Author: tirana

Një avion boeing 737 max i Air Canada është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi pati probleme në motor. Avioni ishte nisur nga shteti amerikan i Arizonës drejt Montrealit në Kanada, kur devijoi nga trajektorja pak pas nisjes. Avionët 737 max u mbajtën të ndalur në tokë në 2019 pas dy aksidenteve fatale por rifilluan fluturimet këtë muaj pas një rishikimi total. Aksidentet në Indonezi dhe Etiopi, ndodhën në një distancë kohore prej pesë muajsh nga njëri tjetri dhe i morën jetën 346 personave në total. Aksidentet iu atribuan defekteve në softueret e automatizuara të fluturimit. Ky incident më…

Read More

Këtë javë planeti Venus në shenjën e Shigjetarit është gati të japë një Vit të Ri me të vërtetë të nxehtë për të gjitha shenjat e zjarrit. Dashi: Viti i Ri nervoz … I dashur Dash, Vit i Ri për ju do të jetë paksa nervoz , me një Hënë në një pozicion të pafavorshëm. Sidoqoftë, në datën 1 janar 2021, do të jeni në gjendje të rikuperoni disponimin tuaj të mirë! Venusi në krahun tuaj ju premton ditë me fat nga pikëpamja sentimentale. Nëse jeni beqar, së shpejti mund të keni takime të reja që janë të destinuara të…

Read More

Mjeku kardiolog që ishte pjesë e ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ahmet Kamberi në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës në ‘Neës24’ ka treguar për herë të parë një episod të asaj se çfarë kishte ndodhur në një takim që kishte pasur me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu. Mjeku Kamberi pohoi se gjatë një takimi, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Diçishti, kishin shkuar për të takuar Shehun, për t’i komunikuar problemet shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha, pasi kishte probleme me zemrën. Ai theksoi se pasi i kishin komunikuar se gjendja e…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përmes së cilës i kërkon një numër të saktë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tonë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të projektit për mundësinë e votimit nga jashtë vendit për zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Në këtë letër zyrtare, që është e datës 23 dhjetor dhe është firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky institucion kërkon numrin e saktë të emigrantëve shqiptarë, të ndarë sipas qarqeve, që kanë kërkohet që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i regjistruar adresën…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për shitjen e detit te shteti grek, ku me një postim në rrjetet sociale i është kundërpërgjigjur opozitës. Ai i quan llum nacional-folklorik, duke shtuar se kjo është një marrëzi për përfitime politike, ndërsa shprehet se se e drejta e 12 miljeve ushtrohet vetëm aty ku është e mundur. “Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që…

Read More

Vaksinimi i popullsisë në Greqi do të nis nesër në orët e para të mesditës. Mediat greke kanë bërë me dije se cilët janë personat e parë që do të marrin vaksinën anti-Covid të parët. Në orën 13:00 do të vaksinohet infermierja Efstathia Kampisiouli, në orën 13:30 do të vaksinohet kreu i azilit në Evangelismos Michalis Giovanidis. Në orën 14:00 do të vaksinohet Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou, në orën 14:30 do të vaksinohet Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Në orën 14:45 do të vaksinohet mjeku, Sotiris Tsiodras, në orën 15:00 do të vaksinohet Kryetari i Parlamantit, Konstantinos Tasouglos, në orën 15:30…

Read More

Finlanda ka marrë më shumë se 5300 aplikime në një muaj për një skemë inovatore që i ofron punonjësve të huaj të teknologjisë dhe familjeve të tyre, shansin që të qëndrojnë në vendin nordik për 90 ditë për të parë nëse duan apo jo ta bëjnë zhvendosjen atje të përhershme. Ne nuk jemi në krye të listave por e dimë se pasi njerëzit vijnë, synojnë të qëndrojnë”, thonë zyrtarët që menaxhojnë fushatën. Ka një konkurencë të madhe globale për talentin ndaj ne duhet të gjenim një zgjidhje kreative”, shtojnë ata. Skema finlandeze 90 ditore ka ndezur interes në SHBA dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në twitter pasi Greqia miratoi zgjerimin me 12 milje në det, duke sqaruar se kjo nuk ka asnjë lidhje me zonën joniane mes nesh. Rama thekson se nuk është shitur det te Greqia, por vendi fqinj ka shfrytëzuar mundësinë që të ushtrojë të drejtën që i njihet. Rama shkruan se: Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të “shitjes së detit” Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s’duan të dëgjojnë e as…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 9 persona që nuk mundën të fitojnë luftën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më i riu prej tyre ishte një 38 vjeçar, i cili nuk mund të dalë i gjallë prej spitalit për shkak të komplikacioneve që shkaktoi virusi. Abcneës.al mëson se i riu është nga Tirana dhe ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në spitalin Covid 1, tek Infektivi, i cili pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur t’ia dalë. Ndërkohë, të tjerët që humbën jetën janë edhe 4 qytetarë të tjerë nga Tirana, 1 nga Lezha, 1 nga Përmeti,…

Read More

Përkundër pengesave për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli evropian ka vazhduar rrjedhën e tij dhe nuk ka munguar as shkëlqimi i disa prej futbollistëve që tashmë kanë lënë gjurmë në këtë sport. Por, cila është renditja e futbollistëve më të mirë nga 1 deri në 10 për vitin 2020? 241 gjyqtarë nga 71 vende të ndryshme me 9,640 vota totale midis lojtarëve e ish-lojtarëve si Fabregas ose Zanetti, ish trajnerë dhe gazetarë, kanë votuar për të zgjedhur Top-100 futbollistët më të mirë, përcjell KosovaPress. Çdo anëtar jurie krijoi listën prej 40 të parëve nga një listë prej mbi treqind lojtarësh…

Read More

Nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku parashikon rritje ta rasteve të reja me koronavirus në muajin janar. Ai është shprehur se qytetarët duhet të sensibilizohen që të mos ketë grumbullime për festat e fundvitit, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit. Shpresojmë shumë që festat e fundvitit të mos ndryshojnë shumë parashikimet e bëra. Presim një lloj rritje të lehtë, ndoshta në fillim të Janarit, por nuk presim një boom rastesh. Padiskutim që ne bëjmë gjithë sensibilizim për mosgrumbullime, mosfestime, por që realiteti shpeshherë tregon ndryshe”, tha Ulqinaku. Për sa i përket variantit të ri të koronavirusit, mjeku u shpreh…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër,…

Read More