Author: tirana

Serie A e ka mbyllur siparin për këtë vit dhe lojtarët kanë kënaqësinë të shijojnë pushimet dhe të shpenzojnë pak më shumë kohë në rrjetet sociale. Së fundmi Marash Kumbulla u ka dhënë mundësinë fansave në Instagram ta pyesin dhe mbrojtësi u është përgjigjur. I pyetur në lidhje me idhullin e tij në kombëtaren e Shqipërisë, mbrojtësi i Romës përgjigjet me emrin e një ish-laciali, Lorik Canës. Mbrojtësi tregon edhe njëherë se që në vogëli është frymëzuar nga Giorgio Chiellini dhe tregon gjithashtu se dita më e bukur e jetës së tij ishte 8 shkurti i këtij viti, kur ishte…

Read More

Kryetari i PD Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme edhe për darkën që pati me ambasadoren amerikane Kim. “Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend. Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama. Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria…

Read More

Një video virale nga Japonia synon të tregojë se sa lehtë mund të përhapen mikrobet dhe viruset në restorante kur vetëm një person është i infektuar. Videoja tregon 10 persona që vijnë në restorant, me një person të “infektuar”. Një substancë fluoreshente e dukshme vetëm nën dritën e zezë zbatohet në duar të atij personi, duke përfaqësuar mikrobe nga një kollë ose një teshtimë. Secili pjesëmarrës pastaj shkon në bufe siç do të bënte normalisht, duke mos marrë parasysh një infektim të mundshëm, raporton CNN Në fund të videos, pjesëmarrësit janë hedhur nën dritat e zeza duke ndriçuar se ku…

Read More

Zi në familjen e aktorit të humorit, Gentian Zenelaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, moderatori ka lajmëruar vdekjen e babait të tij, Rexhep Zenelaj.Aktori shkruan se babai vuante nga Covid-19 dhe pas betejës së gjatë nuk arriti t’i shpëtonte komplikacioneve.”Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin,” shkruan aktori në statusin e tij.

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nëse do pranojë një formulë, ku ai do jetë kryeministër dhe Edi Rama president, kreu i opozitës tha: “Vendi e ka një president, i cili edhe në kushte shumë të vështira po bën gjithçka për të mbrojtur atë që i ka mbetur karabinasë kushtetuese. Për fat të mirë kemi një lajm të mirë, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është hap i vonuar”.

Read More

Fushata e Bashkimit Evropian për të vaksinuar banorët e bllokut kundër COVID-19-s, pati një fillim të pabarabartë të asaj çka pritet të jetë një përpjekje maratonë për të imunizuar 450 milionë njerëz me qëllimin për të mposhtur pandeminë. Procesi nisi në fundjavë me punonjësit e shëndetësisë dhe banorët e shtëpive të kujdesit shëndetsor si ndër të parat grupe që morën vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut, e cila duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta. Por procesi shënoi disa problematika që prej fillimit. Zyrtarët në Gjermaninë jugore thanë të hënën se do të hidhnin rreth 1000 doza pasi zbuluan se ato nuk…

Read More

Një gazetare kineze që raportoi nga Wuhan kulmin e shpërthimit të koronavirusit, është burgosur për katër vjet nga një gjykatë në Shangai. Zhang Zhan udhëtoi në qytetin qëndror kinez në shkurt për të raportuar mbi pandeminë dhe përpjekjet e autoriteteve për të frenuar raportimin në media shtetërore dhe private. Ajo u zhduk nga Wuhan në maj dhe më vonë u zbulua se ishte ndaluar nga policia në Shangai dhe ishte akuzuar për “provokimin e telasheve,” një vepër që zakonisht përdoret për të shënjestruar gazetarët dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Zhang është gazetarja e parë që është dënuar për…

Read More

Nga Mero Baze Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendoset nga Gjykata Ndërkombëtare. Dy vendet nuk do të zhvillojnë negociata për këtë çështje, por do të bëjnë një betejë ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare. Beteja e Greqisë është të mbrojë marrëveshjen  e vitit 2009 me Sali Berishën, që ndikohet nga referenca si kufi e ishullit të Othonoit. Beteja e Qeverisë shqiptare është të ndryshojë referenca e kufirit, për t’iu përmbajtur marrëveshjes për shelfin kontinetal që ka parim vijën e mesme të korrektuar, siç e ka bërë Greqia me Italinë, dhe jo nën ndikimin e ishullit të Othonoit, që Greqia…

Read More

Ish-deputeti Halim Kosova, i lënë jashtë listës nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave në PD, është njëri nga ata që kanë kritikuar staturën e Gazment Bardhit si numri dy i partisë më të madhe në opozitë. Por cfarë mendon Bardhi? “Halim Kosovën nuk e kam dëgjuar të ketë kritikuar staturën time, unë jam zgjedhur sekretar në përputhje me statutin e PD-së. Nëse keni një emër konkret jam gati ti kthej përgjigje. Nuk kam dëgjuar asnjë kritikë”, tha ai për abc news.

Read More

Ditët në vijim do të jetë gati projektvendimi se si do të votojnë emigrantet dhe si do përgatitet lista, por kreu i KQZ Ilirian Celibashi megjithatë e quan një proces delikat. Para publikimit të projektvendimit, kreu i KQZ-së u bën thirrje emigrantëve që paraprakisht të regjistrohen përmes portalit e-albania. Celibashi korrigjoi një deklaratë të ministrit për Diasporën Pandeli Majko, i cili gjatë mbledhjes së Nënkomisionit për Diasporën dhe Emigrantët tha se emigrantët mund të votojnë edhe pa bërë deklarimet e adresave. Por Celibashi thekson se deklarimi i adresës duhet bërë. Për emigrantë, ata duhet të hapin një llogari në e-albania, më…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar situatën politike. I pyetur nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të largohet në 26 prill, ai tha: “Në 26 prill Lulzim Basha do të jetë kryeministri i Shqipërisë. Këtë e di edhe Edi Rama” tha i bindur Bardhi për abc news. Por a do ta gjykojë populli, PD-në edhe për djegien e mandateve? “Qytetarët do të gjykojnë opozitën, që është alternativa e zgjidhjes së halleve të tyre me atë që ne ofrojmë. Veprimet politike të kryera kanë sjellë benefite në momentin që janë marrë dhe sot asnjë shqiptar nuk i intereson nëse…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një njërin prej pikave të rrjetit të supermarketeve “Big Market”. Burime bëjnë me dije se një punonjëse 36 vjeçe është aksidentuar brenda ambienteve të supermarketit ku edhe ka humbur jetën. Gruaja ka rënë nga lartësia teksa po punonte në ambientet e “Big Market-it” duke pësuar vdekjen e menjëhershme. Pas aksidentit, kolegët e saj e kanë marrë gruan për ta dërguar me makinat e tyre tek spitali Amerikan 3. Pas pranimit të urgjencës, dhe kryerjes së kontrolleve mjekësorë, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte humbur jetën më herët duke mos mundur të bënin për shpëtimin…

Read More