Author: tirana

Një ndër emrat më të shquar dhe me më shumë ndikim në botën e modës, stilisti i famshëm Pierre Cardin, është ndarë sot nga jeta. Cardin i cili lindi në vitin 1922 ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 98-vjeçare. Ai ndodhej në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, siç ka treguar familja e tij për agjencinë e lajmeve AFP. Megjithëse lindi në Itali, Pierre Cardin emigroi drejt Francës kur ishte ende fëmijë. Cardin themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1950 dhe në dekadat në vijim ai ndërtoi një perandori, duke u kthyer në një prej emrave…

Read More

Para disa muajsh Olsi Bylyku nis eksperiencën e re si personazh televiziv, duke drejtuar spektaklin “Roped ëith Olsi”, që vjen në formën e një “late night shoë”. Deri më tani ai ka pasur personazhe të njohur të ftuar në spektaklin e tij, por surprizën më të bukur duket se e ka rezervuar për fundvit. Mbrëmjen e nesërme aktori i humorit do të ketë të ftuar në emision të dashurën e tij, Egli Takon. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Olsi përmes disa postimeve në Instagram, në të cilat ka falenderuar publikisht partneren që ka pranuar ftesën “Shumë surpriza…

Read More

Policia e Shtetit ka gjobitur në 24 orët e fundit, 393 qytetarë me 3000 lekë, pasi kishin dalë pa maska në publik. Sipas policisë, janë marrë masa administrative edhe ndaj 23 shtetasve, që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orarit të ndalimit të lëvizjes, pa marrë leje. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 393 qytetarë. Ndëshkohet me 1 000 000 lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Masë administrative edhe për 23 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orarit të ndalimit të…

Read More

Një studim i ri që krahason gjumin e dobët midis më shumë se një milion të rriturve dhe fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë dhe Shtetet e Bashkuara zbuloi se gratë kanë më shumë probleme me pagjumësinë sesa burrat. Trendi shfaqet gjatë pubertetit, “duke sugjeruar se faktorë si hormonet seksuale, stresi apo prindërimi në vazhdim”, mund të kontribuojnë në zhvillimin e pagjumësisë tek gratë. Studimi gjithashtu zbuloi se gratë përdorin më shumë ilaçe për gjumë sesa burrat. Megjithatë, përkundër luftës së grave për të fjetur dhe përdorimit të mjeteve ndihmëse të gjumit, gratë nuk raportuan më shumë përgjumje se burrat…

Read More

Shpërthimi i një bombole gazi plagosi 12 persona, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Prishtinës. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. “Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombole gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”. “Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për…

Read More

Dashi Çdo ballafaqim që keni karakterizohet nga një forcë energjie dhe qëllimi. Cilësia e ndërveprimeve do të përmirësohet në mënyrë dramatike, madje do të takoni një person që do të revolucionojë jetën tuaj në dy aspekte, financiar dhe shpirtëror. Do të shikoni më mirë karakterin tuaj dhe kjo do t’iu ndihmojë të merrni vendimet e duhura në jetë. Duhet t’i përdorni këto mundësi që të kuptoni më mirë veten dhe të zgjidhni një sërë çështjesh. Demi Jini të ndershëm me veten tuaj, pasi kjo është zgjidhja e vetme për të dalë nga situatat. Mos hezitoni të bëni atë që doni,…

Read More

Kroacia është në panik total si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë që goditi vendin mesditën e sotme në orën 12.17. Epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra nga qyteti Petrina, ndërsa lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kroacinë. Ndërkohë, mediat raportojnë se si pasojë e lëkundjeve, një fëmijë ka humbur jetën. Lajmin për të miturin e konfirmoi edhe kryetari i Petrinjas, Darinko Dumbović për mediat. Nga grupet e xhirimeve që ndodhen në vendngjarje mund të dëgjohen britmat e njerëzve, ndërsa raportohet se dëmet materiale janë të shumta. Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje edhe në…

Read More

Hundë të zëna, teshtima, vështirësi në frymëmarrje. Dhe pastaj situata përkeqësohet me ethet dhe dhimbjet e muskujve.  Ftohja, e trajtuara në mënyrën e duhur është një sëmundje që zakonisht largohet brenda disa ditësh: nuk ka nevojë për trajtim me antibiotikë dhe ndonjëherë nuk shërbejnë as ato medikamente që mbahen si të ‘mrekullueshme’ për hundët e bllokuara dhe fytin e acaruar. Dhe në fund fare nuk vlejnë për asgjë. Medikamente natyrale për të parandaluar ftohjen Në fakt, ekzistojnë disa medikamente natyrale të shkëlqyera që mund të parandalojnë dhe si pasojë të evitojnë sëmundjet e stinës. Me kosto zero. Parandalimi i ftohjes…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra sot gjatë konferencës “Ekonomia në fokus”, ku tha se është dyfishuar ndihma ekonomike gjatë muajve të pandemisë dhe ky dyfishim do të mbetet në fuqi edhe për vitin 2021. Lidhur me këtë, Basha shkruan në “Facebook” se Rama gënjeu edhe në fund të vitit, pasi sipas tij, fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Reagimi i Bashës: Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë…

Read More

Aktori i njohur shqiptar, Gent Zenelaj humbi dje nga COVID-19 babain e tij. Pas kësaj humbjeje të madhe, Gent Zenelaj ka reaguar sot në rrjetet sociale përmes një dedikimi prekës. Duke e thërritur ”Babo” me përkëdheli, Zenelaj shkruan se prindërit nuk vdesin kurrë dhe kjo ndarje e tij me të atin nuk mund të jetë kurrsesi një lamtumirë. “Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime të…

Read More

Zgjedhjet e 25 Prillit po mbajnë të tensionuar situatën poliitike, sidomos kur këtë vit, kushtet e vështirësojnë akoma më shumë terrenin politik për shkak të pandemisë Covid-19. Mirëpo asnjë nga kampet politike nuk e ka ndalur ritmin për zhvillimin e aktiviteteve politike që në fakt nuk ndryshojnë në model nga fushatat e mirëfillta elektorale, vetëm se këtë radhë lufta është zhvendosur në platformat online. Kryeministri Rama ka bërë ndryshime surprizuese në qeveri duke emëruar, riemëruar apo rikthyer në pozicione kyçe në kabinet plot 6 ministra…vetëm me një twitt. Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Bledi Çuçi, Milva Ekonomi, Olta Xhaçka dhe Niko…

Read More

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka caktuar në krye të ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshin. “Ne e mirëpresim emërimin e @nikopeleshi si Ministër i Mbrojtjes. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar që & të mbetet më i forti i miqve, partnerëve dhe @NATO Aleatët. #KrahPerKrah!”, shkruan Yuri Kim Po kush është Niko Peleshi dhe postet e që ka mbajtur Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm i sapo emëruar nga Kryeministri Rama, është emër i njohur në sferën politike shqiptare. Ministri i cili deri më sot mbante postin e kryetarit në Komisionin e Veprimtarise Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin,…

Read More