Analisti i njohur Arjan Konomi para shumë viteve e kemi parë si analist edhe në “Big Brother”. I pyetur nëse pëlqen më shumë “Për’Puthen” apo “Big Brother”, Konomi e cilëson këtë të fundit si dashurinë e tij të madhe. Të rinjtë e sotëm i sheh shumë ndryshe nga të rinjtë e “Big Brother”: “Janë më të shkathët, më egoistë, më të papërballueshëm. Ndoshta sepse në “Përputhen” kanë kontakt me jashtë dhe bëjnë si diva ekrani ndërsa në “Big Brother” nuk e dinin çfarë bëhej jashtë dhe çfarë mendonin për ta”. ‘Për’Puthen është akoma në proces, jam duke e përjetuar, nuk…
Author: tirana
Sipas informacioneve për mediat kosovare, e ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infektuar me koronavirus. Hyra Thaçi është shtuar në Klinikën Infektive në QKUK dhe se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Por, kohët e fundit ajo është përkeqësuar, prandaj ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mësohet se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.
Çfarë duhet që disa njerëz të dalin jashtë në natyrë? Studiuesit thonë se për disa banorë të qytetit, u desh pandemia e Covid-19. Një studimi i ri, zbulon se 26 për qind e njerëzve që vizituan parqet gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid-19, kishin dalë rrallë ose asnjëherë shëtitje në natyrë vitin e kaluar. Studimi, nga studiuesit në Universitetin e Vermontit në SHBA, është një nga të parët që eksploroi mënyrën sesi Covid-19, e ka ndryshuar marrëdhëniet e amerikanëve me natyrën. “Si shumë njerëz, ne vumë re një rritje të madhe të numrit të vizitorëve në pyjet urbane…
Araceli, një grua 96-vjeçare, qeshi pasi mori vaksinën e parë në Spanjë kundër COVID-19 në një shtëpi pleqsh në Guadalajara sot në mëngjes. Ajo tha se thuajse nuk e ndjeu fare gjilpërën. “Le të shohim nëse të gjithë sillen mirë dhe ne mund ta bëjmë këtë virus të zhduket”, tha Araceli. Ajo është banorja më e vjetër e shtëpisë së pleqve në Los Olmos. Disa minuta më vonë, Monica, një ndihmësinfermiere në qendër, mori të njëjtën vaksinë të Pfizer/BioNTech. Ajo tha se ishte e emocionuar, por tensioni i saj duket se ishte më shumë për shkak të dërgimit të një…
Dashi Kjo e hënë do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten. Demi Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura. Binjakët Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por…
Ina ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për kushërirën e saj Xhenin 28-vjeç e cila është me sindromën Down. Ina ka rrëfyer se Xhenit i pëlqen shumë kënga dhe Aurela Gaçen e ka idhull dhe di këngët e saj të gjitha përmendësh. Xheni gjithashtu ëndërron dhe dëshiron që të vishte me fustan nusërie dhe të martohet një ditë. Ina i kishte premtuar asaj që kur të martohej gjatë verës do e vishte dhe atë me fustan nusërie dhe do qëndronte pranë saj gjatë gjithë mbrëmjes së dasmës. Ardit Gjebrea: Me çfarë merret sot…
Vendet e Bashkimit Europian kanë filluar masivisht me vaksinimet të dielën, disa ditë pasi Komisioni Evropian e miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech. Për të shënuar fillimin e vaksinimit në Francë dhe Europë, presidenti francez, Emmanuel Macron, u kërkoi francezeve të besojnë në shkencë duke rënë dakord ta marrin vaksinën. Sipas The Guardian, një në tre njerëz në Francë mendon se vaksinat në përgjithësi janë të pasigurta, bazuar në hulumtimin e Wellcome Trust. Le t’i besojmë studiuesve dhe mjekëve tanë. Motivi dhe shkenca duhet të na drejtojnë neve, u shpreh Macron në Twitter. Tashmë disa vende të BE-së kanë njoftuar se i…
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është treguar shumë aktive në rrjete sociale edhe pasi u bë nënë për herë të dytë. Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Arbana ka treguar se do ta shikojmë së shpejti në ekran. Ajo është e ftuar në spektaklin e humorit, “Portokalli” në natën e ndërrimit të viteve. Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet pranë aktorit Gaz Paja. “Shihemi në 31 dhjetor në Portokalli”, ka shkruar Arbana krahas fotos.
OSHEE ka dhënë informacion zyrtar mbi defektet që kanë ndodhur orët e fundit prej motit të keq me erë, shi apo borë në të gjithë Shqipërinë, Sipas OSHEE, bazuar në informacionin e mëngjesit deri në 15:00 kryesisht defektet janë në veri të vendit, por më të prekurat janë Kukësi e Vlora. Defektet janë të tipit këputje kabllosh, përcjellësash apo izolatorësh. NJOFTIMI NGA OSHEE Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e motit të keq me reshje shiu e dëbore në vendin tonë gjatë ditës së sotme. OSSH ka…
“Mua Babagjyshi ma solli dhuratën para kohe”, shkruante modelja super seksi krah fotove të publikuara në Instagram. “Prive” raporton se Arjoni dhe Serena prej dy javësh kanë nisur një lidhje dashurie, janë të pandashëm 24 orë dhe madje po jetojnë bashkë.
Ndërron jetë në moshën 24 vjeçare rekordmeni shqiptar i notit, Klavio Meça. Ai shihej si e ardhmja e këtij sporti në vendin tonë. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak. Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë. “Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe… Kujtojmë që…
Një rritje të lehtë të shifrave të COVID-19 ka shënuar këtë të dielë të fundit të 2020 Shqipëria. 10 pacientë, mes tyre dhe mjeku Sali Bico nuk e fituan dot betejën me COVID-19. Po ashtu 499 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, me në krye Tiranën 180, ndjekur nga Durrësi 36 dhe Fieri 29. Nga ana tjetër 384 qytetarë arritën të fitojnë betejën me COVID-19 në po kaq orë, teksa MSH informon se situata në 4 spitalet COVID paraqitet e qëndrueshme me 316 qytetarë që po trajtohen, 23 në terapi intensive dhe 7 të intubuar. NJOFTIMI…