Kryeministri Edi Rama po bën sot bilancet e vitit që po lëmë pas, një vit që nuk ka qenë i lehtë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 që na la pas pasojat e veta, por edhe pandemia e koronavirusit. Rama dha mes të tjerash një lajm të mirë për gjithë shqiptarët në lidhje me vaksinën anti-COVID. Teksa tregoi vështirësitë për gjetjen e saj, Rama u shpreh se në mes të janarit do të vijën dozat e para të vaksinës edhe në vendin tonë. “Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj muhabetesh dhe…
Author: tirana
Personi që shikoni në foton është Denis Trungu, “hakeri” 32 vjeçar nga Durrësi që mori mbi 150 milion lekë të vjetra nga bankat, si “paga lufte”. I riu u arrestua sot nga njësia e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit. 32 vjeçari duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky shtetas…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë të fundit me gazetarët për të bërë një përmbledhje për një vit që po lëmë pas, siç e ka cilësuar kryeministri si një vit i jashtëzakonshëm. Aksion ‘blic’/ Arrestohen 8 persona në orët e fundit në Tiranë. Policia zbardh detajet e operacionit Rama në fjalën hyrëse ka folur për reformën në drejtësi, për të cilën thekson se ende nuk ka arritur në atë pikë të reagimit ndaj “llumit” sa të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve. “Problemet me sistemin e drejtësisë vijojnë ende. Ende nuk është lehtësuar frymëmarrja e qytetarëve. Procesi i…
Një përplasje fizike mes dy vajzave është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë. Sipas një dëshmie për Joq, vajzat e përfshira janë rreth moshës 16-vjeç dhe ato janë konfrontuar fizikisht për një djalë. Një nga vajzat dhunon tjetrën, ndërsa dy shoqet e saj e filmojnë. Vajza, e cila dhunohet kërkon vazhdimisht falje, por kjo nuk e ka penguar adoleshenten tjetër që të mos e godasë. Kujtojmë se ngjarje të tilla po shënohen shpesh në Shqipëri. Shumë herë kemi publikuar pamje të adoleshentëve që konfliktohen në ambientet e shkollave për motive të dobëta.
Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani duket se ka qenë i pranishëm në Gjermani që nga nëntori pasi mjekët e zbuluan atë në mënyrë retrospektive në mostrat e një pacienti më të vjetër i cili më vonë vdiq, raporton sot Die Ëelt. Specialistët në Shkollën Mjekësore të Hannoverit (MHH) ishin në gjendje të përcaktojnë variantin e virusit B1.1.7 në mostrat e pacientit që kishte parakushte mjekësore, shkruan gazeta gjermane, duke cituar ministrinë rajonale të shëndetit në landin e Saksonisë së Ulët Spitali Berlin Charite konfirmoi gjetjet fillestare, shtohet në raport. Varianti i ri i koronavirusit, i cili…
Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa u shpreh se “vaksina kundër COVID-19 në Spanjë nuk është e detyrueshme e megjithatë Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen dhe do ta ndajnë atë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian”. “Ajo që do të bëhet është një regjistër i të gjithë personave të cilëve u është ofruar vaksina e dhe e kanë refuzuar atë, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë” tha ai. Illa theksoi se tha se lista nuk do të jetë publike për publikun e gjerë dhe për punëdhënësit. “Nuk është një dokument…
Në SHBA, Administrata Federale e Aviacionit tha të hënën se po nxjerr rregulloret e shumëpritura për të lejuar dronët e madhësisë së vogël të fluturojnë mbi zonat e banuara edhe gjatë natës, një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të tyre për dërgimin në masë të pakove postare nga kompanitë. Administrata e Aviacionit ka kërkuar gjithashtu për arsye sigurie identifikimin në distancë për shumicën e dronëve. “Rregullat e reja hapin rrugën për integrimin e mëtejshëm të dronëve në hapësirën tonë ajrore duke mbajtur parasysh njëkohësisht shqetësimet e sigurisë”, tha drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit Steve Dickson në një deklaratë. “Ata…
Nga Lufta e Dytë Botërore përmes rezistencës në betejën e mijëvjeçarit të ri kundër Covid-19. Kjo është historia e Gabriele Carrozzo, i cili ka festuar 102-vjetorin e lindjes, duke u bërë kështu qytetari më i vjetër i Kastros, një komunë në provincën e Leçes. Një moment historik i festuar të shtunën 26 dhjetor, i kompletuar me një tortë dhe qirinj së bashku me të gjithë familjen e tij, fëmijë, nipër e stërnipër të bashkuar nga kryetari i Bashkisë së Castros. Në fshat, emri i Gabriele është i lidhur me veprimtarinë e tij historike si peshkatar që e ka lejuar atë…
Presidenti Ilir Meta foli mbrëmjen e sotme në lidhje me vaksinimin dhe nëse do ishte i gatshëm që të jepte shembullin e tij personal tek qytetarët duke e bërë edhe ai vaksinën. Meta sqaroi se nëse vaksina vjen në vendin tonë dhe nëse mjekët e rekomandojnë, ai do ta bëjë.Ai e konsideroi këtë proces një hap të rëndësishëm për të gjithë botën. Pjesë nga intervista: Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet? Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme,…
150 milionë euro që dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak që në prokurori të niste një hetim që zgjati mbi dy vjet. Në 25 tetor 2017, Carla Sala ka deklaruar se është në pritje të 150 milionë euro, kjo shumë duhet të transferohej me monedhën vendase të Zimbabeve dhe më tej do të konvertohej. Kjo shtetase madje paraqiti në bankë një deklaratë ku pohonte se shuma që do ti falej fondacionit “Mesa” në Shqipëri buronte nga tregtia e gurëve të çmuar. Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ka folur rreth përfaqësuesi i fondacionit…
Është mbyllur këtu rrugëtimi i Silvanës në Love Story, teksa kjo puntatë e shtatë ishte e mbushur me emocione, surpriza dhe shumë atmosferë festive. Silvana ishte konkurrentja e cila nuk mundi të merrte trëndafil nga Saimiri, teksa tashmë në garë kanë mbetur vetëm nëntë konkurrente. Eliminimi solli edhe reagimin e ashpër të Silvanës, e cila teksa iu afrua Saimirit nuk i kurseu kritikat ndaj tij. Silvana: Jam e shumë e lumtur që largohem sonte sepse e kam menduar gjatë gjithi javës. Më bën për të qershur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta…
Deputeti i PS Alket Hyseni, ka deklaruar se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është arritur qëllimi që PS ka pasur për ta bërë atë funksionale, duke plotësuar kështu një nga kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare. Hyseni gjithashtu ka ka folur edhe për listën e kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhje, ku është shprehur se procesi ka filluar nga baza dhe më pas do të vijojë dhe krasitja. “PS funksionon në bazë të kodit zgjedhor dhe lista depozitohet 50 ditë para zgjedhjeve. Nga baza deri në kryesi të partisë. Ka filluar procesi, shporta e kandidaturave është mbushur nga baza…