Author: tirana

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamëz. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit, Qereke. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deri më tani raportohet për një viktimë.

Read More

Një grua në SHBA që nuk i ka prerë thonjtë prej 28 vitesh duke arritur një prej gjatësive më të mëdha në botë, ka vendosur se është koha të arkëtojë për “arritjen” e saj duke i nxjerrë në ankand. Dhe kjo për një çmim jo të vogël! Yani Williams, nga Houston, Texas, ka rritur “thundrat” e saj në gjatësinë 96 cm secili dhe tashmë shpreson t’i shesë ato për rreth 40 000 dollarë në Facebook. Ajo ka vendosur të ndahet prej tyre pasi nuk po e lënë më të bëjë punët e përditshme. Gjyshja 54-vjeçare thotë se mezi arrin të…

Read More

Një variant i koronavirusit shumë i ngjashëm me variantin anglez ka qarkulluar në Itali që nga gushti. Lajmin e ka konfirmuar Arnaldo Caruso, president i Shoqatës Italiane të Virologjisë, sipas të cilit ky variant është zbuluar në Breshia dhe i paraprin variantit që u shfaq në fund të shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë. Sipas virologut Caruso, varianti i identifikuar ka disa pika mutacioni në proteinën Spike, në atë që virusi përdor për të sulmuar receptorin e pranishëm në qelizat e trupit tonë. Ashtu si ai anglez, edhe varianti italian ka një mutacion në…

Read More

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për debatin për kufirin detar me Greqinë përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan: “Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri. Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës. Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme. Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk…

Read More

Në studion e “PërPuthen, ajo tha se nuk i kishte pëlqyer kur kishte parë të birin “me këmbë përpjetë”. “Te mullari nuk më pëlqeu. U ngrit me këmbë përpjetë, i ra Melisës sipër, thash qyqa or bir ça bën”, tha ajo, ndërsa konkurrentët nuk i mbajtën të qeshurat. Zonja Flutura tha dhe se nga vajzat Melisa është ajo që i pëlqen më shumë.

Read More

Nga Adriatik Doçi Gjashtëdhjetë figura të përjashtuara dhe të mënjanuara, katër parti të reja, gjashtë disfata zgjedhore, dorëzim i pushtetit vendor dhe kthim në parti jo parlamentare. Ky është bilanci 7-vjeçar 2013-2020 i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët po shkojnë drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare, pa reflektuar për sagën e mëkateve gjatë pushtetit 2005-2013. Mes grupit të të përjashtuarave me dorën e Bashës dhe miratimin e Berishës, katër ish-eksponentë demokratë do të luftojnë përballë PD-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në krye të katër partive. Ata janë Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim…

Read More

Kjo puntatë e “PërPuthen” do të jetë ndryshe nga çdo puntatë që kemi parë deri më tani. Në studio do të jenë prindërit e konkurrentëve që do të kometojnë takimet dhe veprimet e fëmijëve të tyre. E para në studio ishte e ëma e Mevlanit, zonja Flutura, ndërsa pasi ajo u ul para konkurrentëve, Melisa habiti me ‘kërkesën’. “Meqë jam pretendente për nuse, ta takoj pak”, tha ajo, veprim që shkaktoi jo pak të qeshura në studio. Ajo tha se është Melisa është ajo që i duket se i përshtatet më shumë djalit të saj, duke treguar kështu edhe vajzën…

Read More

Artan Shkreli emërohet drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë. Ai e merr këtë post, pasi ish-kreu i këtij Instituti, Agron Hysenlliu, ndërroi jetë nga Covid më 15 nëntor. Në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku. Agron Hysenlliu ishte shtruar prej rreth 10 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku humbi jetën nga komplikacionet e virusit. Arkitekti Shkreli ka mbajtur disa poste në qeveri gjatë viteve, kur në 2003-shin ka qenë këshilltar për Urbanistiken dhe Trashëgiminë pranë kryeministrit Fatos Nano, ndërsa në 2013-n u bë këshilltari për territorin pranë kryeministrit Edi Rama. Ai…

Read More

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin ‘Top Talk’ se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje pagash. Denaj ka thënë se vitin e ardhshëm rritje page do të kenë mjekët, infermierët dhe laborantët. Sipas Denajt kjo do të mundësohet edhe me alokuimin më të madh të mbështetjes financiare për Shëndetësisë. ‘Bilanci nuk ka përfunduar ende. 4 akte normative kemi pasur këtë vit. Në nuk vijmë vetëm nga goditja e pandemisë, por patëm edhe tërmetin dhe fatura financiare ka qenë akoma më e madhe. Në fillim të vitit patëm një shumë të konsideruar të alokimeve.…

Read More

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë sepandemia e COVID-19 nuk do të jetë e fundit që do të kalojmë. Teksa ka mbajtur një fjalim virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, ai ka thënë ndër të tjera se pasojat që ka lënë pandemia shkojnë përtej sëmundjes. “Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys. Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë. Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit” tha kreu i OBSH-së. Ndër të tjera, nisur nga…

Read More

The New York Times Provat e reja të botuara nga The New York Times dhe ProPublica konfirmojnë edhe një herë se Pekini ka fshehur të vërtetën rreth COVID-19 nga pjesa tjetër e botës që nga fillimi i pandemisë. Më 7 shkurt, Li Wenliang, mjeku që paralajmëroi për rrezikun e COVID-19, vdiq nga sëmundja për të cilën ai kishte paralajmëruar botën. Ndërsa punonte në Spitalin qendror të Wuhan në provincën Hubei të Kinës, ai vuri re një version të ri të sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute të njohur si SARS, i cili gjithashtu filloi në Kinë në 2002. Ndërsa lajmet për…

Read More

Reperi i njohur, Getoar Selimi është nduke shijuar suksesin e bashkëpunimit me reperin Majk, “Hajde te baba”. Nga ana tjetër, Getoari vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat shumë momente nga jeta e tij. Së fundmi, ai befasoi ndjekësit teksa publikoi një fotografi duke bërë një punë jo të zakonshme për të. Ai ka pozuar në një studio argjileje, duke provuar të të krijojë vazo nga materiali i argjilës. Nuk dihet nëse kjo fotografi është shkëputur nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor apo ka qenë thjesht inspirim i…

Read More