Author: tirana

Alesia Bami ishte këtë të dielë në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, së bashku me Nevina Shtyllën. Gjatë një bisede me moderatoren, Alesia rrëfeu vështirësitë e famës. Ajo tha se në fillimet e saj e kishte shumë të vështirë ta menaxhonte të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Alesia rrëfeu se i ati e kishte ndihmuar shumë përgjatë kësaj periudhe. “Kur kam qenë 14-vjeç, kur ishte boom-i i parë, ishte shumë e vështirë ta menaxhoja të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Unë e përjetova keq. Isha mbyllur në shtëpi, nuk dilja për një javë të tërë dhe rrija e…

Read More

Kosova ka vijuar të shënojë rënie të shifrave ndaj COVID-19 edhe këtë të dielë. Vetëm 4 pacientë humbën jetën kurse 215 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit nga COVID-19. Duhet theksuar se po në këto 24 orë janë kryer pak më shumë se 1 mijë teste, ndërkohë thuajse 10% të rasteve të reja i ka vetëm Prsihtina, kurse pas saj vjen Ferizaj me vetëm 13. Kohët e fundit Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme të shifrave nga COVID-19 dhe problematike situata duket vetëm në Prishtinë NJOFTIMI NGA IKSHPK 428 TË SHËRUAR DHE 215 RASTE ME…

Read More

Vaksina e AstraZeneca-s dhe e Universitetit të Oksfordit premton të jetë një formulë fituese kundër Covid-19 dhe gjithashtu pritet të jetë 100% efektive kundër të ashtuquajturit varianti britanik i virusit, deklaroi sot shefi i kompanisë mjekësore, Pascal Soriot për ”Sunday Times”. Për Soriot, vaksina, që sipas shtypit duhet të miratohet nga autoritetet britanike pas pak ditësh, do të shpërndahet duke filluar nga 4 janari. Forca e saj është në dozën e dyfishtë, çka përforcon efektivitetin. “Deri më tani ne besojmë se vaksina është gjithashtu efektive kundër variantit të virusit, por nuk mund të jemi të sigurt, kështu që ne do…

Read More

Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu. Menjëherë pas lindjes së vajzës, Ledri publikoi dhe një këngë të re, të titulluar “Sot sot sot”. “Kur jam çu n’mëngjes jom kon vet en shtrat”, është një pjesë e tekstit të reperit. Bazuar në këtë pjesë, Sara ka publikuar një foto epike në Instastory. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të reperit duke fjetur gjumë, pranë vogëlushes Poem Blu. “Dje kur jam çu n’mëngjes, jam kon…

Read More

Pandemia globale mesa duket nuk është një arsye për të penguar organizminin e festave nga personalitetet apo futbollistë të njohur. Diçka të ngjashme ka bërë dhe sulmuesi i PSG-së, Neymar. Me rastin e Krishtlindjeve dhe pauzën e kampionatit në Francë, ai ka vendosur të organizojë një festë në shtëpinë e tij. Sipas raportimit të “O’Globo”, festa e organizuar nga ai ka zemëruar Brazilin. Sulmuesi, përveç aftësive të tij me topin, njihet dhe për festat e tij të shthurura, që shpesh herë kthehen dhe në skandale. Këtë vit ai ka vendosur të ftojë plot 500 miq në harkun e pesë ditëve…

Read More

Rreth 50 mijë biznese të vogla në të gjithë vendin nuk do të paguajnë më Tatim mbi Vlerën e Shtuar duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kohë kur merr fuqi vendimi i qeverisë për të përjashtuar nga kjo taksë këto subjekte. Me rritjen e pragut, kjo taksë do të paguhet nga të gjitha bizneset që kanë një qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë, nga 2 milionë që ishte aktualisht. Sipas Tatimeve, deklarimi dhe pagesa për TVSH do të kryhet brenda datës 14 të çdo muaji, teksa me bazë mujore do të bëhet edhe deklarimi i librave…

Read More

Ngjarje makabre ishte ajo që i ndodhi çiftit Pasho. Trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos, u gjetën 5 vite pas zhdukjes në katër valixhe në një rrugë të Italisë. E dyshuara kryesore për vrasjen e tyre është Elona Kalesha ish-e dashura e djalit të tyre Taulantit, i cili ndodhet në një burg të Zvicrës duke shlyer dënimin me heqje lirie. Kalesha është lënë në burg pasi Gjykata mendon se përbën rrezik dhe mund të kryejë sërish krim. Mësohet se 36-vjeçarja ka gënjyer të bijën e çiftit, Vitoren se do u rrëfente prindërve të saj lidhjen me një burrë të martuar…

Read More

5 shtator 2001, Anglia plot yje zbriste në fushën e blertë të stadiumit “St James Park” të Newcastle dhe në fund dilte me pikët e plota me rezultatin e pastër 2-0. Kuqezinjtë pas 20 vitesh do të përballen sërish me kombëtaren e “Tre Luanëve”. Goglat na e rezervuan Anglinë si kundërshtar në kualifikueset e Botërorit 2022 dhe normalisht ata mbeten favoritët. Kombëtarja angleze ka kthyer vitet pas, kur për herë të fundit na mposhte në shtëpinë e “Qymyrxhinjve”. Në faqen zyrtare në “Facebook” kanë postuar edhe videon me rastet dhe golat e ndeshjes. Theksi vihet te Michael Oëen, i cili…

Read More

Janë zgjedhur për të shqyrtuar dhe miratuar ligje, por e kanë harruar Kuvendin. Gjatë muajit nëntor 2020, 9 deputetë nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, aty ku shqyrtohen, ndryshohen dhe kalojnë projektligjet, për t’u miratuar më pas në seancë plenare. Ata janë Lefter Koka, Dritan Bici, Besnik Troplini, Elda Hotim, Damian Gjiknuri, Rrahman Rraja, Gjetan Gjetani, Tom Doshi dhe Sadri Abazi. Mungesa e prezencës së këtyre deputetëve në mbledhjet e komisioneve përmes platformës online “Cisco Webex”, reflektohet nga dokumentet e administratës për përfitimet mujore financiare të ligjvënësve. Ndërkaq, deputetët Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Lefter…

Read More

Maryam al-Balushi jeton me 480 mace e 12 qen në shtëpinë e saj në kryeqyetin e Omanit, Muskat. Shumë prej tyre janë kafshë të shpëtuara nga rruga që Maryam i ka gjetur gjatë dekadës së fundit. Gjithçka nisi në 2008, kur 51 vjeçarja u shpreh vullnetare për t’u kujdesur për një mace persiane të sjellë në shtëpi nga djali i saj. Dy vjet më vonë ajo gjeti një mace tjetër, dhe kësaj here ishte krejt ndryshe. “E gjeta veten totalisht të përfshirë. Kujdesesha totalisht për të, e laja, e ushqeja dhe rrija me të”, thotë Balushi. Por shpejt fjala u…

Read More

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19, si pjesë e një plani kombëtar të vaksinimit COVID-19 që po zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë, Saudite. Arabia Saudite, e cila mori dërgesat e vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pzifer dhe BioNTech, filloi fushatën e vaksinimit më 17 Dhjetor. Sipas mediave të huaja,i pari që ka marrë vaksinën kundër Covid -19 ka qenë Mnistri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah. Al-Rabiah falënderoi princin e kurorës të Premten “për përpjekjet që ka bërë për të siguruar vaksina për qytetarët dhe banorët”. Arabia Saudite, që prej fillimit…

Read More