Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme vetëm mesazhe shprese për shqiptarët. Teksa në orët e para të mëngjesit shkruante se më të keqen e kemi kaluar, pak çaste më parë ka publikuar disa pamje nga vendet më të bukura në Shqipëri. Krahas kësaj video të mrekullueshme, Rama shkruan se duhet të kemi besim, kurajo dhe durim. “#BeautifulAlbania #Besim #Kurajo #Durim”, shkruan kryeministri Rama.
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në datën 1 Janar, janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, në këto bashki:154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste…
Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prishtinë, tek vendi i quajtur ‘Kafet e vogla’. Sot, Indeksonline ka publikuar edhe pamjet nga sherri ku të rinjtë shihen që përplaset me njëri-tjetrin. Në sfond, dëgjohen edhe të sharat që përdorin djemtë si: Ku***, ore do t’ju…
20 përqind e shqiptarëve do të vaksinohen brenda tremujorit të parë të vitit 2021, ndërkohë që Shqipëria, pjesë e aleancës COVAX, ka bërë pagesën për 1 milion e 140 mijë doza vaksinash anti-Covid.Kjo është ajo çfarë thotë zv/Ministrja e Shëndetësisë, prof.dr. Mira Rakacolli, ndërsa shpjegon se qeveria shqiptare ka parë e po sheh paralelisht disa mundësi për marrjen e vaksinës. “Do të sigurojmë menjëherë rreth 20 përqind të nevojës që ka popullsia shqiptare për vaksinim prandaj kemi bërë pagesën për mbi 1 milion e 140 mijë doza. Por nuk jemi ndalur vetëm COVAX dhe kemi bërë tratativa edhe me vende…
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu ndajnë prej vitesh një miqësi shumë të veçantë mes tyre. Dy mikeshat ndajnë shpesh në rrjetet sociale momente ku shfaqen së bashku dhe kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë edhe përtej ekranit. Arbana dhe Xhemi kanë vendosur të takohen për herë të parë për vitin 2021, por në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe sherri i parë për këtë vit. Xhemi ka treguar se si çdo herë, Arbana vonohet në takime dhe kjo ka qenë arsyeja pse janë zënë. Biseda në rrjetet sociale: Arbana: Kafja e parë për 2021. Xhemi: Edhe…
Fshati turistik i Dardhës në Korçë është një prej destinacioneve të preferuara për të festuar ditët e para të Vitit të Ri mes dëborës në qetësi.Në këtë zonë ka një fluks të njerëzve nga qytete të ndryshme të vendit që e kanë zgjedhur për të kaluar momente festive me familjen. Trafiku është i rënduar, ndërsa disa prej tyre, që pëlqejnë dëborën e kanë vijuar rrugën në këmbë.
Përfaqësuesit e PD, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, u takuan me disa familje në vështirësi ekonomike duke u dhënë mesazhin e shpresës së ky është viti i ndryshimit. “Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi gjatë bashkëbisedimit në 3 familje në Baldushk. E përbashkëta e tre familjeve ishte papunësia. Ato jetonin me fare pak të ardhura, në çadra plasmasi, me ndihmën ekonomike të ndërprerë pa arsye sipas Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dha…
Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë. Policia e shtetit thotë se për shkak të shtimit të lëvizjeve në akset rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur 6 radarë për të parandaluar aksidentet. Po kështu kontrollet janë përqendruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke “përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”. Prej mëngjesit të sotëm e deri në pasditen e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Policia…
Tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të thirrjeve drejtuar 127. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se afro 500 thirrje kundrejt ketij shërbimi janë vetëm për Covid. “Me të dhënat e para deri tani nga data 1 Janar janë 2356 thirrje drejt 127. 489 thirrje vetëm për Covid”. Deri më sot 54 qytetarë janë shtruar në dy spitale për shkak të problemeve shëndetësore nga Covid. “Për sa i përket misioneve Covid, 117 të kryera në këto dy ditët e para, nga të cilat 54 janë dërguar në spitalet Covid dhe 63 janë trajtuar në banesë”. I pyetur për situatën…
Dashi Dite tejet e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i pranojnë aspak kritikat e partnerit dhe te gjithë do duan te bëjnë atë qe do ju thotë mendja. Beqaret do jene me te kujdesshëm sot dhe do bëjnë zgjedhjet e duhura. Gjendja e financave do ketë përmirësime te konsiderueshme. Do i kryeni edhe shpenzimet me te nevojshme. Demi Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Beni thjesht atë qe do ndieni dhe keni për t’ia kaluar me se miri. Beqaret do jene me më shume…
Shqiptarët preferojnë makinat e prodhuara në Gjermani. Rreth gjysma e automjeteve që përdorin qytetarët shqiptarë për të qarkulluar në Shqipëri janë të prodhuara në Gjermani. Duket se kjo tendencë vijon të mbetet e njëjtë prej shumë vitesh. Një raporti i INSTAT mbi “Karakteristikat e mjeteve rrugore” për vitin 2019 rezulton se ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz në nivelin 30,7%, e ndjekur nga Volkswagen me 16,6% dhe Ford 10,0%. Numri total i autoveturave në Shqipëri është rreth 500 mijë. Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” ndjekur…
Në censin e radhës, qytetarët shqiptarë do të përballen me gjoba të kripura në rast se refuzojnë të japin informacionin e kërkuar apo në rastet kur japin të dhëna të rreme. Ndërsa situata e shkaktuar nga Pandemia e bën të vështirë përjashikimin e një date për zhvillimin e një fushate massive për mbledhjen e të dhënave në gjithë territorin, Këshilli i Ministrave ka miratuar Ligjin e ri për organizimin dhe realizimin e censit të popullsisë dhe të banesave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të dhënat e mbledhura nga censi kategorizohen në dy grupe: a) identifikuese dhe personale të individëve…