Author: tirana

Shefja e survejancës dhe shërbimit të inteligjencës epidemike në ISHP, Eugena Tomini ka deklaruar se përmes mostrave të analizuara nuk ka pasur asnjë variant të ri të koronavirusit.Kujtojmë se mutacioni i Covid-19 është përhapur me shpejtësi në disa vende të botës. Tomini ka thënë se nuk ka patur asnjë rast të dyshimtë që t’i drejtohen laboratorëve të referencës për të verifikuar nëse bëhet fjalë për variantin e ri apo jo. “Diagnoza laboratorike kryhet në ISHP, dhe është një diagnozë molekulare, pcr që jemi mësuar tashmë dhe nëse përcaktohet një genome ndryshe nga genoma përcaktuese nëpërmjet testit të PCR për Covid-19…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaron se në 24 orët e fundit janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast…

Read More

Amerika ka kaluar nga të pasurit tregun më të fortë të punës në dekada në krejt të kundërtën gjatë pandemisë. Për punëtorët e moshuar që kanë humbur vendet e tyre të punës këtë vit, gjendja e tregut të punës e bën më të vështirë marrjen në punë pasi ekonomia të rimëkëmbet, duke detyruar shumë amerikanë të dalin në pension më herët. Ekonomia amerikane eliminoi më shumë se 22 milion vende pune në pranverë, por rimëkëmbi më shumë se gjysmën e tyre në muajt në vijim. Por ashtu si rimëkëmbja ekonomike, kthimi në treg i punës ka qenë i pabarabartë. “Pjesëmarrja…

Read More

Për shumë prej nesh, një gotë verë është një mënyrë e vogël për t’u qetësuar pas stresit të ditës, por ky shpërblim i thjeshtë pas darkës ndihet si një kënaqësi edhe më e mirë kur kuptoni të gjitha efektet e mrekullueshme që mund të ketë kjo. Përfitimet shëndetësore të verës pas darkës janë të shumta. Ne po ju sjellim tre më kryesoret: 1- Vera e kuqe mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak Për njerëzit me diabet të tipit 2, sekreti për uljen e sheqerit në gjak mund të qëndrojë në një gotë verë të kuqe – ose të…

Read More

Kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë qenë në Kavajë ku kanë inspektuar punimet për rindërtimin e godinave të banimit me 135 apartamente parkime nëntokësore e njësi shërbimi. “Kavajë, në një nga kantierët e Rindërtimit, ku pasi është ndërtuar infrastruktura, ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri të godinave të banimit me 135 apartamente, parkime nëntokësore e njësi shërbimi ***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, është shprehur Rama. Ministri Ahmetaj sqaroi se në këtë zonë do të ketë 4 pallate dhe 125 apartamente.

Read More

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar presidentit Ilir Meta emrin e Sonila Bejtes. “KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve bëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe…

Read More

Në muajin tetor Arbana osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Vogëlushi ka ndryshuar krejtësisht jetët e tyre dhe Arbana nuk lë moment pa e treguar këtë gjë. Ndërkohë Eduartit nuk i ka rastisur të flasë shpesh publikisht pas lindjes së Diellit dhe sot i ftuar në “Ëake Up” ai ka treguar se çfarë kënaqësie është të jesh prind i një fëmije. “Që kur shkon në shtëpi ke një kënaqësi shumë të madhe kur shikon atë, sepse që i vogël ka filluar të njohë, janë këto reagimet e para”, u shpreh…

Read More

Rusia është e gatshme që të sjellë në Shqipëri vaksinën e saj. Pas shkrimit të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili shprehej se Balkani Perëndimor u la sërish vetëm nga BE për vaksinimin, Ambasada Ruse i është drejtuar atij me një ofertë publike duke shprehur gatishmërinë për të sjellë vaksinën “Sputnik-V”. “I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autoruzuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e…

Read More

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali është “veterania” më e re e Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it. Ajo ka marrë stafetën nga paraardhësi i saj luftëtar. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar mirënjohjen për kryetarin Rustem Peçi dhe komunitetin drejtues. “Kënaqësi ta pish kafen e mëngjesit me Komitetin e Veteranëve të LANÇ. Mirënjohje për kryetarin, Rustem Peçi, dhe Komitetin drejtues që më ftuan dhe më mirëpritën me një ngrohtësi të jashtëzakonshme.Si pasardhëse luftëtari, stafetën e pranova me kënaqësi”,- shkruan Spiropali.

Read More

Nga Edmond Panariti Autoritetet shëndetsore kanë kuptuar se kur je në luftë, nuk ke kohë që të kolaudosh armën por duhet qëlluar para se të qëllohesh! Shpresa e madhe, për kontrollin e përhapjes së virusit Covid – 19, është padyshim vaksina.E cila konsiderohet dhe shpresohet të jetë niveli më i lartë i parandalimit të përhapjes së infeksionit.Dhe që besohet se do të shënojë edhe fillimin e fundit të pandemisë!Prandaj data 27 e këtij muaji, kur filloi edhe vaksinimi ne BE, u quajt dita e fitores (V – day). Mbetemi me shpresë dhe besim se ashtu do të ndodhë.Por si do…

Read More

Pas lajmeve në mediat maqedonase se këngëtari Shpat Kasapi është kapur me kokainë, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka shkarkuar nga detyra si këshilltar të tij, këngëtarin e njohur. Grubi konfirmoi lajmin e shkarkimit të Shpat Kasapit për Klan Kosova. Ndërkohë vetë këngëtari i hodhi poshtë lajmet se është arrestuar dhe kapur me drogë duke i konsideruar shpifje. Ai publikoi pamjet në një lokal në kryeqyetin e Shqipërisë dhe shkroi: “Në Tiranë për qejf, ju më nxorrët në burg”, duke shoqëruar postimin me emoji duke qeshur me lot. Më pas shtoi: “Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.” Mediat…

Read More

Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt. Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që duhet të shmangni kur jeni sëmurë. Anashkaloni pushimin Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për tu ndier më mirë. Injoroni simptomat Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes.…

Read More