Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Në tre ditë, 54 të shtruar me Covid / Brataj: Imunizimi dhe masat kanë dhënë efekt

16:21 / January 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Skender BRATAJ 1140x570 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të thirrjeve drejtuar 127. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se afro 500 thirrje kundrejt ketij shërbimi janë vetëm për Covid.

“Me të dhënat e para deri tani nga data 1 Janar janë 2356 thirrje drejt 127. 489 thirrje vetëm për Covid”.

Deri më sot 54 qytetarë janë shtruar në dy spitale për shkak të problemeve shëndetësore nga Covid.

“Për sa i përket misioneve Covid, 117 të kryera në këto dy ditët e para, nga të cilat 54 janë dërguar në spitalet Covid dhe 63 janë trajtuar në banesë”.

I pyetur për situatën e Covid, Brataj thotë se epidemia është nën kontroll dhe për këtë kanë ndikuar masat dhe imunizimi i popullatës.

“Për fat të mirë gjendja eshë nën kontroll dhe numrat janë në ulje. Vaksina është faza finale ajo që do i shërbejë imunizimit të popullatës, e cila ka filluar dhe mos harrojmë që kemi edhe një faze të mirë të njerëzve të imunizuar në mënyrë natyrale që nuk janë burim infeksioni, prandaj edhe shpërndarja e infeksionit ka të bëjë edhe me këtë faktor përveç masave të marra deri tani”.

Ekspertët parashikojnë një rritje të lehtë të rasteve me Covid në ditët në vijim.

Sipas tyre, piku i pandemisë ka qenë në muajin Nëntor dhe gjysmën e parë të Dhjetorit. Në vend aktualisht janë afro 24 mijë raste aktive covid.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.