Apple ka mbyllur përkohësisht të 53 dyqanet e saj në shtetin amerikan të Kalifornisë për shkak të coronavirusit, njoftoi Reuters të dielën në mbrëmje. Në Britaninë e Madhe, sipas një zëdhënësi, 16 dyqane u mbyllën pas masave të njoftuara nga qeveria britanike. Kur Apple pret që rihapja e dyqaneve të ndodhë mbetet e paqartë për momentin, transmeton Telegrafi. “Për shkak të situatës aktuale COVID-19 në disa nga vendet që ne furnizojmë, ne jemi duke mbyllur përkohësisht dyqanet në këto zona. Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe presim që ekipet dhe klientët tanë të kthehen sa më shpejt të jetë…
Author: tirana
Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Shpat Kasapi është kapur nga policia me drogë të llojit kokainë. Kasapi kishte me vete 2 paketa të vogla kokainë. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET, shkruajnë mediat maqedonase. Ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi adekuate. Kasapi është liruar, por ndaj tij do të filloj gjykimi së shpejti.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur grumbullimin e informatave rreth hyrjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19 në komunat veriore të Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë prokurori kryesor në Mitrovicë, Shyqri Syla. Ai ka thënë se, fillimisht, janë duke u zhvilluar hetimet dhe mbledhja e informacioneve, për të konstatuar nëse produktet farmaceutike kanë hyrë nga Serbia në Kosovë, përmes rrugëve joligjore ose jo. “Po hetohet fillimisht hyrja e tyre, sepse nuk mund të themi asgjë pa e ditur se si kanë hyrë, si dhe kush janë personat që i kanë sjellë ato”, ka thënë Syla. Ai ka shtuar…
Man.City dhe PSG janë dy klube që ndjekin prej kohësh Leo Messin, në skadencë të kontratës me Barcelonën në fund të sezonit, por ylli argjentinas merr më shumë kohë: “Do të pres fundin e sezonit, për momentin gjëja më e rëndësishme është skuadra, nuk duhet të shpërqendrohet nga këto gjëra. Di që shumë persona tek Barcelona dëshirojnë që të qëndrojë, disa të tjerë që dëshirojnë të largohem, kjo është e vërteta, por do të bëjë atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime, në fund do të bëj atë që më thotë zemra dhe…
Dy vite më parë, në 28 dhjetor 2018 Erion Braçe u emërua nga kryeministri Rama në postin e zv.kryeministrit. Pikërisht këtë ditë të veçantë për karrierën e tij politike, zv.kryeministri Erion Braçe e ka kujtuar vet përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa shkruan se këtë punë e bën me zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige, Braçe shprehet se shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur. “28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua…
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, shkruan në një postim në “Facebook” se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, sipas të cilave ekonomia shqiptare ka një rënie prej 130 milionë eurosh në 3-mujorin e tretë të vitit. Për ish-deputeten Tabaku “buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre”. Mesazhi i Tabakut: Rama mendon për oligarkët edhe kur ekonomia shqiptare humbet…
Aktore e teatrit, kinemasë dhe show-t, Marjana Kondi është gjithmonë në karakterin e duhur për të rrëmbyer vëmendjen, zemrat apo të qeshurat e publikut. Në këtë intervistë për Panorama Plus, Marjana pasi ka mposhtur Covid-19 rrëfen eksperiencën në të njëjtin sheshxhirim me Kryeministrin, Edi Rama, në filmin “I love Tropoja”, ç’i tha bashkëshorti pasi e përmendi në Stand up comedy-në e saj, dhe rikthimin në ekran, si pjesë e show-t “Binjakët” me Romeo e Donald Veshajn. E nisim këtë intervistë me një pyetje si për jetën meqenëse hyn te personat që e mposhtën Covid19. E ke kuptuar tashmë se çfarë…
Një gazetare kineze e cila raportoi nga Wuhani në kulmin e shpërthimit të koronavirusit është dënuar nga Gjykata e Shangait me 4 vite burg. Këtë e bëri të ditur avokati i saj për CNN. Sipas mediave të huaja, gazetarja Zhang Zhang udhëtoi në qytetin qendror kinez në muajin shkurt për të raportuar mbi pandeminë dhe përpjekjet pasuese për ta menaxhuar atë, ashtu siç autoritetet filluan t’i frenojnë mediet shtetërore dhe ato private në vend. Për më shumë se tre muaj, gazetarja raportoi në qytetin e Ëuhan gjatë periudhës së karantinës totale dhe realitetin e ashpër me të cilin u përballën…
Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një familje shqiptare në Kroaci, ku kanë mbetur të bllokuar të pesë anëtarët dhe është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga ekipet e emergjencës në Kroaci, pasi u bllokuan nga dëbora në Veleb. Të mbetur në rrugë dhe të frikësuar, mediat kroate shkruajnë se familja shqiptare telefonoi 112 duke kërkuar ndihmë. “Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të bllokuar nga dëbora në rrugë. Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar” thuhet në shkrim. Autoritetet…
Erëra me shpejtësi mbi 170 km/h janë përplasur mbi Mbretërinë e Bashkuar teksa stuhia Bella solli rrebeshe shiu e rrezik përmbytjesh . Dy paralajmërime për vërshime të befta uji janë dhënë për rajonin e Northamptonshire. Autoritetet lokale flasin për ngrica e përmbytje potencialisht vdekjeprurëse në këtë zonë. Në total, janë lëshuar 204 paralajmërime përmbytjesh janë dhënë në mbarë vendin, e problemet kanë nisur tashmë me të gjithë trenat e bllokuar ndërmjet Bournemouth dhe Southampton Central për shkak të vërshimit të ujërave dhe rrëzimit të disa pemëve mbi shina. Alarm I nivelit portokalli është në fuqi për rrezikun e borës dhe…
Një aksident është shënuar para pak minutash në rrugën e lumit të Vlorës. Raportohet për 3 persona të lënduar. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë. Të gjithë janë dërguar në spitalin e Vlorës por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet që në vazhdim të zbardhen rrethanat dhe më shumë detaje mbi ngjarjen.
Erjon Braçe ka bërë tifo për golin e 5-të të Partizanit, në ndeshjen që “demat e kuq” fituan 4-1 kundër Kukësit. Zv.kryeministri, një tifoz i thekur i kryeqytetasve ka postuar një foto ku është së bashku me kryeministrin Rama dhe Safet Gjicin, duke e shoqëruar me një koment lakonik: “I pesti”. Ndër ata që kanë komentuar postimin e Braçes, ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili shkruan: “Në fund të kampionatit përsëri Kukësi do të jetë në krye! Edhe pse këtë vit Vllaznia është kalaja e pamposhtur e Rozafës”.