Author: tirana

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë me dije se Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pas ndarjes nga jeta për shkak të COVID-19, të ish-drejtorit Agron Hysenlliu. Balluku në një konferencë për shtyp theksoi se “zv.ministri Shkreli do të marrë detyrën e drejtorit të ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë”. Shkreli mbante më parë detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Hysenbelliu ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë…

Read More

Qyteti Wuhan, ne Kinë aty ku u shfaq për herë të parë koronavirusi dhe aty ku nisi gjithçka për sa i përket pandemisë ka filluar vaksinimin urgjent anti-COVID. Sipas një zyrtari të lartë të shëndetit i cili ka folur ditën e sotme, vaskinimi urgjent ka nisur për grupet më të rrezikuara nga virusit, ende pa certifikuar zyrtarisht vaksinat e saja Kina. “Wuhani filloi përdorimin urgjent të vaksinave Covid-19, duke filluar nga 24 dhjetori në 48 klinika të caktuara në 15 rrethe në qytet, duke synuar disa grupe kryesore të njerëzve”, tha Ai Zhenyu, zëvendësdrejtori i kësaj qendre në Wuhan, gjatë…

Read More

Gent Cakaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Jashtëm dhe në vendin e tij është emëruar Olta Xhaçka.  Nisur nga kjo lëvizje, vendin e Xhaçkës te ministria e Mbrojtjes do të jetë Niko Peleshi. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama. “Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për…

Read More

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme tek kryeministri Rama. Lajmin për këtë vendim e bëri të ditur vetë Kryediplomati Cakaj, nëpërmjet një reagimi në facebook, ku pohoi se pas përfundimit me shumë sukses të një sërë angazhimesh që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke mos pasur asnjë synim për t’u angazhuar në kushtet e pragfushatës, në të cilat ndodhet Shqipëria, Cakaj e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare. Cakaj gjithashtu…

Read More

Melisa e ‘Përputhen’ ka publikuar një foto me Atdheun. “Nuk është ashtu siç duket”, ka shkruar Melisa në foton që ka publikuar në Instastory, e ku ka përmendur edhe emrin e Anës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Anës për këtë foto. “Edhe të jetë si duket, ju ka lezet, te ty e kam në duar të sigurta”, ka shkruar Ana, e cila e ka ripostuar foton e Melisës me Atdheun. Kujtojmë se që pas skandalit të Anës ku Arjoni i publikoi fotot nga shtrati, konkurrentja nuk është shafqur më në studio dhe publiku është në pikpytje të vendimit të…

Read More

Aktorja e njohur, Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur fëmijën e parë me të dashurin 36 vjeçar, Garret Hedlund. Sipas mediave ndërkombëtare, aktorja ka zgjedhur për të birin, emrin Rhodes. Kujtojmë që performuesja e “Scream Queens” ka konfirmuar shtatzëninë me aktorin e “Mudbound” në gusht, në një status të publikuar në rrjete sociale. Roberts dhe Hedlund ndërkohë kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin që nga marsi i vitit 2019. Aktorja e “We’re the Millers” në një intervistë për Cosmopolitan në nëntor deklaroi se duhej të ngrinte vezët për t’u siguruar që ajo do të…

Read More

Lidhur me pyetjen për zgjerimin me 12 milje të Greqisë, kryeministri Rama është shprehur me batutë. “O jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë” – tha Rama. “Ju kërkoni që ne të reagojmë ndaj shtetit grek. Çfarë ka këtu akoma për të mos u kuptuar. Unë besoj që çdo mendje normale mjafton të përqëndrohet dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm, qoftë nga Lalëzi, qoftë nga presidenca dhe Prishtina. E kam të vështirë të besoj që këta fryrës të jenë kaq të mangët nga…

Read More

Deputeti 33-vjeçar i opozitës parlamentar, Andi Përmeti pati një betejë të vështirë me COVID-19.  Ai u dërgua në gjendje të rëndë për jetën për kurim në Turqi dhe shpresat për shpëtim ishin të pakta. Teksa tashmë fatmirësisht e ka kaluar pjesën më të vështirë të luftës së tij me COVID dhe po rikuperohet nga pasojat që i ka lënë ky virus, Andi Përmeti ka surprizuar bashkëshorten e tij me një dedikim emocionues në ditën e saj të lindjes. “Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë sot në konferencen e fundvitit se aeroporti i Kukësit do të futet në funksion dhe do të nisë fluturimet në pranverën e 2021. Rama ka vijuar edhe më tej, ku ka përmendur edhe aeroportin e Vlorës, ku ka shtuar se shpreson që të kalohen pengesat dhe të rinisë gara. “Po shkon shumë mirë puna në aeroportin e Kukësit dhe besoj se në pranverë do të hapet për fluturimet dhe do të jetë aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë. Uroj dhe lus zotin që pengesa e fundit për aeroportin e Vlorës të kapërcehet në…

Read More

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediet tha se do të kërkohet përgjegjësi nga qeveria për mungesën e përgatitjes për vaksinat, ndërsa shtoi se pritet që vaksinat të jenë në Kosovë diku pas muajit prill.  “Por kjo nuk do të thotë se nuk po punohet, po ashtu do të kërkojmë ndihmë nga shtetet që kanë shtesë të vaksinave. Unë natyrisht që do ta marr vaksinën, por prioritet mbetet personeli mjekësor, të sëmurët kronikë si edhe të moshuarit”, tha Osmani. Ndërsa vlerësoi punën e personelit shëndetësor, Osmani tha se duhet më shumë bashkëpunim për të përmirësuar…

Read More

Në një shkrim të publikuar nga media britanike Daily Mail i bëhet jehonë dhe gjithashtu ngrihen këmbanat e alarmit mbi kalimin ilegal në Britani. Protagonist i këtij shkrimi është një i ri nga Puka, Dijonis Biba, 20 vjeç, te cilin mediat britanike e cilësojnë si një reper të njohur por qe për publikun shqiptar njihet më shume si djali Instagramit, që ka lidhje me femra të showbizit. Duke pozuar pranë makinave të shtrenjta me veshje firmato, Biba padyshim që nuk e ka problem të shfaq stilin e tij të jetës. Por mburrjet e tij nuk ndalen këtu, pasi pak kohë më parë…

Read More

“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt”. Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, e keni të kotë. Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin. Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj. Shigjetari Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse Shigjetarit i flet goja para mendjes. Dashi Nëse Dashi mund të…

Read More