij Edi Rama, janë larguar nga Shqipëria rreth 2000 mjek, duke shkuar në nivelin e viteve 1960.

“Po të shkruaj shumë i indinjuar për një problem madhor në qytetin e Elbasanit në këto kohëra të vështira për shëndetin e qytetarëve. Në spitalin e qytetit të Elbasanit u bë kohë që nuk ka mjek pneumolog. Sot e vuajtëm në kurriz për një të afërmin tonë dhe jam shumë i shqetësuar për atë që përjetuam,”-i shkruan qytetari Berishës.

POSTIMI I PLOTË:

Kohe covid19 por Elbasani nuk ka me specialiste per mushkrite. Miq, per shkak te largimit masiv te mjekeve nga Shqiperia ne shumicen e specialiteteve ne rrethe mungojne specialistet! Ne 7 vitet e Edvinit jane larguar nga Shqiperia rreth 2000 mjek, vetem ne vitin 2018 u larguan 1100 mjek. Shqiperia nga 1 mjek per 600 banore qe kishte ne vitin 2013 ka sot 1 mjek per 1100 banore. Ajo ka zbritur ne mjeke per fryme ne nivelin e viteve 1960. Shkaqet kryesore jane:

1-Bllokimi i rrogave te mjekeve dhe infermiereve. Nga vitet 2005-2013 rroga te infermiereve dhe mjekve u rriten perkatesisht 150 dhe 120%, arriten te jene me te lartat ne rajon. Ndersa sot ato jane per shkak te inflacionit 30% me te ulta se sa ne vitin 2013 dhe jane me te ultat ne rajon. Ato jane vetem sa gjysma e rrogave te mjekeve dhe infermiereve ne Kosove te cilet marrin nje rroge minimale perkatesisht 1200 dhe dhe 800 euro.

2- Shkalla e larte e pasigurise ne vend, sulmet fizike ndaj mjekeve dhe infermiereve jane shkak tjeter i largimit te tyre nga Shqiperia.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor. Po të shkruaj shumë i indinjuar për një problem madhor në qytetin e Elbasanit në këto kohëra të vështira për shëndetin e qytetareve. Në spitalin e qytetit të Elbasanit u bë kohë që nuk ka mjek pneumolog. Sot e vuajtëm ne kurriz për një të afërmin tone dhe jam shume i shqetësuar për atë që përjetuam.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Berisha kundër shtetit sovran bektashi në Tiranë: “Antikushtetuese dhe antikombëtare, nxit përçarje fetare”

13:46 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.